Sport

​Zyrtare, jep dorëheqje trajneri i kombëtares së madhe evropiane

Published

on

Holanda ka konfirmuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Frank De Boer pas një takimi të përbashkët të drejtuesve te federatës dhe vet trajnerit.

“Pas konsultave në Zeist midis Nico-Jan Hoogma, Eric Gudde, Frank de Boer dhe agjentit të tij Guido Albers këtë pasdite, është vendosur që të dy palët të ndahen me efekt të menjëhershëm. Frank de Boer ka njoftuar se nuk dëshiron të vazhdojë, gjë që është gjithashtu në përputhje me kontratën midis të dy palëve, e cila kërkonte një vend në çerekfinale të Euro 2020. Kjo kontratë nuk do të rinovohet”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga federata e Holandës.

Ndërkohë trajneri De Boer tha me këtë rast se e ka marrë këtë vendim për shkak se nuk e ka arritur objektivin e kërkuar.

“Në pritje të vlerësimit, unë kam vendosur të mos vazhdoj si trajner i kombëtares. Objektivi nuk është arritur, kjo është e qartë. Kur u afrova të bëhesha trajner i kombëtares në vitin 2020, mendova se ishte një nder dhe një sfidë, por unë gjithashtu isha i vetëdijshëm për presionin që do të më vinte që nga momenti kur unë u emërova, ai presion vetëm po rritet tani, dhe kjo nuk është një situatë e shëndetshme për mua”, tha De Boer.

Sport

Doncic vazhdon shkëlqimin, Lakers triumfojnë ndaj Denver Nuggets

Published

on

Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku vëmendja ka qenë në Kaliforni. Los Angeles Lakers ka vazhduar me fitore, teksa ka mposhtur Denver Nuggets me 12 pikë diferencë 120:108.

Luka Doncic luajti ndeshjen e tij të 200-të me 30 ose më shumë pikë në NBA mbrëmë kundër Denverit.

Lakers fituan ndaj Denverit 120:108, ndërsa Doncic e mbylli ndeshjen me 31 pikë, 8 kërcime dhe 7 asistime.

Austin Reaves gjithashtu pati paraqitje shumë të mirë duke e mbyllur ndeshjen me 22 pikë, pesë kërcime e tetë asistime.

Në shtatë sezonet e mëparshme e gjysmë në një fanellë të Dallasit, ai shënoi 30 ose më shumë pikë 192 herë, dhe kjo ishte ndeshja e tij e tetë e tillë nga 16 përpjekjet me një fanellë të Lakers.

 

Continue Reading

Sport

Të gjitha biletat e shitura, përkrahje maksimale për Kosovën sonte në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”. Të gjitha biletat për përballjen mes Kosovës dhe Islandës janë shitur, me “Dardanët” që do të ofrojnë përkrahje maksimale nga tribunat.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 20:45, me Kosovën që kërkon fitore në ndeshjen e parë, duke bërë një hap të madh pastaj para ndeshjes kthyese, e cila zhvillohet të dielën.

Continue Reading

Sport

Dardanët gati për ndeshjen ndaj Islandës

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futboll synon që përmes ndeshjeve të play-off-it të ngrihet në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Për ta arritur këtë objektiv, Dardanët duhet të tregohen më të suksesshëm se Islanda në dy ndeshjet që do të zhvillohen mes tyre brenda tri ditëve.

Dueli i parë zhvillohet sonte në “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:45 dhe para ndeshjes, trajneri Franco Foda në konferencë për media të zhvilluar dje bëri të ditur se mesfushori Valon Berisha dhe mbrojtësi Amir Rrahmani janë ende duke u rikuperuar nga lëndimet, andaj paraqitja e tyre sonte është në dyshim.

Trajneri i dardanëve theksoi se nga lojtarët do të kërkojë që të bëhet presion ndaj Islandës që nga minuta e parë e ndeshjes.

Optimistë për fitore u shpreh edhe sulmuesi anësor, Milot Rashica i cili deklaroi se përkundër se Islanda ka lojtarë kualitativ,.Dardanët duhet tq bëjnë lojën e tyre duke shfrytëzuar në maksimum cilësitë individuale që kanë lojtarët.

Atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” pritet të jetë e zjarrtë pasi janë shitur të gjitha biletat që ishin në dispozicion, pra rreth 13 mijë.

Continue Reading

Sport

FIFA i kthen përgjigje Shqipërisë për kosovarin, Etnik Brruti

Published

on

Shtëpia e futbollit botëror, FIFA i ka dhënë përgjigje Federatës Shqiptare të Futbollit për ish-lojtarin e Kosovës, Etnik Brruti.

FIFA i ka dhënë dritën jeshile FSHF-së për regjistrimin e Brrutit dhe ai mund të aktivizohet qysh në ndeshjet e këtij muaji.

Ai edhe zyrtarisht është pajisur me pasaportë të Shqipërisë dhe do të udhëtojë me “kuqezinjtë” për në Angli.

Etnik Brruti gjatë këtij muaji e kompletoi kalimin nga Kosova U21 te Shqipëria A, me Sylvinhon që e ka ftuar për ndeshjet e marsit, që Shqipëria i luan në kuadër të kuailifikimeve për Kupën e Botës të vitit 2026.

Shqipëria fillimisht luan me Anglinë më 21 mars, derisa më 24 mars pret Andorrën në Tiranë.

Continue Reading

Të kërkuara