Kronikë e zezë

​Zhduket një person në Istog

Rastin në polici e ka lajmëruar një burrë i cili ka thënë se viktima është larguar dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Published

on

Një person është zhdukur në Istog. Rastin në polici e ka lajmëruar një burrë i cili ka thënë se viktima është larguar dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Rasti është inicuar si person i zhdukur.

Istog 13.09.2022-15:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Kronikë e zezë

Policia konfiskon tri armë brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës, arrestohet një person

Published

on

By

Brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka realizuar tri aksione të ndara në rajonin e Prishtinës, të cilat kanë rezultuar me konfiskimin e tri armëve të zjarrit dhe shoqërimin e personave të dyshuar për “Armëmbajtje pa leje”.

Rastet kanë ndodhur në lokacione të ndryshme, ku në dy prej tyre armët u gjetën gjatë kontrolleve në komunikacion, ndërsa rasti i tretë lidhet me përdorimin e armës në një festë.

Në Obiliq gjatë një kontrolli të një veture në lëvizje, policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull, të cilit në brez i është gjetur një pistoletë e tipit cal-9×19 mm me shtatë fishekë. Me vendim të prokurorit, ky person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në Prishtinë njësitet policore kanë ndaluar një tjetër veturë për kontroll rutinë, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gas që përmbante tre fishekë. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në Podujevë Policia ka ndërhyrë pasi është raportuar për të shtëna në një aheng familjar. I dyshuari ka dorëzuar vullnetarisht armën me gas me të cilën kishte shtënë. Edhe pas kontrollit të shtëpisë së tij, nuk u gjetën sende të tjera të dyshimta dhe ai u lirua në procedurë të rregullt.

 

Continue Reading

Lajmet

Kapen të dyshuarit që vodhën cigaret elektronike nga vetura në Vushtrri

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në një vjedhje të rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Vushtrri.

Rasti ishte denoncuar me 22 prill, pasi një qytetar kishte raportuar se persona të panjohur i kishin thyer xhamin e veturës dhe prej andej kishin vjedhur rreth 400 lloje të cigareve elektronike. Pas një pune operative dhe hetimore, njësitet policore kanë arritur t’i identifikojnë dhe t’i prangosin të dyshuarit në Mitrovicën e Jugut.

Gjatë operacionit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një pjesë të cigareve elektronike që ishin raportuar si të vjedhura.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët do të mbrohen në procedurë të rregullt. Ndaj tyre janë iniciuar rastet për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Isniq të Deçanit për armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Policia e Kosovës në Deçan ka arrestuar një burrë, i cili dyshohet se posedonte armëmbajtje pa leje të llojit AK-47 me 60 fishekë dhe një pistoletë me tetë fishekë.

Sipas raportit, armët dhe municioni u gjetën gjatë një kontrolli që u krye në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Isniq të Deçanit.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, brenda një dite janë regjistruar gjashtë raste të dhunës në familje në rajone të ndryshme. Kryeqyteti prin me numrin më të madh të incidenteve, ku u raportuan tri raste të sulmeve, ndërsa situata të ngjashme janë shënuar edhe në Pejë, Gjakovë e Malishevë.

Në Prishtinë, policia ka ndërhyrë në tri incidente të ndara. Në rastin e parë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë, i cili pas intervistimit është liruar që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Ngjashëm ka ndodhur edhe në incidentin e dytë në kryeqytet, ku viktima ka pranuar tretman mjekësor pas dhunës së ushtruar ndaj saj. Ndërkaq, në rastin e tretë, policia ka dërguar në mbajtje një burrë i cili dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht një grua.

Në Pejë, një grua ka kërkuar ndihmën e autoriteteve pas keqtrajtimit psiqik që ka pësuar nga një burrë. Edhe për këtë rast, prokurori ka vendosur që procedurat të vazhdojnë në rrugë të rregullt pas marrjes në pyetje të palëve.

Një situatë më specifike është raportuar në Malishevë, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe psiqikisht nga tre persona – dy gra dhe një burrë. Viktima ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, në Gjakovë është arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psiqike ndaj familjarëve të tij. Për shkak të rrezikshmërisë dhe vazhdimësisë së veprës, me vendim të prokurorit, ai është dërguar direkt në mbajtje.

 

Continue Reading

Të kërkuara