Lajmet

​Viktimat e dhunës seksuale të luftës nuk janë përfituese të beneficioneve të parapara me ligj

Në Komisionin Qeveritar për Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale janë në pritje për shqyrtim edhe 16 raste.

Published

on

Rreth tre orë ka zgjatur Komisioni për të Drejtat e Njeriut, ku kanë marrë pjesë anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale. Ky komision u mbajt me dyer të mbyllura, ku më pas u tha se të mbijetuarat nuk po përfitojnë nga beneficionet e parapara me ligj.

E ligji i miratuar në parlament, i cili mundëson vazhdimin edhe për dy vjet të tjera të afatit për aplikim, nuk është dekretuar ende nga presidentja.

Në Komisionin Qeveritar për Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale janë në pritje për shqyrtim edhe 16 raste.

Kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale, Leonora Selmani tha se ende nuk janë rihapur dyert për aplikim, meqë presidentja nuk e ka dekretuar ende ligjin.

“Në komision janë vetëm edhe 16 raste të cilat nuk janë trajtuar ende, që nuk e kanë marrë përgjigjen e parë, sepse janë në proces të trajtimit. Gjitha të tjerat kanë marrë përgjigje, disa aprovime, disa refuzime, disa presin për intervistë. Ato që nuk kanë marrë përgjigje janë 16 prej tyre. Afatin e nuk e ka dekretuar presidentja ligjin, por po besoj që së shpejti do të dekretohet dhe në momentin që ligji është në fuqi, komisioni hap derën ose hap mundësinë që të pranon aplikime të tjera”, tha ajo.

Deri në kohën kur ka pasur afat për aplikim, janë deponuar mbi 1 mijë e 900 histori të grave e burrave nga Kosova.

“1 mijë e 939 raste numri i përgjithshëm i aplikimeve, prej të cilave 1566 janë të aprovuara, ndërkaq ju ka kthyer fillimisht, kërkesa ju ka refuzuar 992 raste. Gjithmonë kur themi ju ka refuzuar kërkesa, nuk po themi që ju ka refuzuar komplet statusi sepse është proces që mund të bëjë kërkesën për rishqyrtim, mund të vie në intervistë, mund të shkojë edhe në gjykatë. Prandaj, ky numër mund edhe të ndryshojë”, shtoi ajo.

Edhe drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti tha se në takimin e sotëm kanë diskutuar për avancimin e procesit për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale.

“Periudha pesëvjeçare e Komisionit për Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale, ka qenë një periudhë që ka pasur sfidat e veta por edhe përparësitë e tyre, për faktin se tani një numër i madh të të mbijetuarve të dhunës seksuale, përfitojnë pensionin personal nga njohja e statusit të tyre. Sot, konkretisht me komisionin parlamentar diskutuam se si këto sfida të cilat janë gjatë këtij pesë-vjeçari, të trajtohen me seriozitet dhe si rezultat mbetëm që me koordinim me komisionin të kemi takime të rregullta tre mujore, ku mund të reflektojmë për ngecjet dhe vështirësitë e mundshme të identifikimit, pastaj të dalim me fushata vetëdijësuese, mos të harrojmë që procesi është ndalur nga shkurti dhe kjo ka shkaktuar një vakuum ligjor dhe është në interes të të mbijetuarave që të fillojmë me vetëdijesim, me kampanja vetëdijësuese”, ka thënë ajo.

Më tej, theksoi se janë dakorduar që të takohen me Komisionin për të Drejtat e Njeriut çdo gjashtë muaj. Ajo shtoi se kanë rreth 700 raste që po i trajtojnë brenda organizatës, ku prej tyre tashmë kanë deponuar rastet e tyre mbi 500 gra e burra.

Ndërkaq, kryetarja e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, Kadire Tahiraj tha se ende të mbijetuarat e dhunës seksuale jetojnë nën petkun e stigmës.

“Shqetësimi ynë është se që nga fillimi i impelemtimit të ligjit, nuk jemi përfituese të benefecioneve që janë të parapara me ligj. Sot edhe para Komisionit për të Drejtat e Njeriut e shprehëm këtë shqetësim. Përveç që është një njohje e statusit, benefecionet të cilat janë të parapara me ligj, tash e pesë vjet nuk janë përfituese asnjë e mbijetuar e dhunës. Qoftë shërbime shëndetësore, qoftë pajisje me kartela. Kjo është shqetësim për të mbijetuarat e dhunës seksuale”, përfundoi ajo.

Ajo tha se gabimi më i madh i qeverisë është afatizimi për njohjen e statusit.

Aprovimi i statusit të viktimës së dhunës seksuale u jep të drejtë viktimave që të marrin pagesë mujore prej 230 euro në muaj. Statusi i viktimës së dhunës seksuale është njohur me ligj në vitin 2024. Ndërkaq, Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale ka filluar punën zyrtarisht në shkurt të vitit 2018. 

Vendi

Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës

Published

on

By

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar pa një pajtim për rendin e ditës të seancës së radhës, pas mospajtimeve mes partive politike për pozicionimin e rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës.

PDK-ja, e mbështetur edhe nga opozita tjetër, ka insistuar që kjo rezolutë të jetë pika e parë e rendit të ditës për seancën e së premtes. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që ajo të trajtohet si pikë e fundit, duke kërkuar një dakordim më të gjerë paraprak.

Për shkak të kësaj bllokade, rendi i ditës pritet të miratohet në fillim të seancës plenare. Përveç rezolutës për luftën, në agjendë janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, votimi për anëtarin e Këshillit Prokurorial, si dhe debati për rritjen e çmimit të naftës.

Continue Reading

Vendi

Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurinë në vend.

Gjatë takimit, Kurti falënderoi aleancën veri-atlantike për rolin e saj në stabilitetin e Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi trajnimi për pjesëtarët e FSK-së në institucionet e NATO-s.

Kryeministri njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, pas sukseseve në disa misione ndërkombëtare, aktualisht po përgatitet për të zbarkuar në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e NATO-s vlerësoi lart këtë vendim dhe falënderoi Kosovën për bashkërendimin e ngushtë me aleancën në rrugën drejt integrimit.

 

Continue Reading

Vendi

Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar

Published

on

By

Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Lajmet

Mblidhet Kryesia e Kuvendit: Në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe rezoluta për naftën

Published

on

By

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të koordinuar punët dhe për të caktuar pikat që do të shqyrtohen në seancën e ardhshme plenare.

Sipas procedurës, deputetët fillimisht do të kalojnë nëpër fazën e deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, për të vijuar me vendimmarrje të rëndësishme, raporton Ekonomia online.

Në fokus të kësaj seance pritet të jetë ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të kredisë me agjencitë zhvillimore franceze e gjermane, që prekin sektorët e energjisë, klimës dhe transportit.

Një tjetër temë me interes publik është edhe propozim-rezoluta për shtrenjtimin e naftës, ku do të diskutohet roli i Qeverisë përballë rritjes së kostos së jetesës.

Gjithashtu, agjenda përfshin zgjedhjen e një anëtari në Këshillin Prokurorial, një rezolutë për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës së fundit, si dhe rregullimin e përbërjes së disa komisioneve parlamentare. /Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara