Lajmet

​Zbulohet busti i senatorit Bob Dole në Prishtinë

Published

on

Me nderime të larta shtetërore, e nën intonimin e dy himneve të Kosovës dhe atij të SHBA-së, sot është mbajtur ceremonia e zbulimit të bustit të senatorit amerikan Bob Dole, i cili sot shënon tridhjetë vjetorin e vizitës së tij të parë në Kosovë.

Të pranishmit vlerësuan lart kontributin e tij, derisa theksuan se vizita e tij para tridhjetë vjetësh i dha drejtim tjetër shtetit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se zbulimi i këtij busti është nder i miqësisë së përhershme në mes të popullit të Kosovës dhe Amerikës.

Hoti: Ky bust është simbolik e miqësisë së përhershme në mes të Kosovës dhe Amerikës

“Është nder i imi që pas një pune të ish-kryeministrit në vënien e gurthemelit, që sot bashkë me ambasadorin dhe bashkë me të gjithë juve që jeni prezentë të zbulojmë bustin e senatorit Dole. Një person që po të lexosh CV-n e tij padyshim që impresionohesh dhe unë jam i bindur që secili prej nesh e merr si simbol dhe shembull të përkushtimit që duhet të ketë një politikan një atdhetar për vendin e vet në luftë dhe në paqe. Ky bust do të jetë vend ku dhe gjeneratat e ardhshme do të mësojnë për historinë e ndërtimit të miqësive në mes të dy vendeve”, ka thënë Hoti.

Për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, kjo ditë nuk është vetëm zbulim i një busti, mirëpo siç ka theksuar ai në këtë ditë po kremtohet jeta e një prijësi për kauzën e lirisë.

Kosnett: Vizita e senatorit Dolle ishte pikë kthimi për lirinë e Kosovës

“Sot nuk po shënojmë vetëm shpalosjen e këtij busti, por po shënojmë edhe jetën e një heroi amerikan dhe një miku të vendosur të Kosovës, pikërisht në ditën e sotme para 30 vjetësh, senatori Bob Dolle erdhi për herë të parë në Kosovë dhe kjo është e rëndësishme, sepse shumë njerëz kanë vë në pah se vizita e tij ishte pikë kthimi për lirinë e Kosovës. Sot po e kremtojmë jetën e një prijësi, guximi dhe përkushtimi i të cilit për kauzën e lirisë ka frymëzuar aq gjatë popullin e ShBA-ve të Kosovës dhe miqve nëpër botë”, ka thënë ai.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, ka thënë se vizita e senatorit Bob Dole i dha drejtim tjetër shtetit të Kosovës.

Zeka: Busti i Bob Dole është simbol i arritjeve të Kosovës gjatë këtyre tri dekadave

“Jehona e vizitës së senatorit Bob Dole dhe gjashtë senatorëve të tjerë tridhjetë vjet më parë në Kosovë, i dha drejtim tjetër rrugëtimit të Kosovës dhe hapjes së mundësive për ndërtimin e një shteti demokratik, i cili ofron perspektivë më të mirë, për qytetarët e sajë. Senatori Dole sot po jetësohet në Prishtinë dhe këtë në lagjen përmes të cilës nuk iu lejua të kalojë 30 vjet më parë, ku ishin mbledhur mijëra qytetarë që ta përshëndetnin. Busti i financuar bashkërisht nga Oda Ekonomike Amerikane dhe Qeveria e Kosovës, është simbol i së kaluarës dhe arritjeve të Kosovës gjatë këtyre tri dekadave”, ka thënë Zeka.

Përmes një video-mesazhi të pranishmëve iu është drejtuar edhe senatori Bob Dole, i cili duke kërkuar falje për mos prezencë, ka thënë se mbetet me shpresë që populli i Kosovës do të vazhdojë të përparojë dhe të bëhet gjithnjë e më i fuqishëm me kalimin e viteve.

Busti i senatorit amerikan Bob Dole u vendos në lagjen “Dardania” në Prishtinë, në rrugën që mban emrin e tij.

30 vjet më parë, më 29 gusht 1990, senatori Robert Dole, me gjashtë kolegë të tij, vizitoi Prishtinën, duke luajtur një rol të pakrahasueshëm në ndërkombëtarizimin e Kosovës.

Kjo vizitë shënon një moment historik në angazhimin amerikan në Kosovë dhe një nga arritjet më të mëdha në lobimin e komunitetit shqiptaro-amerikan për kauzën e Kosovës.

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara