Rajoni

​Vllaznia dhe Laci do të përballen sot në finalen e Kupës së Shqipërisë

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, duke filluar nga ora 19:00

Published

on

Sot do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë. Ekipet finaliste që do të ballafaqohen me njëra-tjetrën janë Vllaznia dhe Laci.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, duke filluar nga ora 19:00. /UBTNews/

Aktualitet

UBT ofron 20 për qind bursë në programin Master në Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit, për teknologët, nutricionistët dhe infermierët

Published

on

UBT po ofron një mundësi të veçantë për profesionistët e industrisë ushqimore. 20 për qind bursë për teknologët ushqimorë, nutricionistët dhe infermierët, në programin Master në Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit, për të zhvilluar njohuri të thella akademike, aftësi praktike të avancuara dhe përvojë ndërkombëtare.

Programi Master në Shkencat dhe Teknologjinë e Ushqimit në UBT është dizajnuar për të ofruar arsimim të avancuar akademik dhe profesional në këtë fushë vitale për zhvillimin shoqëror, ekonomik dhe shëndetësor të vendit.

Ky program është ndërtuar sipas kurrikulave bashkëkohore, të krahasueshme me ato të universiteteve më të zhvilluara ndërkombëtare, duke përfshirë qasje multidisiplinare, kërkime shkencore dhe praktika laboratorike.

Studentët pajisen me njohuri të thelluara mbi kiminë ushqimore, mikrobiologjinë, inxhinierinë e ushqimit dhe nutricionin, duke mësuar të krijojnë, përpunojnë dhe ruajnë produkte ushqimore të sigurta, cilësore dhe të shëndetshme.

Ky program përgatit profesionistë të aftë për:

  • të punuar në kompani kombëtare dhe ndërkombëtare të industrisë ushqimore,
  • të kontribuar në sektorin publik dhe privat,
  • të udhëheqin projekte të inovacionit në ushqim,
  • të zhvillojnë kërkime shkencore dhe të vazhdojnë studimet në nivel doktorature.

Përmes një mjedisi modern akademik, UBT u ofron studentëve mundësi për mobilitete studimore në universitete partnere evropiane, staf me përvojë ndërkombëtare dhe kushte laboratorike të nivelit më të lartë.

Programi gjithashtu u mundëson studentëve të specializohen në fusha të ndryshme si nutricioni, teknologjia ushqimore dhe menaxhimi i cilësisë e sigurisë së ushqimit, duke i pajisur ata me aftësi për të adresuar sfida komplekse që lidhen me prodhimin, sigurinë dhe ndikimin shëndetësor të ushqimit.

UBT thekson se qëllimi i këtij programi është të krijojë profesionistë dhe ekspertë që jo vetëm plotësojnë nevojat e tregut vendor dhe ndërkombëtar, por gjithashtu kontribuojnë në ngritjen e standardeve të ushqimit, shëndetit dhe inovacionit në Kosovë dhe më gjerë.

APLIKO TANI ONLINE dhe përfito nga bursa 20 për qind për të qenë pjesë e gjeneratës së re të ekspertëve të ushqimit dhe nutricionit.

Continue Reading

Lajmet

​INSTAT: Ekonomia në Shqipëri u rrit me 3,51%

Published

on

INSTAT publikoi sot raportin mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto , ku theksuan se ekonomia në Shqipëri u rrit me 3,51% në tremujorin e dytë të vitit 2025, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024.

INSTAT njoftoi se sektorët kryesorë që udhëhoqën rritjen ekonomike në vend ishin rritja e pagave, shitja e pronave dhe sektori i shërbimeve.

Konkretisht sektorët që kanë dhënë kontributin më të madh në rritjen e PBB-së konsiderohen Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +1,65 pikë përqindje; Tregtia, Transporti, Akomodimi dhe Shërbimi ushqimor me +0,47 pp; Aktivitetet e pasurive të paluajtshme me +0,37 pp; Ndërtimi me +0,30 pp; Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,27 pp; Informacioni dhe Komunikacioni me +0,11 pp; Artet, argëtimi dhe çlodhja; aktivitete të tjera shërbimi me +0,08 pp; Aktivitete financiare dhe të sigurimit me +0,03 pp.

Ndërkohë, dy sektorë kanë dhënë kontribut negativ në këtë tremujor janë si Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me -0,46 pikë përqindje dhe Industria, Energjia dhe Uji me -0,18 pikë përqindje.

Sipas INSTAT konsumi final i popullatës është rritur me 3,88%, duke reflektuar përmirësim të fuqisë blerëse dhe konsumit të brendshëm. Konsumi final i qeverisë ka shënuar një rritje të fortë prej 12,44%, duke reflektuar investimet publike dhe zgjerimin e shpenzimeve shtetërore.

Ndërsa eksportet e mallrave dhe shërbimeve për këtë periudhë u rritën me 0,97%, ndërsa importet u rritën me 3,26%, çka sugjeron një kërkesë më e lartë për mallra të huaja, por gjithashtu një ekonomi në zgjerim.

Këto të dhëna konfirmojnë vijimësinë e rritjes së qëndrueshme ekonomike të Shqipërisë, me bazë të gjerë dhe mbështetje nga rritja e konsumit dhe investimeve, por gjithashtu theksojnë nevojën për diversifikim dhe modernizim të sektorëve prodhues./S.K/KP/ATSh/

Continue Reading

Aktualitet

Studentja e UBT-së, Dorentina Zogu prezanton hulumtimin shkencor në Kongresin e Parë Klinik të Kirurgëve Shqiptarë

Published

on

Studentja e programit Master në UBT, Dorentina Zogu, njëkohësisht profesioniste shëndetësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës – Pediatri, mori pjesë në Kongresin e Parë Klinik të Kirurgëve Shqiptarë, i cili u mbajt për herë të parë në Kosovë më 25–27 shtator 2025.

Në këtë ngjarje shkencore, Dorentina pati rastin të prezantojë hulumtimin e saj me temë: “Standardizing Medical Procedures to Enhance the Quality of Student Clinical Practice in Kosovo”.

Qëllimi i hulumtimit ishte të theksonte rëndësinë e standardizimit të procedurave mjekësore si bazë për zhvillimin e një praktike klinike më cilësore për studentët e mjekësisë në Kosovë, duke u harmonizuar me standardet ndërkombëtare.

Pikat kryesore të gjetjeve ishin:

  • Standardizimi rrit cilësinë e edukimit klinik;
  • Përmirëson sigurinë e pacientëve;
  • Forcon përgatitjen profesionale të mjekëve të ardhshëm.

Kongresi mblodhi mbi 300 prezantime shkencore dhe 235 ligjërues, prej të cilëve 70 ndërkombëtarë, duke e shndërruar Kosovën për tri ditë rresht në qendër të dijes dhe inovacionit kirurgjik.

Ky hulumtim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avancimit të edukimit mjekësor dhe sistemit shëndetësor në vend, duke dëshmuar njëkohësisht rolin e UBT-së në fuqizimin e shkencës dhe të profesionistëve të rinj shëndetësorë.

Continue Reading

Botë

​I dënuari për krime lufte në Kosovë, Pavkoviq lirohet nga burgu

Published

on

Gjenerali serb, Nebojsha Pavkoviq, i dënuar për krime lufte kundër shqiptarëve në Kosovë, është liruar nga burgu në Finlandë dhe ka shkuar në Serbi, bëri të ditur kryeministri serb, Gjuro Macut.

Pavkoviq, ish-komandant i Ushtrisë së Tretë të Jugosllavisë, me vendim të formës së prerë ishte dënuar me 22 vjet burgim për krime kundër shqiptarëve të Kosovës më 1999.

Macut tha se është plotësuar kërkesa e Qeverisë së Serbisë që Pavkoviqit, për shkaqe shëndetësore, t’i mundësohet lirimi i parakohshëm.

Ai shtoi se me këtë akt konfirmohet se shteti kujdeset për qytetarët e vet dhe se angazhohet për parime humane në marrëdhëniet ndërkombëtare. Po ashtu, sipas kryeministrit të Serbisë, Pavkoviq do të vazhdojë trajtimin mjekësor në Serbi.

Lirimin e tij nga burgu e kishte paralajmëruar më herët presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Pavkoviq u shpall fajtor në vitin 2009 për të gjitha pikat e aktakuzës dhe u dënua për dëbime, zhvendosje të detyruara, vrasje dhe persekutim të civilëve shqiptarë nga Kosova në gjysmën e parë të vitit 1999, shkruan REL, transmeton KosovaPress.

Kundër tij dhe gjeneralëve të tjerë serbë, në fund të vitit 2003 u ngrit aktakuzë nga Tribunali i Hagës, ndërsa në vitin 2005 ai u dorëzua në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në Hagë./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara