Sport

​Tuchel mesazh Mourinhos para ballafaqimit në kampionat

Published

on

Në konferencën e tij për media përpara udhëtimit në veri të kryeqytetit nesër për ndeshjen kundër Tottenhamit, trajneri i Chelseat Thomas Tuchel ka konfirmuar se dy lojtarë të skuadrës së tij janë dyshim për këtë ndeshje.

Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e 22 të Premier Ligës dhe zhvillohet të enjtën me fillim nga ora 21:00.

“Ne kishim dy çështje të vogla sot në fushën e stërvitjes,” tha fillimisht trajneri londinez.

‘Kurt Zouma dhe Kai Havertz u larguan nga fusha për shkak të disa problemeve. Ata po kontrollohen tani dhe është e diskutueshme nëse do të jenë në skuadër për sfidën e nesërme. Të gjithë të tjerët janë në dispozicion”, sqaroi ish-trajneri i Paris-Saint-Germain.

Sa i përket ballafaqimit me Jose Mourinhon, Tuchel tha se ndjehet mirë që ekipi i tij do të ndeshet me një skuadër si Tottenham Hotspur.

“Jam shumë i lumtur që garoj me një ekip të fortë kundër skuadrës së tij. Jam shumë i lumtur që arrij me cilësinë që e kemi në skuadër, me mentalitetin tonë dhe me atmosferën që kemi tani. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Thomas Tuchel.

“Tottenham është shumë konkurrues dhe shumë i fortë. Do të jetë një sfidë. Jose është një fitues dhe unë dua të zbatoj të njëjtën gjë në ekipin tim. Ne jemi në nivelin më të lartë për të fituar ndeshje dhe do të provojmë gjithçka nesër për t’i mposhtur në stadiumin e tyre”, përfundoi gjermani që tani ka marr drejtimin e skuadrës angleze, Chelsea.

Sport

Xherdan Shaqiri konfirmon qëndrimin te Basel pas sezonit zhgënjyes

Published

on

Xherdan Shaqiri ka bërë të ditur se nuk e ka në plan largimin nga Basel, pavarësisht sezonit të dobët të skuadrës në elitën e futbollit zviceran.

Skuadra e Baselit nuk arriti ta mbrojë titullin e kampionit, i cili këtë edicion i takoi Thun. Sezonin, Baseli e mbylli në pozitën e pestë me 56 pikë, ndërsa në ndeshjen e fundit u mposht bindshëm 4:0 nga Lugano.

Pas përfundimit të kampionatit, Shaqiri u shpreh i zhgënjyer me rezultatet e skuadrës, por theksoi se mbetet i përkushtuar për ta rikthyer klubin në nivelin që i takon.

“Jam shumë i zhgënjyer me këto rezultate. Lojtarët tanë të rinj gjithashtu duhet të mësojnë se gjërat mund të shkojnë ndryshe. Shpresoj të nxjerrim përfundimet e duhura dhe të paraqitemi ndryshe edicionin e ardhshëm. Do ta marr drejtimin dhe do të përpiqem ta rikthejë Baselin aty ku e ka vendin. Kam ende edhe një vit kontratë. Pra, gjithçka është pothuajse e qartë”, deklaroi Shaqiri për mediumin zviceran “Blick”.

Në edicionin paraprak, Xherdan Shaqiri ishte një nga figurat kryesore të suksesit të Basel, duke e udhëhequr skuadrën drejt titullit kampion dhe triumfit në Kupën e Zvicrës.

34-vjeçari zhvilloi 47 ndeshje gjatë sezonit 2025/26, duke realizuar 16 gola dhe 13 asistime.

Continue Reading

Sport

Përfaqësuesja e Kosovës në boks udhëton drejt Zagrebit për turneun “Grand Prix”

Published

on

Përfaqësuesja e Kosovës në boks ka udhëtuar sot drejt Zagreb për të marrë pjesë në turneun prestigjioz ndërkombëtar “Grand Prix”, i cili do të mbahet nga 18 deri më 21 maj 2026.

Federata e Boksit e Kosovës vazhdon paraqitjet në arenën ndërkombëtare, ndërsa në këtë garë Kosova do të përfaqësohet me tre boksierë: Bashkim Bajoku në kategorinë 55 kilogramë, Zenel Hasani në kategorinë 65 kilogramë dhe Taulant Jakupi në kategorinë 90 kilogramë.

Ekipi kosovar do të udhëhiqet nga trajneri Shefki Bogujevci, ndërsa drejtësinë në këtë turne do ta ndajë gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

Turneu “Grand Prix” konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare të boksit në rajon dhe pritet të mbledhë sportistë të shumtë nga vende të ndryshme të Evropës.

Continue Reading

Sport

Arianit Hasani “Ylli i Javës” në Superligë

Published

on

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës” për xhiron e 34-t të Superliga e Kosovës.

Ky vlerësim i është dhënë futbollistit të Llapi, Arianit Hasani, pas paraqitjes së tij të shkëlqyer dhe kontributit të madh në fitoren e skuadrës ndaj Gjilani.

Sipas FFK-së, përzgjedhja është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i cili vlerësoi performancën e Hasanit si më të mirën e javës.

Pas marrjes së çmimit, Hasani u shpreh i lumtur për vlerësimin dhe rëndësinë e tri pikëve të fituara nga skuadra e tij.

“E kemi ditur që na pret një ndeshje shumë e vështirë. Jemi përgatitur gjatë gjithë javës për këtë përballje dhe presioni ka qenë shumë i madh, por jam i lumtur që morëm tri pikë dhe dolëm faqebardhë”, deklaroi Hasani për faqen zyrtare të FFK-së.

Ai theksoi se synimi i Llapi mbetet përfundimi i kampionatit në mesin e tri skuadrave të para, duke shtuar se ekipi ka cilësi më të mëdha sesa pozita aktuale në tabelë.

Në fund, Hasani falënderoi bashkëlojtarët dhe trajnerin për mbështetjen, duke shprehur shpresën që skuadra të vazhdojë me rezultate pozitive edhe në ndeshjet e ardhshme.

Continue Reading

Sport

Përfaqësuesja e Kosovës në kickboks me paraqitje të shkëlqyer në “Turkish WAKO World Cup”

Published

on

Përfaqësuesja e Kosovës në kickboks ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm në turneun ndërkombëtar “Turkish WAKO World Cup”, ku morën pjesë afro 3 mijë garues nga 43 shtete të botës.

Për suksesin e sportistëve kosovarë ka reaguar edhe ministri në detyrë i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, i cili vlerësoi paraqitjen e tyre, duke theksuar se ata dëshmuan talent, disiplinë dhe potencial të madh për konkurrim në arenën ndërkombëtare.

Në mesin e rezultateve më të mira u veçua Art Dulaj, i cili fitoi medaljen e artë në kategorinë Full Contact pas tri fitoreve me nokaut, duke e ngritur flamurin e Kosovës në majën e podiumit.

Po ashtu, Artor Mehmeti dhe Nart Mehmeti fituan medalje të bronzta, pasi arritën deri në fazën gjysmëfinale të garës.

Vlerësime mori edhe gjyqtari ndërkombëtar Albin Musa për përfaqësimin profesional të Kosovës në këtë turne prestigjioz.

Ministri Gashani theksoi se institucionet do të vazhdojnë mbështetjen për sportistët kosovarë në rrugën drejt sukseseve të reja ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara