Lajmet

​Vishaj: Omicron po prek më shumë meshkujt nën moshën 40 vjeç

Vishaj thotë se pacientët e hospitalizuar aktualisht kanë gjendje të përgjithshme shëndetësore të mirë.

Published

on

Në Kosovë vazhdon të jetë situatë stabile me pandeminë COVID-19 dhe kjo ka reflektuar edhe në një gjendje më të qetë me pacientë edhe në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ku aktualisht trajtim janë duke marrë 8 pacientë, prej tyre 3 asistohen për frymëmarrje nga oksigjeni.

Por përkundër kësaj gjendje pandemike, ushtruesi i detyrës së Klinikës Infektive, Arben Vishaj thotë se edhe Kosova rrezikon që të preket nga varianti ri i koronavirusit, Omicron prandaj ai kërkoi që masat anti-COVID që janë në fuqi të zbatohen me rigorozitet.

Vishaj thotë se pacientët e hospitalizuar aktualisht kanë gjendje të përgjithshme shëndetësore të mirë.

“Në Klinikën Infektive i kemi të spitalizuar gjithsej 8 pacientë të cilët janë duke u trajtuar në dy repartet e Klinikës Infektive[…]Në përgjithësi gjendja e përgjithshme klinike është stabile dhe jemi duke përcjell me parametra klinik dhe laboratorik[…]Tre nga këta pacientë janë duke marr oksigjenoterapi por aktualisht nuk janë në gjendje të rëndë klinike, po trajtohen në Klinikë”, u shpreh Vishaj.

Vishaj teksa ka folur për varinatin Omicron që ka frikësuar vendet perëndimore thotë se edhe qytetarët e Kosovës kanë gjasa të preken nga ky mutacion i ri i COVID-19.

Sipas tijmanifestimet klinike të forma Omicron nuk duket të jenë më të rënda se sa forma Delta dhe se vaksinimi kundër COVID-19 duhet të mbetet fokusi kryesor për mbrojtje.

“Tashmë është aktual një variant i ri i virusit COVID-19, varianti Omicron të cili jemi edhe ne si Kosovë por edhe ne Klinikën Infektive jemi me një vëmendje shumë të veçantë duke e analizuar varësisht nga të dhënat që i marrim nga vendet tjera[…]Të dhënat preliminare thonë se manifestimet klinike të forma Omicron nuk duket të jenë më të rënda se sa forma Delta që tashmë e kemi prezent në Kosovë[…]Edhe Kosova është padyshim që nuk është imune ndaj varianteve që mund të paraqiten por ne duhet ta bëjmë punën tonë dhe puna jonë është që të vaksinohen qytetarët në mënyrë masive kurse ardhja e ndonjë varianti të ri është e mundshme dhe duhet ta parandalojmë duke i respektuar masat kundër epidemike”, theksoi ai.

Infektologu i Klinikës Infektive, Arben Vishaj thotë se të dhënat e para tregojnë se Omicron po prek më shumë meshkujt nën moshën 40 vjeç.

“Të dhënat janë shumë fillestare mendohet që moshat që kanë qenë nën 40 vjeçare dhe kanë dominuar meshkujt kanë pasur manifestime në drejtim të një lodhje të pashpjegueshme që ka qenë lodhje më e madhe por manifestime klinike në drejtim të infiltrimeve masive mushkërore nuk është përshkruar përqindja çfarë është ende nuk janë të dhënat të konfirmuara sa duhet”, deklaroi Vishaj.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj ka bërë thirrje për respektim rigoroz të masave kundër COVID-19.

“Unë mendoj që duhet t’i zbatojmë me rigorozitet rekomandimet që vijnë nga institucionet tona sepse ato vijnë nga një panel ekspertësh dhe si i tillë ato masa të cilat rekomandohen ne duhet t’i zbatojmë jo vetëm ne po çdo qytetar i vendit”, u shpreh infektologu i Klinikës Infektive.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme Qeveria e Kosovës ka rishikuar masat anti-COVID, ku ende maska mbetet obligative, me përjashtim të rasteve kur je duke drejtuar veturën i vetëm apo ke anëtarë të familjes në veturë, gjatë vrapimit e ushtrime fizike apo gjatë ngrënies apo pijes. Në transportin publik, stafi dhe pasagjerët duhet të posedojnë një nga dëshmitë për COVID-19 në mënyrë që të lejohen të udhëtojnë.

Ndalohet hyrja pa maskë në ambiente të mbyllura. Kufizimi i qarkullimit vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 5 të mëngjesit. Me përjashtim të rasteve të caktuara.

Ndërkohë janë ndaluar veprimtaria e klubeve të natës dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare e shoqërore.

Gastronomia lejohet deri 50 për qind të kapacitetit në hapësira të mbyllura e deri 70 për qind në të hapura. Shërbimet e gastronomisë lejohen nga ora 5 deri në orën 23:00, ndërsa muzika lejohet deri në orën 21:30.

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, ndërsa janë raportuar edhe 8 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Lajmet

Sot nafta 1.64 euro, benzina 1.39 euro

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për datën 23 prill 2026.

Sipas vendimit të fundit, çmimet që hyjnë në fuqi nga ora 10:00 janë: Nafta (dizel): 1.64 euro për litër Benzina: 1.39 euro për litër; Gasi: 0.87 euro për litër.

MINT ka njoftuar qytetarët se për çdo parregullsi apo ankesë lidhur me çmimet në treg, mund të adresohen në emailin zyrtar të departamentit të konsumatorit ose përmes numrit të telefonit pa pagesë.

Këto çmime po vazhdojnë të mbeten në nivele të larta, kryesisht si pasojë e pasigurisë në tregjet ndërkombëtare dhe tensioneve të vazhdueshme nga konflikti mes SHBA-së, Iranit dhe Izraelit, gjë që ka reflektuar drejtpërdrejt në koston e karburanteve edhe në tregun tonë.

Continue Reading

Lajmet

Rahoveci drejt një qendre moderne për art dhe inovacion

Published

on

Në Rahovec po vazhdon ndërtimi i Qendrës për Arte, Kulturë dhe Inovacion, një projekt që synon të krijojë një hapësirë bashkëkohore për zhvillimin e jetës kulturore dhe kreative në qytet. Kjo qendër pritet t’u shërbejë artistëve, të rinjve dhe gjithë komunitetit artdashës, duke ofruar kushte më të avancuara për krijimtari, bashkëpunim dhe zhvillim profesional.

Me një investim që tejkalon 3 milionë euro, projekti synon të forcojë infrastrukturën kulturore në Rahovec dhe të hapë mundësi të reja për zhvillimin e artit dhe inovacionit, jo vetëm në nivel lokal, por edhe më gjerë.

Continue Reading

Lajmet

Kapen të dyshuarit që vodhën cigaret elektronike nga vetura në Vushtrri

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në një vjedhje të rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Vushtrri.

Rasti ishte denoncuar me 22 prill, pasi një qytetar kishte raportuar se persona të panjohur i kishin thyer xhamin e veturës dhe prej andej kishin vjedhur rreth 400 lloje të cigareve elektronike. Pas një pune operative dhe hetimore, njësitet policore kanë arritur t’i identifikojnë dhe t’i prangosin të dyshuarit në Mitrovicën e Jugut.

Gjatë operacionit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një pjesë të cigareve elektronike që ishin raportuar si të vjedhura.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët do të mbrohen në procedurë të rregullt. Ndaj tyre janë iniciuar rastet për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

Continue Reading

Lajmet

Fitore bindëse e Donjeta Sadikut në Kupën Botërore të boksit

Published

on

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka shënuar fitore bindëse në kuadër të turneut prestigjioz “Kupa Botërore e Boksit”, që po mbahet në Foz do Iguaçu të Brazilit.

Në mbrëmjen e 22 prillit, në kategorinë deri në 60 kilogramë, Sadiku e mposhti përfaqësuesen e Zelandës së Re, Jordan Wilson, me rezultat të pastër 5:0. Ajo e nisi meçin fuqishëm që në raundin e parë, duke e rrëzuar dy herë kundërshtaren në knockdown. Dominimi i saj vazhdoi edhe në raundin e dytë, ku realizoi një tjetër knockdown, duke detyruar gjyqtarin të ndërhyjë me numërim dhe të ndalë përkohësisht kundërshtaren. Në raundin e tretë, Sadiku ruajti kontrollin e plotë të meçit dhe e përmbylli duelin me epërsi të thellë.

Ky turne ka rëndësi të veçantë, pasi pikët e fituara ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e kualifikimit për Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.

Meçi i radhës për Donjeta Sadikun është caktuar më 24 prill, duke filluar nga ora 16:00.

Continue Reading

Të kërkuara