Kronikë e zezë

​Vdes një vajzë në Skenderaj, nëna fajëson mjekët

Policia njofton se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Published

on

Një vajzë ka ndërruar jetë në Skenderaj. Por për vdekjen ka ngritur dyshim nëna e saj duke fajësuar mjekët. Ajo ka raportuar në polici se vajza e saj ishte në terapi të caktuar nga mjeku, nga e cila terapi dyshon që iu keqësua gjendja.

Policia njofton se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Skënderaj 02.02.2022-19:16. Një femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e cila ka qenë në terapi të caktuar nga mjeku, i është keqësuar gjendja. Nga ekipi mjekësor i emergjencës viktima është dërguar për trajtim, ku nga mjeku kujdestar është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. 

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan për ngacmim seksual

Published

on

Në Lipjan është arrestuar një person pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ngacmuar një grua.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 29 korrik 2026, ndërsa pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Sekuestrohen pistoleta, thika dhe drogë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka zhvilluar një sërë aksionesh gjatë 29 korrikut në disa komuna të vendit, ku janë arrestuar disa persona të dyshuar për posedim të paautorizuar të armëve, përdorim të armëve të zjarrit dhe posedim të substancave narkotike.

Në Prishtinë, një person u arrestua pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi e vogël e substancës narkotike dhe dy thika. Me vendim të prokurorit ai u dërgua në mbajtje.

Në Podujevë, dy persona u arrestuan pasi policia u gjeti 18.22 gramë substancë narkotike, një thikë, një peshore, dy bluarës, dy pako me letra dhe tre telefona. Pas intervistimit, njëri prej tyre u dërgua në mbajtje, ndërsa tjetri u lirua në procedurë të rregullt.

Po në Podujevë, në fshatin Kerpimeh, pas raportimit për të shtëna me armë në një aheng familjar, policia sekuestroi një revole me mulli, dy pistoleta – njëra me gaz – dhe gjashtë fishekë. Tre persona u arrestuan, por më pas u liruan në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Në Obiliq, gjatë kontrollit në një shtëpi u gjet dhe u konfiskua një armë automatike AK-47 me një karikator pa fishekë, ndërsa i dyshuari u dërgua në mbajtje.

Raste të tjera të përdorimit dhe posedimit të paautorizuar të armëve u regjistruan edhe në Shtime, Prizren, Gjakovë, Vushtrri dhe Skenderaj. Në disa prej rasteve u sekuestruan pistoleta, armë automatike AK-47, fishekë dhe armë me gaz, ndërsa disa të dyshuar u dërguan në mbajtje, kurse të tjerë u liruan në procedurë të rregullt.

Në Vushtrri, policia po heton një rast të rëndë, ku një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture me tre punëtorë të KRU Mitrovica, të cilët kishin shkuar për ta shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit. Sipas raportit, i dyshuari i ka kanosur dhe ofenduar punëtorët para se të largohej nga vendi i ngjarjes.

Të gjitha rastet janë duke u trajtuar nga njësitet përkatëse policore në koordinim me prokuroritë kompetente.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për dhunim në Mitrovicën e Veriut

Published

on

Në Mitrovicën e Veriut është arrestuar një person pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një viktimë të mitur.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 28 korrik 2026, ndërsa në konsultim me prokurorin viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

I dyshuari, pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Disa raste të dhunës në familje në Komoran, Prishtinë, Kaçanik, Pejë dhe Gjakovë

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në komuna të ndryshme të vendit, ku janë përfshirë sulme fizike ndaj familjarëve.

Në Komoran, një person është arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje verbale ka ushtruar dhunë fizike ndaj tre familjarëve të tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë, një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Në Kaçanik, është raportuar se një grua ka pësuar në vazhdimësi dhunë nga bashkëshorti i saj. Pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Pejë, një grua ka raportuar dhunë të vazhdueshme nga djali i saj. I dyshuari është arrestuar, por më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në një shtëpi të sigurt.

Ndërkohë, në Gjakovë, një person është arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje familjare ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara