Sport

​Tottenhami identifikon pasuesin e Contes

Klubi njoftoi largimin e Contes të dielën, me Cristian Stellinin që mori përkohësisht drejtimin e ekipit.

Published

on

Tottenhami po e konsideron emërimin e Julian Nagelsmann si trajner të skuadrës pas shkarkimit të Antonio Contes.

Klubi i Premierligës njoftoi largimin e Contes të dielën, me Cristian Stellinin që mori përkohësisht drejtimin e ekipit të parë. Për sa i përket një zëvendësimi të përhershëm, “Spursat” po mendojnë t’i ofrojnë rolin e trajnerit Julian Nagelsmannit, të shkarkuar së fundmi nga Bayerni.

Presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy dëshiron të takojë trajneirn 35-vjeçar për të diskutuar mundësinë e angazhimit të tij, raporton “Daily Mail”.

Përveç Nagelsmannt, klubi po konsideron gjithashtu ish-trajnerin e ekipit kombëtar të Spanjës, Luis Enrique, pastaj Marco Silvan e Fulhamit dhe trajnerin e Brightonit, Roberto De Zerbi. Ata gjithashtu mund të rikthejnë Mauricio Pochettinon i cili mbetet i preferuari i tifozëve të skuadrës angleze.

Që nga largimi i Pochettinos në vitin 2019, Tottenhami ka pasur tre trajnerë të ndryshëm në udhëheqje: Jose Mourinho, Nuno Espirito Santo dhe Antonio Conte.

Kur kanë mbetur edhe 10 ndeshje deri në përfundim të sezonit në Premier Ligë, klubi do të duhet të lëvizë shpejt nëse dëshiron që dikush të zëvendësojë Stellinin përpara fundit të sezonit.

“Spursat” do të kthehen në aksion më 3 prill, kur ata do të përballen me Evertonin në Premier Ligë.

Lajmet

​Juventusi krahason Zhegrovën me legjendën Pavel Nedved

Published

on

Skuadra italiane Juventus ka bërë sot një postim interesant në rrjetet sociale duke e shoqëruar me një foto ku shfaqen legjenda e klubit, Pavel Nedved, dhe reprezentuesi kosovar Edon Zhegrova.

Në mbishkrimin e fotos, Juventusi shkroi:

Sot është data 11/11. Një numër me storien e tij”, duke nënvizuar simbolikën e numrit 11 që mbanin të dy futbollistët në fanellë.

Ky postim ka tërhequr vëmendje të madhe nga tifozët, pasi klubi italian vendosi përkrah njëri-tjetrit Nedvedin, një nga figurat më të mëdha në historinë e Juventusit, dhe Zhegrovën, yllin e Kosovës që aktualisht ndodhet në Kosovë duke u përgatitur me dardanët për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Yamal si “mollë sherri” mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit

Published

on

Një tjetër përplasje është shënuar mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) pas tërheqjes së Lamine Yamal nga grumbullimi i kombëtares.

Sipas gazetarit César Suárez, lojtari i Barcelonës iu nënshtrua një procedure mjekësore me radiofrekuencë për të trajtuar një shqetësim pubik, pa u njoftuar paraprakisht stafi mjekësor i RFEF-së.

Procedura kërkon një periudhë pushimi prej 7 deri në 10 ditësh, çka e detyroi 17-vjeçarin të largohej nga kampi stërvitor në Las Rozas.

Federata reagoi me një deklaratë zyrtare duke shprehur habinë dhe shqetësimin për mungesën e komunikimit nga Barcelona dhe njoftoi se lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ky rast ka ngritur tensione të reja midis klubit katalanas dhe përfaqësueses spanjolle, me RFEF që e cilëson situatën si “shkelje të besimit” në marrëdhëniet mes dy palëve./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Dardanët kryejnë stërvitjen e dytë për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës

Published

on

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet vendimtare të këtij muaji kundër Sllovenisë si dhe Zvicrës.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët kanë punuar me intensitet të lartë dhe përkushtim maksimal.

Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Elvis Rexhbeçaj dhe Muharrem Jashari kanë kryer rigjenerim pas angazhimeve të fundit me klubet e tyre, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ka vijuar me ushtrime tekniko-taktike.

Atmosfera në kampin e Dardanëve raportohet të jetë shumë pozitive, me lojtarët që shfaqin motivim dhe besim të lartë për rezultat pozitiv në përballjet e ardhshme kualifikuese./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Anglia me ndryshime para ndeshjes me Shqipërinë

Published

on

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka ftuar mbrojtësin e Chelseat, Trevoh Chalobah, dhe portierin e Manchester Cityt, James Trafford, në skuadrën kombëtare për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Këto thirrje erdhën pas tërheqjes së Anthony Gordon (Newcastle) për shkak dëmtimi dhe Nick Pope për shkak të tronditjes në kokë.

Chalobah, që debutoi me kombëtaren në qershor, mund të ketë një mundësi të re për të luajtur, ndërsa mbrojtësi Marc Guehi mbetet në dyshim për shkak të një dëmtimi në këmbë.

Anglia tashmë e ka siguruar kualifikimin për Botërorin 2026 si fituese e grupit, ndërsa sfida ndaj Shqipërisë, që do të luhet të dielën në Tiranë, pritet të ketë peshë të madhe për vendin e dytë, ku garojnë Serbia dhe Shqipëria./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara