Lajmet

​VV për debatin parlamentar: Kishte për qëllim prishjen e disponimit të fëmijëve

ola tha se është e papranueshme thirrja e opozitës për seancë lidhur çështjen e librave.

Published

on

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka arsyetuar mospjesëmarrjen në seancë të ftuar nga opozita lidhur me librat duke thënë se viti shkollor ka nisur ka filluar me rregull.

Në një konferencë për media të hënën, kryetari i Komisionit për Arsim, Ardian Gola tha se është e papranueshme thirrja e opozitës për seancë lidhur çështjen e librave. Sipas tij, vendimi i MAShTI-it për tekstet shkollore ka eliminuar praktikat korruptuese në të kaluarën.

Gola tha se seanca e jashtëzakonshme kishte për qëllim prishjen e deponimit të fëmijëve, andaj sipas tij, partia në pushtet e ka bojkotuar atë.

“Qysh në parashtrimin e çështjes e kemi një cilësim i cili është i papranueshëm për ne, që është dështimi në sigurimin e teksteve shkollore. Meqë ashiqare bëhet fjalë për një vendim të marrë rishtazi nga Qeveria e Kosovës e që kemi të bëjmë me një ndryshim të praktikes të distribuimit, ne ende nuk i dimë implikimet e këtij vendimi për të zhvilluar ndonjë debat të mirë informuar dhe mbi informata të sakta, për shkak se procesi po vazhdon dhe kemi një fillim vit plotësisht në rregull shkollor. Edhe sikurse vitet e kaluara kemi pas vonesë në sigurimin e teksteve shkollore, por meqë ka qenë kështu cdo vit, ne ende nuk e dimë saktë nëse kjo vonesë është për shkak të vendimit të ndërmarrë nga Qeveria apo është për disa shkaqe të cilat kanë qenë evidente edhe në të kaluarën, sepse edhe viteve të kaluara kur ka pas negocim të çmimit, serish kemi pas vonesa të teksteve”, tha Gola.

Gola tha se vendimi i marrë nga ministria synon të transformojë një praktikë sipas tij me plot të meta korruptive në të kaluarën.

“Konsiderojmë se vet pjesëmarrja jonë në një seancë ku cilësohet si dështim, është përligje dështimi, dhe ne kemi refuzuar që të marrim pjesë në këso seanca. Pra, ne duhet të presim epilogun e këtij procesi, si vendim i cili ka ardhur si rezultat i nevojës për të shmangur abuzimet, keq menaxhimet, mungesën e planifikimeve të qëndrueshme në të kaluarën. Gjitha këto të evidentuara qartezi nga organet e pavarura të Republikës së Kosovës, që janë auditimet. Kjo d.m.th që ne duhet të presim zhvillimin e këtij procesi se si do të zhvillohet deri në fund, meqë asgjë të pazakontë, përpos një vendimi i cili synon të transformoje një praktikë me plot të meta korruptive në të kaluarën, në një praktikë e cila mobilizon edhe prindërit përmes subvencionimit që t’i blejnë tekstet e tyre”, tha Gola.

Sipas tij, seanca e sotme kishte për qëllim edhe prishjen e dispononit të fëmijëve në këtë fillim vit shkollor.

“Unë premtoj edhe si kryetar i komisionit, do të diskutohet edhe në komision, pse jo edhe në seancë, mirëpo vetëm pasi ta kemi epilogun e qartë të këtij procesi, në mënyrë që t’i kemi të dhënat edhe nga terreni, si ka shkuar edhe si një praktikë e re, cilat kanë qenë epërsitë, cilat kanë mundur të jenë sfidat, a mund të vazhdojmë vitin e ardhshëm, por jo seanca të cilat zhvillohen përmes cilësimeve arbitrare dhe me pasojë prishjen e deponimit të fëmijëve më një fillim vit shkollor shumë të mbarë. Dhe shpresoj se në seancat e rregullta por edhe të jashtëzakonshmet që mund të organizohen pas fillimit të sesionit dimëror dhe vjeshtor të parlamentit t’i diskutojmë me informata të sigurta të bazuara nga terreni dhe jo me spina dhe propaganda partiake”, tha mes tjerash Gola.

Ndërsa deputetja, Arjeta Rexhepi tha se deri më tani 18 shkolla në vend nuk kanë filluar mësimin për shkak të infrastrukturës dhe jo mungesës së teksteve shkollore.

