Sport

​Thomas Tuchel zgjidhet trajneri i muajit në Premier Ligë

Published

on

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel është zgjedhur trajneri i muajit mars në Premier Ligën angleze.

Që nga ardhja e tij në udhëheqje të “Bluve”, Tuchel ka pasur rezultate tejet të mira, përfshirë këtu fitoren kundër Liverpoolit, dhe eliminimin e gjigantit spanjoll Atletico Madrid nga Liga e Kampionëve.

Në fillim të muajit mars, Chelsea mposhti si mysafir kampionin e Premier Ligës Liverpoolin, ku pas katër ditëve mposhtën Evertonin me rezultat 2:0. Barazimi i parë i Tuchel erdhi kundër Leeds United, ku “Blutë” u ndalën pa gola në “Elland Road”.

Në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen e kthimit kundër Atletico Madridit, Chelsea siguroi fitore 2:0 në “Stamford Bridge”, vetëm për të siguruar biletën drejt çerekfinales.

Po ashtu, skuadra londineze triumfoi edhe në ndeshjen e fundit të muajit mars, kundër Sheffield United si mysafirë me rezultat 2:1.

Chelsea ka zhvilluar 14-të ndeshje në krye me Tuchel, ku ka regjistruar 10-të fitore, katër barazime dhe asnjë humbje, duke shënuar 17-të gola dhe duke pranuar vetëm dy sosh.

Sport

Raportohet se është hedhur një bombë oborrin e shtëpisë së ish-futbollistit kroat

Published

on

Një person i panjohur rreth 50 minuta pas mesnate ka hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në rrugën ‘Hercegovacka’ në Zagreb, duke shkaktuar dëme materiale.

Policia e Zagrebit thotë se nga incidenti nuk ka të lënduar dhe se hetimet policore janë duke vazhduar.

E siç mësohet jozyrtarisht Jutarnji list, kjo është shtëpia ku jeton ish-futbollisti dhe menaxheri i futbollit Andy Bara.

Nëse kamerat e vëzhgimit kanë mundur të regjistrojnë diçka, do të zbulohet nga hetimi, por nuk dihet nëse ai ka marrë ndonjë kërcënim apo paralajmërim.

 

Continue Reading

Sport

Liga e Kampioneve kthehet në ferr: Real-Atletiko dhe 3 sfida të tjera!

Published

on

Sot, 4 mars 2025, rikthehet magjia e Ligës së Kampioneve me katër sfidat e para të fazës së 1/8-ave. Supersfida e mbrëmjes është derbi i Madridit mes Real Madridit dhe Atletikos, i cili do të luhet në orën 21:00.

Dita do të nisë me një përballje interesante mes Klub Bryzh dhe Aston Vilës, ku të dy ekipet do të kërkojnë të tregojnë se kanë çuar përpara ambiciet e tyre për të arritur më tej në kompeticion. Ky ndeshje premton të sjellë të paktën një surprizë në çerekfinalet e këtij edicioni.

Në orën 21:00, bashkë me derbin e Madridit, do të luhen edhe dy ndeshje të tjera: Dortmundi do të presë Lilën, ndërsa PSV do të sfidojë Arsenalin. Këto ndeshje do të shtojnë emocionet e natës, ndërsa ekipet do të kërkojnë të sigurojnë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për fazën tjetër./UBTNews/

Continue Reading

Sport

​Sot hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Published

on

By

Shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll do të tërhiqet sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, me fillim nga ora 13:00.

Shorti do të tërhiqet në selinë e FFK-së në praninë e Komisionit të Garave dhe të përfaqësuesve të klubeve. Në këtë fazë të garave janë kualifikuar Drita, Prishtina, Drenica dhe Llapi, derisa ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje.

Continue Reading

Sport

Paratici dhe Tare, kandidatët kryesorë për drejtor sportiv te klubi i madh italian

Published

on

Kërkimi i Milanit për një drejtor të ri sportiv ka zbritur në dy kandidatë kryesorë, por klubi po merr kohë për të siguruar që ata të bëjnë zgjedhjen e duhur në këtë emërim kryesor.

Kuqezinjtë kanë identifikuar Fabio Paraticin dhe Igli Taren si dy opsionet më të mundshme për postin kryesor sportiv.

Ditët e fundit, këshilltari i RedBird, Zlatan Ibrahimovic dhe pronari Gerry Cardinale u takuan me Taren dhe Paraticin në Londër, një lëvizje që thuhet se e frustroi drejtorin e përgjithshëm Giorgio Furlani, shkruan Calciomercato.com.

Duke u ndjerë i mënjanuar nga diskutimet që mund të riformësojnë hierarkinë e klubit, Furlani këmbënguli publikisht që ‘të gjitha vendimet kalojnë nga unë’ përpara humbjes së fundit 2-1 të Milanit kundër Lazios .

Pavarësisht kësaj, Ibrahimović dhe Cardinale mbeten të vendosur për të ecur përpara.

Paratici ka sinjalizuar disponueshmërinë e tij të plotë për të marrë përsipër rolin me kusht që të marrë kontrollin e plotë të sektorit sportiv dhe autonominë në grumbullimin e ekipit të tij.

Ndërkohë, Tare duket se po shfaqet si kryesuesori, pasi Ibrahimović dhe Moncada thuhet se favorizojnë emërimin e tij.

Me tensionet në prapaskenë, lëvizja e radhës e Milanit mund të formësojë të ardhmen e klubit për vitet në vijim.

Continue Reading

Të kërkuara