Sport

​Zgjidhet MVP i xhiros së shtatë në Ligën Unike në basketboll

Lider është Golden Eagle Ylli.

Published

on

Xhiroja e shtatë ishte e fundit për stinorin vjeshtor të Ligës Unike, ku lider është Golden Eagle Ylli me gjashtë fitore dhe një humbje.

Paraqitje të jashtëzakonshme bëri basketbollisti i Pejës, Tyrone White me 44 pikë, katër kërcime dhe shtatë asistime ndaj Rahovecit, ndërsa indeksin e ndeshjes e kishte 48 apo më të lartin në këtë xhiro të Ligës Unike.

Kjo është hera e parë që White zgjidhet MVP në Ligën Unike, ndërsa prej transferimit te verdhezinjtë ka bërë paraqitje shumë të mira. Ai u ndihmua nga bashkëlojtari i tij Stephen Maxwell me 33 pikë dhe 11 kërcime.

Tirana Neptun fitoi derbin shqiptar ndaj Kamza Basket me dy pikë dallim 102:104, ku ndeshje të jashtëzakonshme bëri Julian Hamati me 35 pikë, nëntë kërcime dhe gjashtë asistime, ku indeksin e ndeshjes e kishte 41.

Teuta realizoi fitore të lehtë ndaj Vllaznisë 94:57, ndërsa basketbollisti më i dalluar në parket ishte Tamas Bruce i durrësakëve me 19 pikë, dhjetë kërcime dhe katër asistime.

Golden Eagle Ylli shpallet kampion vjeshtor me gjashtë fitore dhe një humbje, ndërsa fitoren e fundit e realizoi ndaj Prizrenit 16, ku më i miri në parket ishte Henrik Sirko me 16 pikë, 14 kërcime dhe shtatë asistime.

Top 5

Tyrone White (Peja) 44 pikë, 4 kërcime, 7 asistime

Julian Hamati (Tirana Neptun) 35 pikë, 9 kërcime, 6 asistime

Stephen Maxwell (Peja) 33 pikë, 11 kërcime

Tamas Bruce (Teuta) 19 pikë, 10 kërcime, 4 asistime

Henrik Sirko (Golden Eagle Ylli) 16 pikë, 14 kërcime, 7 asistime

Sport

Hajdari largohet nga grumbullimi, Avdullahu lirohet përkohësisht

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për rikuperimin e tij, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy përballje.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu, i cili pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Finalja e superkupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, nga ora 19:00, Trepça dhe Bashkimi përballen në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku dy skuadrat do të synojnë trofeun e Superkupës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria kërkon fitoren e radhës ndaj San Marinos pas triumfit kundër Bjellorusisë

Published

on

By

Pas suksesit dhe fitores ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja e Shqipërisë zbret sonte në fushë me synimin e qartë për të marrë tri pikët e radhës përballë San Marinos.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv dhe të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë ecuri.

Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte, e martë, 29 shtator, duke filluar nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Sport

Dardanët rikthehen në stërvitje në Debrecen, fokusi te Izraeli

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës i është rikthyer sot stërvitjeve në Debrecen, duke nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Izraelit.

Pas përballjes së mbrëmshme me Austrinë, futbollistët që nuk u aktivizuan si titullarë zhvilluan seancën e plotë stërvitore në fushë.

Ndërkohë, lojtarët që e nisën ndeshjen ndaj Austrisë nga minuta e parë iu nënshtruan programit të rigjenerimit në palestër.

“Dardanët” tashmë e kanë kthyer fokusin te sfida e radhës, ku të enjten në Hungari do të përballen me Izraelin.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara