Sport

​Top 23 yjet e futbollit që mbesin pa kontrata në fund të këtij sezoni

Published

on

Vetëm disa muaj kanë mbetur në kontratat e një mori yjesh të futbollit, duke përfshirë yllin e Barcelonës, Lionel Messi dhe atë të Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Ndërsa klubet e futbollit përballen me buxhete të kufizuara mes pandemisë së koronavirusit, fokusi është vendosur të koncentrohet tek lojtarët të cilët janë në dispozicion si agjentë të lirë.

Ekziston një emër mbi të gjithë që do të fitojë vëmendjen më të madhe nëse ai nuk lidhet me një kontratë të re dhe ai është Lionel Messi.

David Beckham po përgatitet për sezonin e tij të dytë si bashkëpronar i Inter Miamit dhe ai refuzon të përjashtojë nënshkrimin potencial me Lionel Messin ose Cristiano Ronaldon verën e ardhshme.

Pozicioni i super yllit argjentinas në Barcelona duket se do të jetë drama e verës edhe një herë pas asaj që ndodhi verën e kaluar.

A do të qëndrojë, apo do të largohet? Dhe nëse ai largohet, kush mund ta përballojë blerjen e tij?

Por Messi nuk është i vetmi lojtar i madh që mbetet pa kontratën në verën që po vjen. Aty ka një mori emrash që kanë dominuar për vite me radhë futbollin evropian dhe lista e më poshtme e konfirmon këtë.

Këta janë 23 lojtarët që mbesin pa kontratë në fund të këtij sezoni:

Lionel Messi, Barcelona

Gianluigi Donnarumma, AC Milan

David Alaba, Bayern Munich

Sergio Aguero, Manchester City

Sergio Ramos, Real Madrid

Memphis Depay, Lyon

Georginio Wijnaldum, Liverpool

Hakan Calhanoglu, AC Milan

Florian Thauvin, Marseille

Angel Di Maria, PSG

Henrikh Mkhitaryan, Roma

Lucas Vazquez, Real Madrid

Fabian Schar, Newcastle

Edinson Cavani, Manchester United

Jerome Boateng, Bayern Munich

Luka Modric, Real Madrid

Christian Benteke, Crystal Palace

Andros Toënsend, Crystal Palace

Patrick Van Aanholt, Crystal Palace

Juan Mata, Manchester United

David Luiz, Arsenal

Danny Rose, Tottenham

Julian Draxler, PSG

Lajmet

Përzgjedhësi i Izraelit, Ben Shimon: Kosova ka ekip të mirë, jemi në nivel të përafërt

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në konferencën për media para përballjes së nesërme ndërmjet dy kombëtareve, duke deklaruar se të dyja ekipet kanë nivel të përafërt.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një kundërshtar cilësor, ndërsa shtoi se bilanci i takimeve të kaluara nuk do të luajë rol përcaktues në këtë sfidë.

“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv. Deri më tani, nga tri përballjet e ndërsjella, Kosova ka arritur të shënojë një fitore. /E.A/

Continue Reading

Sport

Anglia triumfon ndaj Kroacisë dhe mban hapin me Spanjën

Published

on

By

Anglia ka regjistruar një fitore të rëndësishme me rezultat 2-1 kundër Kroacisë, në një ndeshje të mbushur me emocione dhe ndërhyrje të sistemit VAR.

Anglezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 24-të me anë të Morgan Rogers.

Kroacia u kundërpërgjigj në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 59-të përmes Petar Sucic.

Megjithatë, Anglia fitoi një penallti pas rishikimit me VAR, të cilën kapiteni Harry Kane e shndërroi në gol në minutën e 64-t për 2-1. Në fund, anglezëve iu anulua edhe një gol i James Garner për pozicion jashtë loje.

Pas kësaj fitoreje, Anglia renditet në vendin e dytë të Grupit 3 me 12 pikë, duke ndjekur nga afër lideren Spanja. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Italia përmbys Francën 3-1 dhe merr kreun e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 pas një përmbysjeje dhe duke u ngjitur në vendin e parë të grupit me 10 pikë, aq sa kanë edhe “Gjelat”.

Ndeshja nisi më mirë për francezët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Michael Olise, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 26-të përmes Francesco Pio Espositos, pas asistimit nga Nicolo Cambiaghi.

Në pjesën e dytë, italianët shpërdoruan një rast të artë për të kaluar në epërsi, pasi Sebastiano Esposito humbi penalltinë në minutën e 60-të. Por vetëm tri minuta më vonë, Davide Frattesi realizoi për 2-1 pas një asistimi të Federico Dimarcos.

Fitoren e Italisë e vulosi sërish Francesco Pio Esposito në minutën e 75-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Dayot Upamecano, për rezultatin përfundimtar 3-1. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara