Lajmet

​Varhelyi uron Kurtin, i kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut

Published

on

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi ka uruar kryeministrin Kurti për formimin e qeverisë së re dhe i ka dëshiruar suksese në detyrën e kryeministrit.

“Në zgjedhjet e shkurtit, populli i Kosovës ju dha një mandat të fortë për reforma në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe për promovimin e zhvillimit socio-ekonomik, si edhe orientimit drejt një ekonomie më të gjelbër. Bashkimi Evropian është i gatshëm t’ju mbështesë në këtë drejtim”, ka shkruar Varhelyi.

Komisioneri i BE-së ka thënë se kthimi i perspektivës evropiane të Kosovës në një realitet për qytetarët e saj gjithashtu kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, dhe normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë.

Varhelyi ka thënë se luftimi i pandemisë mbetet prioritet kryesor, teksa u zotua se BE-ja do t’i qëndrojë pranë Kosovës në këtë kohë.

“Luftimi i pandemisë së koronavirusit dhe pasojave të saj socio-ekonomike do të mbetet një prioritet kryesor për të ardhmen e parashikueshme. BE-ja tashmë ka siguruar ndihmë thelbësore dhe do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës gjatë kësaj kohe sfiduese”, ka deklaruar ai./UBTNews

Lajmet

Kaçanik: Arrestohen dy persona pasi u kapën duke përgatitur qeset me marihuanë për shitje

Published

on

By

Janë arrestuar dy persona Kaçanik, pasi janë hasur me substanca narkotike. Të dyshuarit meshkuj kosovarë ishin duke përgatitur qeset me marihuanë për shitje. 

Policia në raportin 24-orësh gjihtashtu njoftoi se kanë konfiskuar substancën si dhe para në vlerë 295 euro..

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi janë hasur duke përgatitur substancë narkotike për shitje. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar rreth 68 qese të mbushura me substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë me peshë rreth 31.14 gramë dhe para të gatshme 295 euro. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin nga Policia e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Zyrtari policor goditet me veturë në Zubin Potok

Published

on

Një zyrtar policor ka pësuar lëndime pasi është goditur nga një veturë gjatë një kontrolli në Zubin Potok.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më 21 tetor, rreth orës 16:25, kur njësiti policor ishte në pikë kontrolli. Gjatë tentimit për ta ndaluar një veturë, drejtuesi i saj është larguar me shpejtësi duke goditur një nga zyrtarët policorë.

“Vetura e dyshuar nuk është arritur të ndalohet”, thuhet në raportin 24-orësh./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Nora Gjakova në mesin e kampioneve botërore e olimpike në Romë

Published

on

Kampionia olimpike nga Kosova, Nora Gjakova, po merr pjesë në Akademinë e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF) që po mbahet në Romë të Italisë.

Siç shkruan Federata e Xhudos në Kosovë, Gjakova ka përfunduar me sukses pjesën teorike të shkollimit dhe tashmë po ndjek pjesën praktike të trajnimit, përkrah kampioneve të tjera botërore e olimpike, nën udhëheqjen e Daniel Lascau.

Kjo akademi ka për qëllim licencimin dhe ngritjen profesionale të trajnerëve të xhudos në nivel ndërkombëtar./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Skandal në Maqedoninë e Veriut, klubi shqiptar suspendohet nga të gjitha ligat!

Published

on

Një skandal i rëndë ka shpërthyer në basketbollin vendor, pasi Federata e Basketbollit të Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim që të suspendojë nga të gjitha ligat klubin shqiptar KB “Shkupi”.

Sipas reagimit të klubit, arsyeja zyrtare e këtij vendimi është borxhi financiar i klubit në vlerë prej 590.000 denarësh.

Megjithatë, drejtuesit e klubit theksojnë se situata është pasojë e mosmarrjes së mjeteve të premtuara nga Ministria e Sportit, fonde të cilat KB “Shkupi” duhej t’i merrte me kohë për të mbuluar obligimet e veta financiare.

Ajo që ka tronditur opinionin sportiv është fakti se për suspendimin e klubit ka votuar edhe anëtari shqiptar i bordit, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mbrojtjen e interesave të sportit shqiptar dhe të vetë klubit që përfaqëson një traditë të gjatë në basketbollin e Shkupit.

Me këtë vendim, KB “Shkupi” përjashtohet nga të gjitha aktivitetet zyrtare të Federatës, gjë që pritet të shkaktojë pasoja të mëdha për lojtarët, trajnerët dhe komunitetin sportiv shqiptar në vend.

Ky zhvillim ka ngjallur reagime të ashpra në opinion, ku kërkohet urgjentisht rishikimi i vendimit dhe ndërhyrja e institucioneve përkatëse për të shmangur një dëm të pariparueshëm për sportin shqiptar në Maqedoninë e Veriut./S.K/EO/MK/

Continue Reading

Të kërkuara