Lajmet

​Tri lloje të mira të çajit për t’i konsumuar para gjumit

Published

on

Ju nuk duhet të hani ushqime të rënda para se të shkoni në shtrat pasi kjo mund të ndikojë negativisht në tretjen tuaj dhe më pas në ritmin e gjumit.

Nutricionistët rekomandojnë që të pini një nga këto tri lloje çaji para gjumit, pasi që ata nuk përmbajnë kafeinë, janë të shëndetshëm, të mirë për tretjen dhe shëndetin e zorrëve.

Çaj xhenxhefili

Është jashtëzakonisht i shëndetshëm dhe dietologët ju këshillojnë të pini një filxhan nga ky çaj para gjumit.

Disa studime kanë treguar se xhenxhefili mund të përshpejtojë zbrazjen e stomakut, gjë që mund të parandalojë tretjen e ushqimit. Kjo do të thotë që stomaku juaj nuk do t’ju shqetësojë kur të flini. Përveç kësaj, xhenxhefili mund të lehtësojë disa probleme të tjera, të tilla si fryrja e barkut dhe kapsllëku.

Çaj nenexhiku

Mente është përdorur me shekuj për të lehtësuar problemet gastrointestinale. Ajo qetëson stomakun duke parandaluar kontraktimin e muskujve të stomakut, i cili më pas parandalon ngërçet e stomakut.

Kjo barishte është treguar veçanërisht e dobishme për njerëzit që kanë sindromën e zorrëve të irrituara, andaj rekomandohet që të pini një filxhan çaj nenexhiku para se të flini pasi do të qetësojë aparatin tretës dhe mund të flini më lehtë.

Çaj kamomili

Ka veti që ndihmojnë në relaksim, andaj është mirë të pini çaj kamomili para gjumit. Kamomili gjithashtu ka një numër përfitimesh për zorrët. Një filxhan me këtë lloj të çajit do t’ju ndihmojë patjetër të flini.

Lajmet

Zbulim i ri arkeologjik në Spanjë: Një dhomë romake mendohet të ketë qenë bibliotekë e lashtë

Published

on

Një zbulim i ri arkeologjik në kompleksin romak Fuente Álamo, në Kordobë të Spanjës, mund të ndryshojë mënyrën se si kuptohet historia e këtij vendbanimi antik.

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Mediterranean Archaeology, një dhomë që më parë besohej se ishte një faltore kushtuar perëndisë Mithra, mund të ketë shërbyer si bibliotekë romake.

Studiuesit nga universitetet e Kordobës dhe Granadës kanë arritur në përfundimin se Dhoma 10 është rimodeluar në shekullin e IV pas Krishtit dhe mund të jetë protobiblioteka më e vjetër e zbuluar deri më sot në Gadishullin Iberik, si dhe biblioteka më perëndimore e njohur në Perandorinë Romake.

Analizat arkitekturore kanë zbuluar elemente tipike të bibliotekave romake, përfshirë një absidë, kamare për ruajtjen e dorëshkrimeve, podium dhe hapësira që mund të kenë shërbyer për punë ose magazinim.

Nëse konfirmohet përfundimisht, kjo bibliotekë do të përbënte një nga zbulimet më të rëndësishme për studimin e jetës kulturore dhe intelektuale në Perandorinë Romake./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Rahovec, një person dërgohet në mbajtje

Published

on

Në Rahovec është arrestuar një person pasi dyshohet se, së bashku me familjarët e tij, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë një intervenimi.

Sipas Policisë, të dyshuarit nuk i kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas kanë ndërmarrë sulm fizik ndaj tyre.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inspektim në 65 auto-parkingje në Prishtinë, evidentohen shkelje tatimore

Published

on

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion inspektimi në 65 auto-parkingje në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga institucionet përkatëse në përputhje me kompetencat ligjore.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të luftimit të shmangies nga tatimi dhe respektimit të obligimeve ligjore nga bizneset./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan për ngacmim seksual

Published

on

Në Lipjan është arrestuar një person pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ngacmuar një grua.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 29 korrik 2026, ndërsa pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara