Lajmet

​Vihet gurthemeli i objektit shtesë të shkollës “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan

Published

on

Në Lipjan u vu gurthemeli i objektit shtesë të shkollës “Vëllezërit Frashëri” , ndërtimi i secilës pritet të përfundojë në shtatorin e këtij viti.

Nisja e ndërtimit të këtij objekti shkollor është mirëpritur nga nxënësit e mësimdhënësit pasi që aktualisht në këtë shkollë në një klasë mësojnë 40-42 nxënës.

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka treguar se ndërtimi i shkollës bëhet me financim të komunës.

Ahmeti shton se ky objekt krijon mundësi të reja pasi shkolla e tanishme është e ngarkuar me numër të madh të nxënësve.

“Kemi filluar një objekt shtesë të shkollës fillore ‘Vëllezërit Frashëri’ pritjet janë që për 150 ditë pune, ne synojmë që më 1 shtator ta përfundojmë këtë objekt shkollor me qëllim të krimin të mundësive të reja sepse kjo shkollë është e ngarkuar me numër të madh të nxënësve, kështu që do të shtojmë intensitetin që më 1 shtator të përurohet kjo pjesë e objektit. Ekskluzivisht është financim i komunës, me mjete vetanake e kemi pas tepër të nevojshme këtë projekt dhe besoj që do ta finalizojmë me kohë”, tregoi Ahmeti.

Ahmeti pas vënies së gurthemelit ka treguar edhe se thuajse të gjitha shkollat janë rinovuar.

“Janë rinovuar gati të gjitha shkollat, kemi edhe pak punë të paraleleve të shkollave në disa lokalitete. Por vitin e kaluar janë rinovuar thuajse të gjitha, është investuar edhe në nxehje qendrore në shumicën e shkollave kështu që këtë viti kemi edhe 3-4 projekte të reja në renovim”, tha ai.

Drejtori i shkollës “Vëllezërit Frashëri”, Jakup Bahtiri tha ky objekt do të ndikojë drejtpërdrejtë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

“Fillimi i këtij aneksi është mirëpritur edhe nga nxënësit, prindërit, mësimdhënësit ku do të ndikoj drejtpërdrejt edhe në mësimdhënie dhe mësimnxënie prandaj do të ndikojë edhe në reduktimin e nxënësve në paralele ku deri më tani kemi pasur 40-42 nxënës, prandaj kjo do të ndikojë pozitivisht në zvogëlimin e numrit”, tha ai.

Lajmet

​Kurti: Nëse prokuroria e ka të rëndësishme dëshminë time, duhet të vijë tek unë

Published

on

By

Nëse prokuroria e ka pas të rëndësishme dëshminë time, ai duhet të vinte te ne. Kjo prokurori më shumë po e lufton qeverinë sesa krimin e korrupsionin”, tha Kurti të martën në Gjilan.

Ai, me urdhër të Gjykatës Themelore, duhej të paraqitej sot më 4 mars në Prokurorinë speciale të Kosovës për të dhënë dëshmi në një rast të rezervave shtetërore, por zgjodhi të marrë pjesë në një ngjarje të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Kurti në Gjilan, insistoi se ai asnjëherë s’ka thënë se refuzon të jep dëshmi, mirëpo tha se e njëjta duhet të ndodh në Zyrën e Kryeministrit.

Continue Reading

Lajmet

Kurti nuk paraqitet as sot në Prokurorinë Speciale, shkon në Gjilan

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka shkuar në Prokurorinë Speciale.

Kjo ishte ftesa e tretë që Kurti mori për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Në kohën kur Prokuroria e priste për të dhënë dëshminë, Kurti u ndodh në vënien e gurthemelit të një çerdheje të re në Gjilan.

Continue Reading

Lajmet

Zhduken tre fëmijë e një grua gjatë 24 orëve të fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar se katër persona janë zhdukur gjatë 24 orëve të fundit. Dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë të mitur, janë larguar nga shtëpia në Prishtinë më 24 shkurt, dhe deri tani nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tyre. Ky rast është iniciuar si “person i zhdukur”.

Po ashtu, në Prizren, një person ka njoftuar policinë se vajza e tij ka ikur nga shtëpia dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj. Ky rast është nën hetime.

Në fshatin Ozdrim të Pejës, një burrë ka raportuar se bashkëshortja e tij, e cila ka probleme psikike, ka braktisur shtëpinë dhe nuk dihet ku ndodhet. Ky rast është raportuar më 3 mars 2025 dhe është nën hetime.

Policia ka filluar hetimet për të gjitha rastet dhe po bën përpjekje për gjetjen e personave të zhdukur./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Rama nga Panairi i Turizmit në Berlin: Imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar shumë

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Berlini nëpërmjet rubrikës së tij “Sy me Sy” në facebook. Ai tha se për faktin kur Shqipëria u zgjodh vend nderi në Panairin e Turizmit, ishte një rrugë jo e lehtë. Më tej ai ka folur për transformimin pozitiv të Shqipërisë, gjë që ka sjellë turistë në një numër të madh.

“Jemi në një situatë që s’kemi qenë ndonjëherë dhe do ishte vështirë të imagjinohej pak kohë më parë. Për të ardhur këtu ka qenë jo e lehtë. Ka qenë situatë skeptike, janë bërë shumë biseda, pasatj vera e vjetshme na ka çliruar shumë, arritëm në afro 400 mijë turistë gjermanë dhe këtë vit synojmë të arrijmë gjysmë milionëshin, të paktën në turistë gjermanë.

Turistët gjermanë janë vërtet një lloj testi domethënës, sepse janë të ngadaltë në marrjen një vendimi për të hyrë në një vend, pastaj janë komplet pushtues. Janë turistë që vijnë me të gjitha pretendimet, nga të gjitha kategoritë. Kjo është shumë gjë e mirë që na ka ndodhur.

Nga ana tjetër, imazhi ka ndryshuar shumë dhe mbrëmë ka marrë një formë të plotë edhe në aspektin e proceseve të tjera, të respektit, dinjitet dhe anëtarësimit në BE. Është pak por e sigurt, përmes turizmit, disa vende para nesh thyen akullin dhe kaluan malin e paragjykimeve. Për ne ka qenë vargmal, jo mal.

Continue Reading

Të kërkuara