Lajmet

​Tiranën sot e viziton i dërguari i Posaçëm i Gjermanisë

Ai do të takohet me kryeministrin Rama, ministren Xhaçka dhe deputetë e përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile.

Published

on

Lufta në Ukrainë dhe rreziku i influencës ruse në Ballkanin Perëndimor, e ka kthyer rajonin sërish në vëmendjen e Perëndimit.

Pas përfaqësuesit të lartë të BE, Joseph Borrell, sot Tiranën do ta vizitojë për herë të parë i dërguari i Posaçëm i sapoemëruar i qeverisë gjermane për shtetet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili do të zhvillojë bisedime me kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme Olta Xhaçka, si dhe deputetë, përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile.

Sarrazin u shpreh paraprakisht vizitës së tij: “Për mua është shumë e rëndësishme që fill pas marrjes së detyrës si i Dërguari i Posaçëm i qeverisë gjermane të vizitoj personalisht të gjitha vendet e rajonit. Me këtë dua të bëj të qartë se Shqipëria, Ballkani Perëndimor dhe perspektiva e anëtarësimit në BE për të gjithë rajonin janë të një rëndësie strategjike për Gjermaninë. Kjo ka prioritet të lartë. Qeveria Federale po angazhohet me gjithë forcën e saj për nisjen sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo është në interesin tonë të përbashkët dhe vendimtare për stabilitetin në rajon dhe rrjedhimisht edhe për Evropën”, shkruhet në postimin e ambasadës gjermane.

Edhe me qeverinë e re të kancelarit Olaf Scholz, Republika Federale e Gjermanisë mbetet një partner i ngushtë dhe i besueshëm i Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Manuel Sarrazi do të marrë pjesë gjithashtu në konferencën rajonale “Balkan Dialogues”.

Lajmet

KSHZ: VMRO-DPMNE kryeson në 54 komuna, LSDM në 8, VLEN në 8 dhe AKI në 5 komuna

Published

on

Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut nga 75.37 përqind e votave të përpunuara, kandidatët për kryetarë të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit kryesojnë në gjithsej 54 komuna, LSDM dhe Koalicioni në 8, Koalicioni VLEN në 8 dhe Aleanca Kombëtare për Integrim në 5.

Kandidati i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, kryeson në Kumanovë, Kurto Duduš nga Unioni i Romëve në Shuto Orizare, Arijan Ibraim nga Partia Demokratike e Turqve në Qendër Zhupë.

Në Strugë dhe Studeniçan, kryesojnë kandidatët e pavarur Mendi Qyra dhe Azem Sadiki.

Kandidatët për kryetarë të komunave të VMRO-DPMNE-së garojnë në Aerodrom, Berovë, Manastir, Bosilevë, Bërvenicë, Butel, Valandovë, Vasilevë, Vevçan, Veles, Vinicë, Gazi Babë, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Gradsko, Debarcë, Dellçevë, Demir Kapijë, Dollek Ilinden, Jegunovce, Kavadar, Karbinci, Karposh, Kisella Voda, Kërçovë, Koçan, Kratovë, Mavrovë dhe Rostushë, Makedonska Kamenica, Makedonski Brod, Mogila, Negotino, Novaci, Novo Sellë, Ohër, Petrovec, Pehçevë, Prilep, Radoviçe, Staro Nagoriçan, Strumicë, Çucer Sandevë dhe Shtip.

LSDM dhe Koalicioni prijnë në komunat Bogdacni, Zërnovci, Konçe, Kriva Pallankë, Krivogashtani, Krushevë, Lozovë, Rosoman dhe Qendër.

Sipas të dhënave të deritanishme, kandidatët nga Koalicioni VLEN prijnë në komunat e Haraçinës, Bogovinës, Dibrës, Zhelinës, Sarajit, Tearcës, Tetovës dhe Çairit.

Kandidatët e AKI-së prijnë në komunat Vrapçisht, Gostivar, Likovë, Pllasnicë dhe Çashkë./S.K/KP/AlsatMK/

Continue Reading

Lajmet

​Aleanca Kombëtare për Integrim fiton bindshëm Gostivarin dhe Vrapçishte

Published

on

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka fituar në Gostivar sipas rezultateve zyrtare në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Kandidati nga radhët e AKI-së Valbon Limani ka marrë 60.75 për qind ose 16 mijë e tetë vota nga 115 vendvotime të numëruara deri më tash nga gjithsej 121 sosh.

Sebaedin Dauti nga koalicioni VLEN, ka marrë 4 mijë e 60 vota ose 15.41 për qind.

Në komunën Vrapçishte, kandidati Isen Shabani nga Aleanca Kombëtare për Integrim AKI ka fituar garën për kryetar të komunës duke marrë 6 mijë e 50 vota ose 88.13 për qind.

Kandidati nga radhët e VLEN-it Mehmet Seferi ka marrë 6.80 për qind ose 467 vota.

Ndërkaq,në Bogovinë kandidati nga radhët e VLEN-it ka marrë 48.83 për qind ose 5 mijë e 295 vota, ndërsa kandidati nga Aleanca Kombëtare për Integrim 5 mijë e 207 vota ose 48.02 për qind,

Sipas kësaj, Feti Abazi nga koalicioni VLEN dhe Besnik Emshi nga Aleanca Kombëtare për Integrim AKI do të garojnë në balotazh më 9 nëntor, pasi asnjëri prej tyre nuk ka marrë 50 për qind të votave të nevojshme në raundin e parë.

/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Mickoski nga VMRO-DPMNE shpall fitoren në më shumë se 30 komuna

Published

on

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski shpalli fitoren në më shumë se 30 komuna, përfshirë edhe Strumicën e cila njihej si bastion i LSDM-së.

Mickoski tha se VMRO-DPMNE ka fituar edhe në Dellçevë, Berovë, Manastir, Shtip, Kavadar, Gjevgjeli, Sveti Nikollë, Ohër, Gazi Babë, Gjorçe Petroc, Resnjë dhe në shumë të tjera.

“Para nesh ka edhe dy javë, dy javë ku duhet ta rrethojmë ndryshimin që e filluam. Kemi fitore në mbi 30 komuna që në raundin e parë. Fituam bindshëm në raundin e parë në Strumicë, 20 vjet e kemi pritur këtë ditë”, tha ai./S.K/KP/AlsatMk/

Continue Reading

Lajmet

​Manchester United triumfon në derbin ndaj Liverpoolit

Published

on

Në kuadër të xhiros së tetë të Premier Ligës angleze është zhvilluar një nga ndeshjet më të zjarrta të sezonit, derbi mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, i cili përfundoi me fitoren e “djajve të kuq” me rezultat 2:1.

Skuadra e trajnerit Ruben Amorim e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi që në minutën e dytë me golin e Bryan Mbeumo, i cili shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e vendasve dhe mposhti portierin Alisson.

Liverpooli kërkoi me ngulm barazimin gjatë gjithë pjesës së parë, por pa sukses, ndërsa reagimi erdhi vetëm në minutën e 78-të, kur Cody Gakpo realizoi për 1:1 pas një aksioni të bukur ekipor.

Megjithatë, gëzimi i “The Reds” zgjati pak, pasi në minutën e 84-të mbrojtësi Harry Maguire u ngjit më lart se të gjithë në zonë dhe me një goditje të saktë me kokë shënoi golin e dytë për Unitedin, duke i dhënë skuadrës së tij një fitore të madhe në transfertë.

Pas këtij triumfi, Manchester United ngjitet në kuotën e 13 pikëve dhe renditet në vendin e nëntë të tabelës, ndërsa Liverpooli mbetet në pozitën e tretë me 15 pikë, duke humbur mundësinë për t’u afruar me kryesuesit.

Ky derbi konfirmoi se United po rikthehet gradualisht në formë, ndërsa për Liverpoolin, humbja në “Anfield” shërben si alarm për përmirësim në javët e ardhshme./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara