Shëndeti

​Ushqimet që ua largojnë lodhjen

Published

on

Lodhja në punë është normale veçanërisht pas detyrave të vështira ose disa orësh të kaluara në një takim.

Sidoqoftë, duhet të zgjoheni sa më shpejt që të jetë e mundur pasi dita e punës nuk ka mbaruar dhe ka ushqime të ndryshme që mund t’ju ndihmojnë.

Merrni dhjetë minuta për një meze të lehtë, hani diçka nga kjo listë dhe do të ndiheni si i ri, raporton Healthista.

1. Peshqit

Ulin presionin e gjakut dhe konsumi i rregullt mund të zvogëlojë rrezikun e Alzheimerit dhe artritit. Përveç kësaj, acidet yndyrore omega-3 stimulojnë funksionin dhe kujtesën e trurit.

2. Arra

Zgjedhja më e mirë janë bajamet që përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm, por edhe gjëja më e rëndësishme në punë – përqendrimi. Sigurisht, frutat e tjerë si arrat dhe lajthitë janë gjithashtu të shkëlqyera.

3. Manaferrat

Dihet që kanë një efekt të madh në qarkullimin e gjakut dhe shëndetin e përgjithshëm të organizmit, por a e dini se manaferrat luajnë një rol të madh në kujtesën e mirë të trurit? Shumë studime e kanë konfirmuar këtë, dhe përmendin boronicat si zgjedhja më e mirë.

4. Sojë

Produktet e sojës përmbajnë nivele të larta të triptofanit dhe serotoninës, të cilat lidhen drejtpërdrejt me funksionin dhe përqendrimin e përmirësuar të trurit. Përfshini ato në meny të paktën dy herë në javë.

Shëndeti

Vetëm 7,000 hapa në ditë ulin rreziqet shëndetësore

Published

on

Ecja e përditshme prej vetëm 7,000 hapash mund të mjaftojë për të përmirësuar funksionin e trurit dhe për të mbrojtur organizmin nga disa sëmundje, sipas një studimi të publikuar në The Lancet Public Health, ka raportuar BBC.

Ky numër hapash konsiderohet më real sesa objektivi i zakonshëm prej 10,000 hapash që është i popullarizuar si synim ditor.

“Kemi krijuar përshtypjen se duhet të bëjmë 10,000 hapa në ditë, por kjo nuk bazohet në prova shkencore”, shpjegoi autorja, doktoresha Melody Ding.

Sipas saj, shifra 10,000 hapash vjen nga fushata marketingu e viteve ’60 në Japoni, kur në prag të Lojërave Olimpike të Tokios u hodh në treg matës hapash me emrin manpo-kei, “matës i 10,000 hapave”. Ky numër është kthyer në standard të pashkruar që përdoret nga pajisjet e aplikacionet për aktivitet fizik.

Në studimin e ri janë analizuar të dhëna nga më shumë se 160,000 të rritur në mbarë botën, duke krahasuar ndikimin e ecjes në shëndet.

Në krahasim me personat që bënin vetëm 2,000 hapa në ditë, ata që ecnin 7,000 hapa ishin më pak të rrezikuar nga këto sëmundje:

-Sëmundjet kardiovaskulare – ulen me 25%

-Kanceri – ulet me 6%

-Demenca – ulet me 38%

-Depresioni – ulet me 22%

Sipas studiuesve disa prej këtyre përqindjeve mund të mos jenë të sakta, pasi janë mbështetur në një numër relativisht të vogël studimesh, por mesazhi është i qartë: edhe një numër modest hapash, si 4,000, është dukshëm më i dobishëm sesa koha e kaluar ulur me vetëm 2,000 hapa në ditë.

Për shumicën e gjendjeve shëndetësore, përfitimet kishin tendencë të stabilizoheshin pas 7,000 hapash, për zemrën përfitimet shtoheshin me rritjen e numrit të hapave. Udhëzimet aktuale për aktivitet fizik, si ato të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nuk flasin për hapa, por për kohë: të rriturit këshillohen të bëjnë të paktën 150 minuta aktivitet aerobik të moderuar ose 75 minuta aktivitet intensiv në javë.

Ding ka thënë se kjo mënyrë e përllogaritjes mund të jetë e vështirë për t’u kuptuar, numri i hapave është më konkret dhe i lehtë për t’u ndjekur gjatë ditës.

“Ka njerëz që notojnë, që ngasin biçikletën apo kanë aftësi të kufizuara që nuk u lejojnë të ecin shumë, ndaj udhëzimet ekzistuese janë të domosdoshme. Por rekomandimet për numrin e hapave mund të jenë një shtesë që ndihmon njerëzit të mendojnë për aktivitetin fizik gjatë gjithë ditës”, ka thënë doktoresha.

Edhe ekspertë të tjerë e mbështesin këtë qasje.

“Ky studim sfidon mitin se 10,000 hapa janë të domosdoshëm. Për shumë njerëz, qëllimi prej 5,000 deri në 7,000 hapa është më i arritshëm”, tha doktori Daniel Bailey nga Brunel University në Londër.

Doktori Andrew Scott, shton se “më shumë gjithmonë është më mirë”, këshillon që njerëzit të mos shqetësohen nëse nuk e arrijnë një numër të caktuar çdo ditë.    “Nuk ka rëndësi shifra fikse, sidomos në ditët kur aktiviteti është i kufizuar”, ka thënë ai.

Continue Reading

Shëndeti

Kujdes me limonin! Përdorimi i gabuar mund të dëmtojë shëndetin

Published

on

Ja pse duhet të shmangni ngrirjen dhe konsumimin e lëvores së limonit të tërë.

Limoni është në i shëndetshëmhe rekomandohet për forcimin e imunitetit, përmirësimin e tretjes dhe detoksifikimin e organizmit. Ai është i pasur me vitaminë C që cilët ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet oksidative. Limoni shkakton edhe dëme të mundshme nëse përdoret gabimisht. Një praktikë që përmendet, por nuk rekomandohet nga ekspertët, është ngrirja e të gjithë limonit, më pas grirja e lëvores dhe konsumimi i saj.

Pse ngrirja e limonit mund të jetë e rrezikshme?

Sipas Food Chemistry Journal, arsyeja qëndron se ngrirja rrit përqendrimin e substancave të pranishme natyrshëm në lëvoren e agrumeve, si psoraleni e disa vajra esencialë citrusi. Kur merren në sasi të mëdha, mund të kenë efekte të padëshiruara, si irritim i sistemit tretës ose, ndikim neurotoksik.

Lëvorja e limonit trajtohet me pesticide dhe dyllë për të zgjatur freskinë gjatë transportit. Ngrirja nuk i shkatërron këto mbetje, madje çon në përqendrim më të lartë të tyre nëse konsumohet lëvorja e grirë.

Çfarë duhet të bëni në vend të kësaj?

Në vend që të ngrini të gjithë limonin, shtrydhni lëngun e ruani të ngrirë në kubikë akulli, ose përdorni lëvoren e freskët në sasi të vogla, duke siguruar që limoni të jetë organik dhe i papërpunuar me kimikate. Para përdorimit, është e këshillueshme të lahet lëvorja me ujë të ngrohtë e sodë buke për të larguar mbetjet e mundshme të pesticideve, paralajmëron European Food Safety Authority.

Limonët janë të shëndetshëm, përdorni me kujdes. Shmangni konsumimin e lëvores së grirë nga limoni për të ulur rreziqet e mundshme për shëndetin tuaj.

 

Continue Reading

Shëndeti

Ja pjesët e trupit që duhen kontrolluar çdo ditë

Published

on

Dr. Mindy Pelz, një mjeke dhe eksperte e njohur ndërkombëtarisht, ka ndarë pesë pjesë të trupit që duhen kontrolluar çdo ditë për të vëzhguar sinjalet e hershme të problemeve shëndetësore – pa qenë nevoja të shkoni te mjeku.

Gjatë një episodi të “podcast”-it The Diary of A CEO, Dr. Pelz, theksoi rëndësinë e një rutine të përditshme vetëkontrolli për të kuptuar nëse trupi po funksionon siç duhet. Ajo përmendi pesë zona: sytë, këmbët, thonjtë, gjuha dhe flokët – secila prej tyre mund të sinjalizojë gjendje të ndryshme shëndetësore.

1. Sytë

Sipas mjekes, pjesa e brendshme e syrit është një nga treguesit më të rëndësishëm të funksionit të mëlçisë. “Nëse shikoni ngjyrë të verdhë në pjesën e bardhë të syrit, kjo mund të tregojë se mëlçia nuk po funksionon siç duhet”, tha ajo.

2. Thembrat e këmbëve

Mund të jenë një tjetër sinjal alarmi. Dr. Pelz shpjegon se kjo gjendje lidhet me qarkullimin e dobët të gjakut e me vështirësinë e trupit për të eliminuar toksinat. “Nëse pjesa e poshtme e këmbëve është e ashpër dhe e çarë, kjo tregon se sistemi juaj nuk po pastrohet siç duhet,” shtoi ajo.

3. Thonjtë

Gjendja e thonjve mund të tregojë mungesë të mineraleve në trup. “Nëse thonjtë janë të brishtë, plasariten shpesh ose rriten shumë ngadalë, kjo mund të jetë një shenjë e mungesës së lëndëve ushqyese thelbësore,” shpjegon ekspertja.

4. Gjuha

Mjekja thekson se është e rëndësishme të shikoni gjuhën çdo mëngjes. “Nëse ka një shtresë të bardhë mbi të, kjo mund të jetë shenjë e pranishmërisë së mykut në organizëm ose e një procesi detoksifikues që po ndodh në trup,” tha ajo.

5. Flokët

Rënia e flokëve nuk është vetëm çështje estetike. Sipas Dr. Pelz, flokët që bien më shumë se zakonisht mund të jenë një shenjë e një problemi më të thellë me shëndetin, duke treguar mungesa ose çrregullime hormonale.

“Ju duhet një rutinë e përditshme për të kuptuar si funksionon trupi juaj,” përfundoi ajo, duke theksuar se vëmendja ndaj këtyre pesë treguesve mund të bëjë ndryshim të madh në mirëqenien tuaj.

Continue Reading

Shëndeti

Fuqitë shëruese të mjaltit dhe aloe verës

Published

on

Nëse ndiheni të drobitur e nuk pushoni siç duhet, apo jeni të predispozuar të ftoheni shpejt, duhet të kombinoni Eliksirin e Jetës.

Në shumë vende të botës, kombinimi i mjaltit dhe Aloe Verës konsiderohet si ‘Eliksiri i Jetës’, si mjalti ashtu edhe Aloe Vera janë të pasur në vlera dhe njihen si suplementë të shkëlqyer ushqimorë.

Mjalti dhe Aloe Vera janë përdorur prej shekujsh, duke përforcuar idenë se ushqimi mund të jetë mjekim.

Kombinimi i mjaltit dhe Aloe Verës është i vlefshëm për njeriun

Organizmi ka nevojë për lëngje që përftohen nga uji, por nëse shtoni Aloe Verën e mjaltin do të pasuroni ushqimin tuaj, lëngu i Aloe Verës e mjaltit përmban pak kalori dhe sheqerna në krahasim me lëngjet e tjera.

Përpos kësaj, ky lëng përmban vitamina dhe fitoushqyes që i bëjnë mirë shëndetit.

Pak kalori, shumë vitaminë C

Lëngu i Aloe Verës me mjaltin përmban pak kalori, në 250 mililitra lëng gjeni 120 kalori, një gotë me lëng përmban 60 kalori që e bën alternativën më të mirë në krahasim me lëngjet e tjera. P.sh lëngjet e mollës dhe portokallit kanë 114 dhe 112 kalori për çdo racion.

Në çdo racion të lëngut Aloe e mjaltit gjenden sasi domethënëse të vitaminës C, antioksidant dhe ushqyes i rëndësishëm, që ka aftësinë të luftojë radikalet e lira të cilat konsiderohen shkaktarë të sëmundjeve kronike dhe plakjes.

Vitamina C promovon prodhimin e kolagjenit, kaq i nevojshëm për lëkurë elastike, aktivizon enzimat e nevojshme për funksionin e qelizave e mbështet metabolizmin. Në 250 mililitra të lëngut të Aloe Verës dhe mjaltit gjenden 30 përqind të dozës ditore të vitaminës C.

Përfitimet e tjera të Aloe Verës

Përfshirja e Aloe Verës ofron vlera shëndetsore fito ushqyes si është barbaloina që luan rolin e antioksidantit. Aloe Vera rregullon nivelin e sheqerit në gjak, është e dobishme për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Si ta përgatisni:

1 filxhan xhel Aloe Vera;

1 filxhan mjaltë.

Përzieni në mikses derisa të formohet një masë kompakte.

Continue Reading

Të kërkuara