Lajmet

​Varhelyi: BE humbi më shumë se pesë vjet në procesin e zgjerimit

Kështu deklaroi ai në forumin “Eu Meets the Balkans”, që po zhvillohet në Sofje.

Published

on

Kemi humbur më shumë se pesë vjet në procesin e zgjerimit të BE-së, deklaroi komisioneri evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në forumin “Eu Meets the Balkans”, që po zhvillohet në Sofje.

“Ne kemi pasur një komision që i tha qartë jo zgjerimit dhe kjo ka pasur ndikim jo vetëm për rajonin, por edhe për vendet anëtare të BE-së”, theksoi ai.

”Me luftën në Ukrainë gjërat kanë ndryshuar. Shtetet anëtarët shohin se është në interesin e BE-së për të integruar fqinjësinë sa më shumë sepse është kusht për paqe dhe siguri afatgjatë”, shpjegoi Varhelyi duke theksuar se “dosja e zgjerimit është një kryeprioritet edhe për ato shtete për të cilat nuk ka qenë deri tani”.

Varhelyi më pas u fokusua në temën e ndikimit në rajon të vendeve të treta si Kina. Duke kujtuar projektin “Hekurudha e Korridorit X”, një nga investimet kryesore të Planit Ekonomik dhe Investues prej 30 miliardë eurosh të BE-së, komisioneri foli për “konkurrencë të fortë me Kinën, që kemi zëvendësuar”.

“Mesazhi është se oferta evropiane është gjithmonë më e mirë dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë”, deklaroi ai.

Gjatë vizitës së tij në Sofje, Varhelyi gjithashtu pati “një takim konstruktiv” me presidentin bullgar Rumen Radev, gjatë të cilit u diskutua ”si të shpejtohet zgjerimi i Ballkanit Perëndimor”.

“Është në interesin tonë përbashkët”, shkruan komisioneri në Twitter “për të garantuar siguri afatgjatë, stabilitet dhe prosperitet në rajon”.

Lajmet

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, me ç’rast njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Published

on

By

Një grua është arrestuar në Lipjan nën dyshimin se ka shantazuar një burrë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, e njëjta dyshohet se veprën penale “Shantazh” ndaj viktimës e ka ushtruar për disa muaj me radhë.

E dyshuara, pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt. /E. A/

Continue Reading

Lajmet

Paradite mot i ngrohtë, pasdite priten reshje lokale e rrufe

Published

on

By

Të martën mbi vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, ku temperaturat minimale në orët e mëngjesit do të lëvizin nga 14°C deri në 17°C.

Ndërkohë, ato maksimale gjatë ditës pritet të ngrihen duke arritur nga 28°C deri në 32°C.

Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe perëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi prej 2 deri në 8 m/s.

Ndryshim i lehtë i motit parashihet gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, ku në vende-vende priten reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me shkarkime rrufesh. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Breshëri dëmton rreth 90% të të mbjellave në Istog

Published

on

By

Stuhia e fuqishme e breshërit që goditi komunën e Istogut ka shkaktuar dëme materiale në sektorin e bujqësisë.

Siç raporton RTK, vlerësimet fillestare të autoriteteve lokale tregojnë se rreth 90 për qind e sipërfaqeve të mbjella në këtë territor mund të jenë prekur nga moti i ligë.

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Istogut, Artan Gegaj, bëri me dije për RTKlive se, ndonëse ende nuk ka një bilanc përfundimtar, stuhia ka dëmtuar një pjesë të madhe të kulturave bujqësore.

Ai njoftoi se nga mëngjesi i së martës do të formohen komisionet përkatëse për të dalë në terren me qëllim evidentimin e saktë të dëmeve dhe identifikimin e fermerëve të prekur.

Sipas Gegës, Komuna e Istogut dhe kryetari Ilir Ferati do të angazhohen për t’u dalë në ndihmë fermerëve gjatë procesit të vlerësimit. Gjithashtu, ai i bëri thirrje Ministrisë së Bujqësisë për mbështetje emergjente, duke theksuar se “dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme”. /RTK/

Continue Reading

Të kërkuara