Lajmet

​Vazhdojnë përplasjet në Kuvend për komisionin hetimor

Opozita shpreh kritika.

Published

on

Po vazhdojnë përplasjet pozitë-opozitë në Kuvendin e Kosovës për komisionin hetimor parlamentar për krizën energjetike.

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila u shpreh e gatshme për tërheqjen e nënshkrimeve të propozimit të tyre për formimin e komisionit hetimor për energjinë, por me kusht që opozita të përfshijë kërkesat e tyre.

“Ky insistim jo që është i pakuptimtë, por opozita po i jep të drejtë vetes të mbajë këtë rrugë, por po e qet veten më të dobët… Ne po ju themi, merrni kërkesat tona në temat për hetim parlamentar. Madje këto aktuale të përmendjes së ambasadorit, takimet e tij që po i dini dhe bilancet të dy-tri ditëve të fundit nuk i keni në kërkesë. Duhet të azhurnoni kërkesën, momentin që azhurnoni me të kërkim të gjetura të reja përfshini edhe këto tonat. Ne po i lejojmë 6 nënshkrime, po i miratojmë, s’kemi nevojë as për 40 nënshkrime… merrni temat tona bëni pjesë të propozimit tuaj dhe do ta votojmë që sot kërkesën për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për energjinë”, tha ai.

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se nëse i mohohet opozitës e drejta e themelimit të komisionit hetimor nuk ka asnjë kuptim qëndrimi i tyre në Kuvend.

“Nëse na mohohet një e drejtë, është minim i demokracisë. Qëndrimi ynë tani e tutje këtu s’ka asnjë kuptim. Nëse na mohohet një e drejtë e jona, s’ka më kuptim. Është absurde ta korrektoni ju opozitën, duke thënë se keni kërkesën mirë dhe po ua ndreqim pak”, tha ai.

Ndërkohë, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, u shpreh kritik për debatet lidhur me komisionin hetimor parlamentar.

“Debat koti, përfundime koti, fyerje koti dhe njerëzit normalisht që na shohin nuk ka si të mos ketë përshtypje tjetër për neve përveç urrejtjes. Në vend se të diskutonim kur të na vijnë përfundimet e raportit, ne sot po luajmë rolin e hetuesit dhe përfunduesit të çështjeve dhe vijmë në konkludime tejet absurde… Për secilën temë hapni e themeloni komision hetimor dhe i keni nënshkrimet tona. A e dini ku kapemi ne? Nëse themeloni komision hetimor për Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Kosovës. E aty s’do të gjeni asgjë. Vetëm aty e prekni LDK-në, në asnjë fushë tjetër LDK-në nuk e prekni”, deklaroi ai.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara