Lajmet

​Uran Ismaili prezanton drejtoreshën e Kulturës

Ismaili ka thënë se përgatitja e lartë profesionale dhe përvoja e madhe në sektorin publik dhe privat në Kosovë.

Published

on

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Uran Ismaili, ka prezantuar sot Arta Balajn, drejtoreshën e re të Kulturës në Komunën e Prishtinës.

Ismaili ka thënë se përgatitja e lartë profesionale dhe përvoja e madhe në sektorin publik dhe privat në Kosovë, e bëjnë Artën një kuadër mirë të kualifikuar për këtë pozitë.

“Si një grua e përgatitur mirë, me shkollim ndërkombëtar dhe e dëshmuar për rreth dy dekada në sektorin publik e privat, Arta ka besimin dhe mbështetjen time të plotë në detyrën e re. Ajo ka punuar në disa shtete të ndryshme ndërsa ka bashkëpunuar edhe me shumë organizata ndërkombëtare që shërbejnë në Kosovë. Përvojën e saj të madhe do ta sjell tani në Prishtinë, për t’i dhënë gjallëri jetës dhe aktiviteteve kulturore në kryeqytetin tonë”, ka thënë Ismaili.

Sipas një komunikate, Partia Demokratike e Kosovës deri më sot kishte emëruar nënkryetaren dhe katër drejtorë, nga pesë sa i takojnë nga marrëveshja për bashkëqeverisje.

Me emërimin e Artës, kompletohet ekipi i PDK-së për kryeqytetin: Donjeta Sahatçiu (Nënkryetare), Besianë Musmurati (Drejtoreshë e Arsimit), Plator Gërdovci (Drejtor i Bujqësisë), Ilirik Musliu (Drejtor i Shërbimeve Publike), Granit Rugova (Drejtor për Sport) dhe Arta Balaj (Drejtoreshë e Kulturës).

CV: Kush është Arta Balaj?

Arta Balaj është e lindur në Prishtinë në vitin 1979. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në kryeqytet ndërsa studimet bachelor dhe magjistraturën i kreu në Fakultetin e Gazetarisë dhe Shkencave Politike, Universiteti i Ëarshavës, në Poloni (1999-2004).

Në po të njëjtin universitet, ajo ka kryer edhe specializimin në Marketing Politik dhe Marrëdhënie me Publikun.

Puna e saj mbi 20 vjeçare gërsheton praktikalitetin dhe presionin e performancës së sektorit privat si dhe përvojën në administrim, menaxhim dhe llogaridhënie e cila kërkohet në sektorin publik.

Karriera e saj profesionale filloi gjatë luftës në vitet 1998-1999, kur punoi si korrespondente e Radiotelevizionit Shtetëror Informativ të Polonisë.

Ajo u angazhua vullnetarisht dhe ndihmoi Qeverinë polake, UNHCR-in dhe Kryqin e Kuq polak në transportimin e refugjatëve shqiptarë dhe romë nga Maqedonia dhe në krijimin e kampeve të refugjatëve në Poloni.

Në vitin 2006, u angazhua me punë në Emiratet e Bashkuara Arabe, si specialiste për zhvillimin e biznesit dhe marketingut në kuadër të një kompanie amerikane, Ëorld Strategic Initiatives.

Pas një viti rikthehet në Kosovë si analiste politike ndërkombëtare në UNMIK, për të vazhduar karrierën në sektorin privat dhe atë bankar.

Nga viti 2010, përmes projektit të UNDP-së dhe KFOS-it, ajo është angazhuar si Këshilltare për Marrëdhënie me Publikun dhe Marketingun në Kabinetin e Ministrit të Bujqësisë.

Kjo eksperiencë i ka hapur rrugë për të vazhduar karrierën në projekte konsulence ndërkombëtare me DANIDA-n, USAID-in, Komisionin Evropian dhe kryesisht në fushën e marrëdhënieve me publikun, marketingut, administrimin dhe menaxhimin e projekteve.

Që nga viti 2015, ajo është emëruar Shefe e Kabinetit në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Arta flet katër gjuhë dhe jeton në Prishtinë.

Vendi

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rama dënon protestat e dhunshme: Efektivët e policisë marrin 2.500 euro shpërblim

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me strukturat e Policisë së Shtetit, i ka cilësuar protestat e ditëve të fundit si një “valë dhune” që nuk ka asnjë lidhje me kërkesat legitime apo me parimet e një shoqërie demokratike.

Sipas kreut të qeverisë, personat që po përfshihen në akte dhune dhe shkatërrime nuk mund të konsiderohen studentë. Rama theksoi se kjo lëvizje nuk është një revoltë për arsimin, duke e bërë të qartë dallimin mes studentëve që protestuan paqësisht për kërkesat e tyre universitare dhe grupeve të maskuara që përdorin dhunën. Ai akuzoi organizatorët se po përdorin të mitur të moshave 13-14 vjeçare në vijën e parë të përplasjeve me qëllim provokimin e një incidenti tragjik.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri përgëzoi forcat e policisë për vetëpërmbajtjen dhe profesionalizmin e treguar përballë sulmeve. Si mbështetje konkrete për efektivët e angazhuar në terren, Rama njoftoi se secili prej tyre do të përfitojë menjëherë një shpërblim prej 2.500 eurosh, ndërsa bëri të ditur se nga 1 janari i vitit 2027 do të ketë edhe një rritje të pagave për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, cakton seancën e radhës

Published

on

By

Sot Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhje në të cilën prite të caktojë rendin e ditës për seancën e radhës plenare.

Mbledhja e Kryesisë do të mbahet në orën 11:00.

Rendi i ditës i mbledhjes së Kryesisë:

  1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, 
  2. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
  3.   Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;
  4.   Deklarimet jashtë rendit të ditës;
  5.   Pyetjet parlamentare;
  6.   Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;

Continue Reading

Lajmet

Macron dënon dhunën dhe plaçkitjet në Francë: Mbi 2.400 të arrestuar pas protestave masive

Published

on

By

Protestat mbarëkombëtare në Francë kundër rritjes së kostos së jetesës dhe kushteve në arsim janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme, duke çuar në arrestimin e më shumë se 2.400 personave në të gjithë vendin.

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Presidenti Emmanuel Macron shprehu zemërimin dhe turpin për trazirat, ndërsa fajësoi grupet e së majtës ekstreme dhe elementët kriminelë për nxitjen e kaosit. Macron u zotua se përgjegjësit për plaçkitjet dhe sulmet ndaj institucioneve do të përballen me pasojat ligjore, duke udhëzuar prefektët të marrin masa strikte për mbrojtjen e ndërtesave publike dhe bizneseve, përfshirë edhe ndalimin e protestave kur kjo të jetë e nevojshme.

Dëmet materiale nga përplasjet llogariten të jenë të konsiderueshme. Në qytetin Limoges, goditja e stilit historik e bashkisë u shkatërrua pothuajse tërësisht pasi protestuesit i vunë zjarrin. Incidentet nuk munguan as në Marsejë e Lion, ku u sulmuan stacione policie dhe zyra publike, ndërsa në Paris u arrestuan më shumë se 850 persona pasi zona përreth Sheshit të Republikës u kthye në fushëbetejë me xhama të thyer e rrugë të dëmtuara. Gjithashtu, policia e Parisit njoftoi se një person ndërroi jetë nga një sulm në zemër gjatë trazirave.

Sipas autoriteteve, në marshime morën pjesë rreth 550.000 persona, ndërsa organizatorët e vlerësojnë pjesëmarrjen në 800.000. Ngjarjet kanë nxitur edhe reagime të ashpra politike në prag të zgjedhjeve presidenciale, ku opozita ka kritikuar reagimin e qeverisë, ndërsa liderët e qyteteve kryesore kanë kërkuar takime urgjente me kryeministrin për menaxhimin e situatës. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara