Lajmet

​Vazhdon gjykimi kundër Shalës, dëshmitari i shtatë intervistohet në seancë private

Intervistimi i tij nga mbrojtja e Shalës po zhvillohet në seancë private ndërsa pritet të përfundojë deri në fund të ditës.

Published

on

Në Gjykatën Speciale po vazhdon dëgjimi i dëshmitarit të shtatë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në rastin kundër Pjetër Shalës. Kjo është dita e katërt e dëshmisë së tij para trupit gjykues në Hagë.

Intervistimi i tij nga mbrojtja e Shalës po zhvillohet në seancë private ndërsa pritet të përfundojë deri në fund të ditës.

Njësoj sikur edhe gjashtë të tjerët, dëshmitari i shtatë, i cili mban kodin 1, është i mbrojtur dhe dëshmia e tij është dhënë kryesisht në seanca të mbyllura për publikun.

Pjetër Shala, i cili po qëndron në paraburgim prej marsit të vitit 2021, kishte kërkuar nga trupi gjykues që seancat të mbahen publike meqë po përdoren masa mbrojtëse për dëshmitarët.

Në anën tjetër, trupi gjykues ka theksuar se pas përfundimit të dëshmisë së këtij dëshmitari, transkripti i dëshmisë së tij do të rishikohet dhe do të bëhet publik.

Sipas Speciales, “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, n bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Lajmet

Kosova heq tarifën doganore për produktet amerikane

Published

on

By

Qeveria në detyrë e Kosovës ka hequr tarifën doganore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tani e tutje, të gjitha produktet me origjinë nga SHBA-ja do të kenë tarifë zero për qind kur të hyjnë në Kosovë, tha kryeministri në detyrë Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë të premten, më 1 gusht.

Tjetër vendim shumë të rëndësishëm që po marrim sot është largimi i tarifës doganore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu tani e tutje të gjitha produktet me origjinë nga SHBA-të do të kenë tarifë zero për qind kur të hyjnë në vendin tonë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm që kjo të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar si dhe shtimin e investimeve. Ky është një hap i radhës që dëshmon për marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve tona dhe njëkohësisht tregon përkushtimin dhe vendosmërinë tonë për të pasur një marrëveshje për tregëti të lirë me ShBA-të”, tha Kurti.

Kujtojmë se Kosova kishte tarifë doganore ndaj produkteve amerikane prej 10%.

Pas tarifave të publikuara nga Donald Trump për rreth 200 vende në mbarë botën, Kosova u prek me 10% për produktet e eksportuara në SHBA.

Pas këtij vendimi Qeverisë në detyrë të Kosovës i janë bërë thirrje të vazhdueshme për heqjen e tarifave doganore për importet amerikane.

Continue Reading

Lajmet

Aksident me fatalitet në Skenderaj

Published

on

By

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në Skenderaj.

Dy makina janë aksidentuar teksa vozitësit ishin njëri shtetas i huaj e tjetri shtetas kosovar.

Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar gjashtë viktimat, tri femra dhe tre meshkuj kosovarë, teksa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës fëmijë të përfshirë në këtë aksident.

Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave me vozitës meshkuj, njëri shtetas i huaj ndërsa tjetri kosovar. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar gjashtë viktimat, tri femra dhe tre meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa nga mjeku kujdestar është konfirmuar se njëra viktimë-femije, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit viktima dërgohet në IML për obduksion“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët që nuk kanë deklaruar adresën zyrtare se do kenë kufizime në dokumente civile

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se duke filluar nga sot nuk do të ofrohen shërbime për dokumente civile në e-Kosova dhe në e-kioska nëse nuk është regjistruar adresa zyrtare e banimit.

Qytetarët që nuk kanë deklaruar adresën zyrtare, do të kufizohen në lëshimin e dokumenteve si; ekstrakti i lindjes, certifikata e vendbanimit, certifikata e shtetësisë, certifikata e bashkësisë familjare.

Megjithatë kufizime nuk do të ketë në çasjen e dokumenteve si; certifikata e lindjes, e martesës, e gjendjes martesore dhe e vdekjes, dhe poashtu nuk do ketë kufizime në regjistrime të reja si; lindjes, martesës dhe vdekjes.

Ndërlidhja e adresës zyrtare mund të bhëet përmes Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK) – sportelet 1 dhe 2 në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës, në sportelet e gjendjes civile në objektin e ri të Komunës së Prishtinës dhe online përmes e-Kosova.

Continue Reading

Lajmet

Prishtina eliminohet nga kupat evropiane

Published

on

Skuadra nga kryeqyteti nuk e ka siguruar raundin e tretë të kualifikimeve për në Ligën e Konferencës. Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve dy herë nga pesëmbëdhjetë minuta kundër Larne nga Irlanda Veriore përfundoi me rezultatin 1:1.

Golin e epërsisë për Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri” e shënoi Gjelbrim Taipi në minutën e dhjetë të pjesës së parë.

Leotrim Kryeziu kishte një rast të mirë për të thelluar epërsinë në minutën e 42-të, por portieri mysafir Rohan Ferguson nuk lejoi të befasohej.

Ekipi mysafir erdhi deri te barazimi me golin e Dan Bent në minutën e 56-të, pas një reagimi të vonuar të mbrojtjes vendëse.

Në ekzekutimin e penalltive ekipi nga Irlanda Veriore ishte më e saktë duke fituar me rezultatin 5:4. Ndeshja e parë para një jave në Ballymena Showgrounds të Irlandës Veriore kishte përfunduar pa gola – 0:0.

Kujtojmë, Prishtina u eliminua nga Liga Evropa pas humbjes nga Sheriff Tiraspol me rezultat të përgjithshëm 2:5 (0:4-2:1).

Continue Reading

Të kërkuara