Lajmet

​Ulqini gati për sezonin turistik, paralajmërohet largimi i taksës kufitare nga 15 qershori

Published

on

Komuna bregdetare e Ulqinit ka bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Përfaqësuesit e kësaj komune sot në Prishtinë kanë shpalosur lehtësirat dhe investime në bregdetin e Ulqinit, derisa kanë paralajmëruar edhe një marrëveshje në mes të Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe Byrosë së Malit të Zi për largimin e taksës kufitare nga mesi i qershorit.

Kryetari i Ulqinit, Aleksandër Daboviq tha se tashmë situata pandemike në këtë komunë ka bërë që e gjithë vëmendja të fokusohet te sezoni turistik. Ai derisa listoi investimet që kanë bërë si pushtet komunal për të përmirësuar kushtet për turistët, kërkoi që çmimet të jenë sa më të përshtatshme për të gjithë.

Komuna e Ulqinit ka ditë që është e fokusuar rreth përgatitjeve për sezonin turistik… Si komunë kemi synuar dhe synojmë që qyteti të ketë një imazh të përmirësuar, ndërsa subjektet private duke investuar në pamjet e objekteve të tyre, gjelbërimin e mjediseve reklamimin e bizneseve… Ne kemi ndërmarrë disa hapa veçmas në infrastrukturë në vendet e parkingut, sinjalizimit, asfaltimit, ndriçimit publik dhe fushat tjera. Ne insistojmë dhe kërkojmë mirëkuptim nga pushuesit në plazhe, pronarët e hoteleve, restorantet dhe qiradhënësit dhe të tjerët që këtë vit çmimet të jenë sa më të përshtatshme për të gjithë”, tha ai.

Nënkryetari i komunës së Ulqinit, Astrit Hoxha tha se deri tani në Ulqin janë vaksinuar kundër COVID mbi 35 për qind e popullatës, derisa është plani që deri më 10 qershor të vaksinohen edhe punëtorët e turizmit.

“Deri më sot në Ulqin më se 35 % e popullatës janë të vaksinuar me një ligj që e ka sjellë qeveria e Ulqinit deri më 10 qershor të gjithë punonjësit e turizmit do jenë të vaksinuar, kështu që shëndeti do jetë primar”, tha ai.

Drejtori i Organizatës Turistike në Ulqin, Gëzim Hajdaraga i ka shpalosur disa nga aktivitet kulturore të organizuara për turistët. Ai tha se janë duke punuar për të larguar pagesën e policës kufitare si dhe kontrollimin vetëm njëkahor në kufi me qëllim të eliminimit të pritjes.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku tha se kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme se marrëveshja për largimin e pagesës për sigurimit kufitare të hyjë në fuqi nga 15 qershori. Ai tha se falë kësaj marrëveshje qytetarët e të dyja vendeve do të kursejnë 4 milionë euro.

“Dje në mbledhjen e byrosë kemi ndarë një fond garancie për këtë marrëveshje që ka qenë kërkesë e Byrosë malazeze dhe përpjekjet tona janë që më së largu më 15 qershor kjo marrëveshje të hyjë në fuqi dhe qytetarët të mos kenë nevojë për pagesën e sigurimit kufitar. Qytetarët e të dyja vendeve nga kjo marrëveshje do kursejnë hiq më pak se 4 milionë euro”, u shpreh Mazreku./UBTNews

Lajmet

Dështimi i 53-të, deputetët mblidhen sonte prapë në orën 22:00

Published

on

By

As në përpjekjen e 53-të, deputetët nuk e konstituan Kuvendin e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryesuesi Avni Dehari ua ndërpreu fjalën deputeit të PDK-së Abelard Tahirit, deputetes së LDK-së Jehona Lushaku Sadriu dhe deputetes së AAK-së Time Kadrijaj.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, tha se seanca do të mbahet sonte në orën 22:00.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, që do të jetë në fuqi nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis.

Continue Reading

Lajmet

​Zemaj: Nuk pres të ketë diçka as pas dy javësh

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj tha se nuk pret dalje nga bllokada institucionale as pas dy javësh.

Para fillimit të përpjekjes së 53-të për konstituim të kuvendit, Zemaj tha para mediave se “kryeneçësia e Vetëvendosjes po i kushton Kosovës”.

Kryeneçësia e Vetëvendosjes, ose më mirë të them kryeneçësia e tyre për të qenë në një pushtet absolut është ka i kushton Kosovës dhe sot jemi në muajin e pestë të mos konstituimit të kuvendit dhe të krijimit të qeverisë së re të Kosovës. tash kemi hyrë edhe në atë që quhet përgjigje legale nga Gjykata Kushtetuese, sot është dita e fundit deri në atë që do ta marrim si masë të përkohshme dhe të presim datën 8”, u shpreh ai.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masa të përkohshme nga data 27 korrik deri më 8 gusht, ku deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo veprim e vendim që lidhet me konstituim të kuvendit.

Zemaj tha se nuk pret ndryshim as pas dy javëve.

Duhet shfrytëzuar çdo moment, çdo minutë që të kemi institucione të reja. Por me këtë logjikë dhe me këtë bllokadë që është evidente nga VV-ja, nuk pres që mund të ketë diçka edhe pas dy jave,” ka thënë Zemaj.

Continue Reading

Lajmet

Limaj: S’po shoh ndonjë mundësi për ndryshim sot

Published

on

By

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është pyetur sot nëse pret të kandidohet për kryetar të Kuvendit të Kosovës, në kuadër të zhvillimeve rreth seancës konstituive.

Në një deklaratë të shkurtër dhënë para fillimit të seancës, Limaj u përgjigj shkurtimisht: “S’po shoh ndonjë mundësi për ndonjë ndryshim sot.

Kjo deklaratë vjen në një moment të tensionuar, kur partitë opozitare dhe Lëvizja Vetëvendosje ende nuk kanë arritur një konsensus për konstituimin e Kuvendit. Mospajtimet e vazhdueshme kanë penguar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërsa afati kushtetues për këtë proces përfundon sonte në mesnatë.

Continue Reading

Lajmet

Murati: Nuk është problem që të sigurohen votat për të tejkaluar këtë ngërç

Published

on

By

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hekuran Murati tha se nuk është problem që të sigurohen votat për tejkalim të ngërçit politik.

Ai para fillimit të seancës konstituive, e cila është përpjekja e fundit para vendosjes së masës së Gjykatës Kushtetuese, tha se pret që të ketë vullnet nga partitë opozitare për konstituim të kuvendit.

Po shpresoj që meqë është seanca e fundit apo vazhdimi i fundit që do të mbahet para pezullimit nga Gjykata Kushtetuese, shpresoj dhe uroj që të gjendet vullneti nga partitë opozitare, por edhe tek deputetët individualisht që më në fund të kemi konstituimin e kuvendit. Na duhet që patjetër që të formohen institucionet. Ne tashmë siç e keni parë jemi te numri 57 në vazhdimësi, me votat e NISMA-s bëhemi 60, jemi shumë afër 61. Me votat e Veton Berishës dhe Duda Baljes bëhemi 62, me votën e Lutfi Hazirit që ka thënë do të bëhesha vota 61 bëhemi 63, e madje edhe me votën e Bekë Berishës bëhen 64. Nuk është problem që të jenë dhe të sigurohen votat për të tejkaluar këtë ngërç, vetëm duhet vullnet politik qoftë i subjekteve opozitare, qoftë edhe i deputetëve individualisht”, deklaroi Murati.

Continue Reading

Të kërkuara