Lajmet

​Zeqiri: Do ta sjellë jetën institucionale në Zubin Potok

Ai premtoi se do të jetë fuqishëm i angazhuar për të sjellë më në fund jetën institucionale në Zubin Potok.

Published

on

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, në një intervistë ka thënë se nëse del i pari në zgjedhjet e 23 prillit do të sjellë jetën institucionale për të gjithë qytetarët e kësaj komune.

Ai konsideron se dëshira për punë ekipore nga ana e tij, si dhe qasja e deritashme e komunikimit me qytetarët, do të bëjnë që qytetarët e këtushëm t’ia besojnë vendin e të parit të qytetit, të cilin synon ta udhëheqë.

Duke folur për vakumin e deritashëm institucional në komunat veriore, ai premtoi se do të jetë fuqishëm i angazhuar për të sjellë më në fund jetën institucionale në Zubin Potok.

“E dinë qytetarët të cilët më njohin se unë jam këtu akter i hershëm politik, ushtarak, por edhe punoj në zyrën komunale për komunitete dhe kam pasur shumë përvoja me njerëz, edhe ata me mua. E dinë njerëzit se unë jam tejet i vendosur në realizimin e atyre planeve që ne i planifikojmë. Jam njeri i cili kam dëshirë të punoj jo vetëm, por me qytetarët në ekip dhe së bashku… Arsyeja pse duhet qytetarët të më votojnë mua është pikërisht kjo, e dinë njerëzit besueshmërinë, guximin dhe profesionalizmin tim, si dhe qasjen e komunikimit me qytetarët… Tanimë veç është e njohur në tërë Kosovën vakumi institucional së fundmi në komunat veriore… Kur ka vakum institucional, natyrisht që nuk është mirë për asnjë qytetar, komunitet, asnjë grupacion… Do të jemi fuqishëm të angazhuar për ta sjellë jetën institucionale në këtë trevë”, ka thënë Zeqiri.

Edhe pse situata aktuale e sigurisë në këtë komunë është e brishtë, ai tha se beson tek organet e sigurisë dhe nuk parasheh incidente ditën e zgjedhjeve.

“Situata aktuale është problematike për faktin se shumica e banorëve serbë në këto komuna po shihet sjellja dhe mendësia e tyre antishtetërore, antiinstitucionale. Kjo përbën rreziqe, demotivim të njerëzve, jo vetëm për qytetarët e etnisë shqiptare, por edhe për serbët… Nuk ishte dashur të ketë incidente, besoj në Policinë e Kosovës… Edhe në qoftë se eventualisht do të shfaqet ndonjë problem, do të evitohet”, ka thënë ai.

Zeqiri iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin ditën e zgjedhjeve në numër sa më të madh për të votuar, ndërsa ka garantuar se do të qëndrojë prapa të gjitha premtimeve të dhëna ndaj tyre.

“Mesazhi im për qytetarët kishte me qenë që të dalin dhe të votojnë për kandidatët që janë në garë… Kurse për qytetarët e Kosovës unë kisha bërë thirrje të jemi unik në këto procese, Kosova nuk është krejt në gjendje të mirë, i duhet unitet këtij populli, për ta sfiduar çdo sfidë me të cilën ballafaqohet edhe shteti”, theksoi Zeqiri.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të vendit, kanë të drejtë vote gjithsej 45 mijë e 95 qytetarë, prej të cilëve 6 mijë e 661 votojnë në Komunën e Zubin Potokut.

Lajmet

Ky është rezultati nga rinumërimi i 120 vendvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka rinumëruar 120 vendvotime nga 914 gjithsej.

Bazuar në përditësimin e fundit, VV ka fituar 46.19% të votave.

PDK renditet e dyta me 21.42%, LDK e treta me 14.40% dhe AAK ka marrë plot 7.21% të votave, deri më tani gjatë procesit të rinumërimi.

Continue Reading

Lajmet

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

Published

on

By

Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike (LDK), dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, kanë thënë dy burime të ndryshme brenda kryesisë së kësaj partie.

Sipas këtyre burimeve, Bajrami e ka prezantuar vendimin e saj në takimin joformal të strukturave drejtuese të LDK-së, që është mbajtur të martën pasdite.

“Znj. Bajrami ka dorëzuar dorëheqjen e parevokushme nga pozita e nënkryetares dhe ka kërkuar që njëjtë të veprojnë edhe kryetari Abdixhiku dhe kryesia e ngushtë. Ajo ka këmbëngulur se struktura drejtuese ka humbur legjitimitetin, pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si dhe ka kërkuar të veprohet konform standardit të krijuar në LDK”, ka thënë një nga pjesëmarrësit në takim.

Bajrami arsyet i ka listuar në një letër që e ka deponuar në parti.

Para takimit të së martës, ajo refuzoi të deklarohet për media dhe tha se qëndrimin do ta japë pas takimit. Por, deri tash nuk e ka bërë këtë.

Në zgjedhjet e fundit, LDK-ja ka siguruar vetëm 13.23 për qind të votave, 5 pikë të përqindjes më pak se në zgjedhjet e shkurtit të 2025-s.

Në legjislaturën e dhjetë, LDK-ja do të përfaqësohet me 15 deputetë, 5 më pak se në parapraken. Nga kandidatët e LDK-së, Bajrami u rëndit e dyta me 57 mijë vota.

Continue Reading

Lajmet

Workshop Online për validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve

Published

on

By

Në kuadër të projektit CORE-ED ACADEMY, UBT, në bashkëpunim me universitete të tjera partnere, organizoi një workshop online për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve.

Workshopi u moderua nga Prodekanja Prof. Asoc. Egzone Osmanaj dhe pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga:

  • Shërbimi Korrektues i Kosovës
  • Shërbimi Sprovues i Kosovës
  • Profesorë nga Fakulteti Juridik në UBT, etj.

Ky aktivitet synon të përmirësojë praktikën profesionale në trajtimin e çështjeve të të miturve dhe të fuqizojë bashkëpunimin ndërinstitucional në këtë fushë.

Continue Reading

Lajmet

PDK në ora 17:00 mban konferencë për media

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media sot në ora 17:00.

Nëpërmjet një komunikate për media, nuk janë bërë të ditura arsyet.

Continue Reading

Të kërkuara