Sport

​Zanetti i frikësohet eliminimit të Interit nga Porto

Ai the se ndeshjet ndaj ekipit portugez nuk do të jenë aspak të lehta.

Published

on

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, ka komentuar shortin e Interit që do të luajë kundër Portos në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.

“Nerazzurrët” përfunduan të dytët në Grupin C, përpara Barcelonës dhe Viktoria Plzenit, por pas fituesit të grupit Bayern Munichut.

Duke folur për “Sport Mediaset” në selinë e UEFA-s, Zanetti the se ndeshjet ndaj ekipit portugez nuk do të jenë aspak të lehta.

“Do të jenë ndeshje të vështira, unë e njoh mirë Porton dhe ish-bashkëlojtari im Conceiçao po bën një punë të shkëlqyer atje. Do të varet shumë nga gjendja e formës në muajin shkurt, është gjithmonë një ndeshje e Ligës së Kampionëve dhe ne duhet të kemi respektin maksimal për kundërshtarët tanë”, tha Zanetti.

Ndryshe, Interi nuk po kalon në formën më të mirë në kampionat dhe së fundit humbi derbin ndaj Juventusit me rezultat 2-0.

Sport

Sezoni i ri në Superligë nis në fundjavë, ndeshje mjaft interesante na presin

Published

on

Sezoni 2025/26 në Superligën e Kosovës në futboll do të fillojë këtë fundjavë.

Katër ndeshje të dielën dhe një të hënën do të zhvillohen në kuadër të javës së parë.

Dukagjini do të jetë nikoqir i Prishtinës, Malisheva e pret Prishtinën e Re që debuton në Superligë, ndërsa Llapi do të udhëtojë për t’u ndeshur me Drenicën e inkuadruar në elitë këtë sezon.

Drita do ta nis mbrojtjen e titullit në udhëtim, ku përballet me Ferizajn, kurse Gjilani do të jetë nikoqir i nënkampionit, Ballkanit.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 16:30.

Continue Reading

Sport

Andi Zeqiri në kërkim të një skuadre të re, dëshiron largimin nga kampionati belg

Published

on

Continue Reading

Lajmet

Sunderlandi e zyrtarizon kapitenin e ri Granit Xhaka

Published

on

Ylli kosovar Granit Xhaka i cili u transferua pak javë më parë në ekipin e Sunderlandit, po konsiderohet si një lider i lindur, pasi që përfaqësuesit zviceran iu besua edhe shiriti i kapitenit, duke e pasur parasysh lidershipin e tij dhe përvojën e madhe.

Madje klubi anglez përmes rrjeteve sociale e zyrtarizoi vendimin që mesfushorit me tipare defanzive t’ia besojë shiritin e kapitenit.

“Granit Xhaka, kapiten i ri i Sunderland AFC”, shkroi klubi anglez.

E ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut, Arsenalit dhe Bayer Leverkusenit, tha se ndihet krenar që iu besua kjo përgjegjësi dhe privilegj.

“Më bën jashtëzakonisht krenar që jam kapiten i këtij klubi dhe i kësaj skuadre. Shpresoj të tregoj lidershipin tim brenda dhe jashtë fushës, duke ndihmuar shokët e mi të skuadrës në qendrën stërvitore dhe në të gjithë klubin”, u shpreh 32 vjeçari.

Continue Reading

Sport

Zyrtare: Milani nënshkruan me Zachary Athekame

Published

on

Milani ka bërë zyrtare nënshkrimin me mbrojtësin e djathtë zviceran, Zachary Athekame, nga skuadra e Young Boys.  

Lojtari 20-vjeçar ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, e cila do ta mbajë në “San Siro” deri në vitin 2030.

Ish-mbrojtësi i Xamax do të mbajë fanellën me numrin 24 te “Rossonerët”. Sipas raportimeve, Milani ka paguar një tarifë prej 10 milionë eurosh për kartonin e tij, ndërsa Young Boys kanë ruajtur një klauzolë prej 10 për qind për çdo shitje të ardhshme.

Athekame është lojtar i gjithanshëm në krahun e djathtë, i aftë të luajë si mbrojtës i krahut, por edhe më përpara në mesfushë.

Ka 10 paraqitje me përfaqësuesen U21 të Zvicrës. Gjatë sezonit 2024/2025 me Young Boys, Athekame zhvilloi 30 ndeshje në kampionat, ku regjistroi dy asiste dhe luajti mbi 1700 minuta. Ai ishte pjesë kyçe e skuadrës në Ligën e Kampionëve, duke luajtur në të gjitha tetë ndeshjet e fazës së grupeve.

Para se të kalonte te Young Boys, 20-vjeçari ka luajtur për Xamax dhe është formuar në akademinë e Bejune.

Transferimi i tij te Milani shihet si një hap i madh në karrierën e tij.

Continue Reading

Të kërkuara