“Për aq sa na ka njoftuar Ministria e Arsimit, tregon se shkollat në Republikën e Kosovës, të cilat nuk kanë filluar procesin mësimore janë gjithsej vetëm 18 shkolla, dhe arsyeja e mos fillimit të mësimit nuk janë mungesa e teksteve shkollore, por është problemi në infrastrukturë. E në mesin e atyre 18 shkollave, janë shkollat prej komunave më të mëdha, ku qeverisë opozita dhe nuk kanë filluar procesin mësimore, pra nuk kanë qenë të gatshme të kryejnë punimet në infrastruktë. Ajo ka ndodhur në Komunën e Prishtinës, Prizrenit dhe Mitrovicës. Të quhet se po dështon një reformë substanciale, konsiderojmë se është tendencioze dhe politike…Numri i aplikimeve për rimbursim është rreth 130 mijë aplikues”, tha Rexhepi.

Ndërkaq deputeti Jahja Kokaj ka kritikuar përmbajtjen e teksteve shkollore, sipas tij duhet të punohet në këtë drejtim.

“Si deputet sot nuk kam marrë pjesë në mbledhjen e ftuar, me arsye sepse ishte e ftuar me rendin e ditës, ku ishte fjala dështimi. Nuk marr pjesë aty ku ka dështim…Kur thuhet ka munguar fillimi i vitit shkollor, është e pa saktë, sepse viti shkollor a filluar për së mbari, dhe jemi dëshmitar, se dita parë e shkollës është njoftim i nxënësve me fytyrën e arsimtarit, është njoftim arsimtarit me strukturën, programit, t’i rekomandojë se cilat tekste duhet të përdoren. Gjitha shkollat kanë filluar mësimin për së mbari përveç atyre që kanë pas pengesa që nuk kanë qenë të leshura me tekstet shkollore…Unë kisha me fole një kritik tjetër, faktin se tekstet konsideroj se janë të dobëta, një numër shumë i madh i tyre. Të dobëta edhe në kuptimin strukturor, edhe shkencor dhe pedagogjik e gjuhësor. Andaj, në këtë aspekt duhet të mendojmë të përparojmë”, tha Kokaj.

Mes tjerash, Kokaj ka akuzuar edhe shtëpitë botuese për çmimin me libra.

“Unë dëgjova që në Tiranë një libër ishte 2.2 euro, nuk e di si quhej, kurse në Kosovë 6.3 euro. Shto këtu edhe faktin se përveç tekstit bazë ekziston edhe një tekst suplementarë, fletore e punës. Konsideroj se ka qenë e nevojshme të bëhet një hap dhe ministria ka për tendence që ta bëjë një hap të reformimit, të organizimit të këtillë”, shtoi Kokaj.

Debati parlamentar i thirrur nga opozita lidhur me furnizimin me tekste shkollore ka dështuar si pasojë e bojkotit nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Vendi

Prokuroria e Pejës kërkon mbikëqyrje më të madhe ndaj policëve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

Published

on

By

Në takim morën pjesë edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë Rajonale në Pejë, major Mirsad Kelmendi, shefi i operativës dhe komandantët e pesë stacioneve policore në Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Disha-Haxhosaj ka kërkuar rritjen e mbikëqyrjes dhe kontrollit ndaj zyrtarëve policorë gjatë trajtimit të rasteve, me qëllim të garantimit të një qasjeje profesionale dhe respektimit të procedurave ligjore.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar rasteve të dhunës në familje dhe atyre që përfshijnë të miturit, si dhe nevojës për reagim të shpejtë institucional dhe koordinim ndërmjet mekanizmave kompetentë.

Ajo ka kërkuar gjithashtu vigjilencë dhe përkushtim të shtuar në trajtimin e rasteve që përfshijnë viktimat, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së institucioneve përgjegjëse për ofrimin e mbrojtjes efektive.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për parandalimin e veprave penale, identifikimin me kohë të rasteve dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore. /Ekonomia Online /

Continue Reading

Vendi

IKSHPK: 10 raste të reja me kancer çdo ditë në Kosovë

Published

on

By

Në Kosovë, mesatarisht 10 persona në ditë marrin diagnozën e sëmundjes së kancerit. Raporti më i fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) tregon se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 3,775 raste të reja me kancer, një shifër kjo që është më shumë se dyfishuar krahasuar me vitin 2012, ku raportoheshin 1,588 raste.

Nëse llogariten edhe pacientët e diagnostikuar më parë që trajtuan sëmundjen gjatë vitit, sistemi shëndetësor mbuloi gjithsej 5,564 persona. Ekspertët tërheqin vërejtjen se numri real mund të jetë edhe më i lartë, pasi jo të gjitha institucionet shëndetësore i raportojnë rregullisht rastet.

Sipas të dhënave, gratë përbëjnë pjesën më të madhe të rasteve me 1,927 diagnostikime, ku kanceri i gjirit prin bindshëm duke përbërë 31% të të gjitha rasteve (592 raste). Shqetësuese mbetet mosha e të prekjeve: gati gjysma e grave u diagnostikuan para moshës 60 vjeç, ndërsa një e treta e atyre me kancer të gjirit ishin nën 50 vjeç.

Nga ana tjetër, te burrat u regjistruan 1,848 raste të reja, ku dominon kanceri i mushkërive (243 raste), i fshikëzës urinare dhe i laringut – të gjitha këto të lidhura drejtpërdrejt me përdorimin e duhanit. Sëmundja nuk ka kursyer as fëmijët, ku gjatë vitit 2025 u diagnostikuan 52 fëmijë dhe adoleshentë.

Përveç moshës dhe gjenetikës, faktorët kryesorë që po ndikojnë në rritjen e frikshme të rasteve në Kosovë mbeten konsumimi i lartë i duhanit si dhe ndotja e lartë e ajrit gjatë sezonit të dimrit. /Gazeta Shneta/

Continue Reading

lajme

Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën për të ecur drejt BE-së

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar nga Brukseli se njohja e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë është një kusht kyç dhe i panegociueshëm për avancimin e Beogradit zyrtar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë një interviste për mediat në samitin Euronews Enlargement Summit, ku diskutoi për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, Rama nëvirtualizoi se integrimi i Serbisë mbetet i rëndësishëm për stabilitetin rajonal, por kërkon hapa konkretë dhe përmbushje të detyrimeve.

“Ajo çfarë di është që fituesi në Beograd nuk tregon hapjen për mua dhe shqiptarët, që është njohja e çështjes së Kosovës. Kjo nënkupton që muzika në Beograd nuk do të ndryshojë. Jemi pjesë e një rajoni që ende nuk është plotësisht anëtar i BE-së dhe ne jemi ata që dëgjojmë leksione, nuk japim leksione, por Serbia është një pjesë e rëndësishme e mozaikut të Ballkanit Perëndimor,” u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se gjithmonë ka mbështetur qëndrimin se Serbia nuk duhet të lihet pas apo të shtyhet drejt braktisjes së projektit evropian. Sidoqoftë, ai nënvizoi se Beogradi duhet të adresojë hezitimet e tij si në lidhje me Kosovën, ashtu edhe në lidhje me linjëzimin e politikës së jashtme karshi Rusisë dhe sanksioneve perëndimore.

Sipas Ramës, për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, Serbia duhet të dëshmojë me rezultate konkrete se e meriton këtë përkatësi duke përmbushur kriteret bazë që BE-ja i konsideron të panegociueshme.

Continue Reading

Lajmet

Kremlini konfirmon bisedimet trepalëshe për paqe me Ukrainën dhe SHBA-në në Abu Dabi

Published

on

By

Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë bisedime paqeje trepalëshe në Abu Dabi më 10 dhe 11 nëntor, në një përpjekje të re diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të ulur tensionet ushtarake.

Lajmi është konfirmuar të martën nga Kremlini. Zëdhënësi Dmitry Peskov bëri të ditur gjatë një konference me gazetarët se delegacioni rus do të udhëhiqet nga Vladimir Medinsky, ndihmës i presidentit Vladimir Putin dhe kryenegociator i Moskës në këtë proces.

Nga ana e tij, i dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff deklaroi se Uashingtoni po lehtëson mbledhjen e delegacioneve në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas tij, fokusi kryesor i bisedimeve të javës së ardhshme do të jetë hartimi i marrëveshjeve të sigurisë për periudhën e pasluftës dhe gjetja e mekanizmave për uljen e menjëhershme të tensioneve në terren.

Kjo iniciativë vjen pasi negociatorët amerikanë po kërkojnë me ngulm një përparim konkret në tryezën e bisedimeve, duke shënuar rikthimin e palëve në dialog pas një pauze prej disa muajsh që nga takimet e fundit të mbajtura në fillim të vitit. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara