Kronikë e zezë

​Tetë persona përfshihen në një rrahje në Podujevë, arrestohen tre prej tyre

Tre prej tyre janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Published

on

Tetë persona janë përfshirë në një rrahje në fshatin Pollatë të Podujevës. Rrahja erdhi si shkak i një mosmarrëveshjeje e që tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

Policia ka njoftuar se të involvuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, tre prej tyre janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

“Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti tetë persona ku si pasoj tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë papranuar trajtim mjekësor. Të involvuarit në rast janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, tre prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. 

Kronikë e zezë

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, Policia arreston katër persona

Published

on

By

Policia e Kosovës ka raportuar pesë raste të dhunës në familje në rajone të ndryshme të vendit gjatë 24 orëve të fundit. Katër persona janë arrestuar, ndërsa në një rast i dyshuari vazhdon të jetë në kërkim.

Në Prishtinë janë raportuar dy raste të dhunës në familje brenda pak orësh. Rasti i parë ka ndodhur pak pas mesnatës, kur një burrë u arrestua nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima refuzoi trajtimin mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyja palët u liruan dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt. Ndërkohë,u arrestua një tjetër i dyshuar, i cili dyshohet se sulmoi fizikisht një të mitur dhe ushtroi dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima pranoi trajtim mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari u dërgua në mbajtje.

Në Rahovec, një burrë raportoi se pas një mosmarrëveshjeje familjare, një i afërm e kërcënoi se do t’ia digjte veturën. I dyshuari u arrestua dhe, me vendim të prokurorit, u dërgua në mbajtje.

Ndërkaq, në Gjakovë, një grua raportoi se ishte sulmuar fizikisht nga një burrë më 4 gusht. Si pasojë e dhunës ajo mori trajtim mjekësor. I dyshuari ndodhet në kërkim policor, ndërsa rasti është duke u hetuar në koordinim me prokurorin.

Një tjetër rast u raportua në Mitrovicën e Jugut, ku pas një mosmarrëveshjeje një burrë dyshohet se sulmoi fizikisht një tjetër burrë. Pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës njoftoi se të gjitha rastet janë duke u trajtuar sipas procedurave ligjore.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë në një aheng në Pejë, arrestohet një person

Published

on

By

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka përdorur armë zjarri gjatë një ahengu në Pejë. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së mërkurës, ku pas marrjes së njoftimit rreth orës 23:45, zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në vendngjarje.
Gjatë ndërhyrjes, policia ka sekuestruar nga i dyshuari një armë të llojit Zoraki të kalibrit 9mm, një karikator dhe pesë fishekë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë u ka bërë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga përdorimi i armëve gjatë festimeve, duke paralajmëruar se do të ndërmerren masa ligjore ndaj çdo personi që përdor armë në mënyrë të kundërligjshme. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një shtetas i Serbisë në Leposaviq, sulmoi një burrë në gjendje të dehur

Published

on

By

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Leposaviq pasi, nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar një burrë kosovar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Nga ky sulm nuk raportohet për të lënduar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Pesë raste të dhunës në familje në Prishtinë e Pejë, arrestohen disa persona

Published

on

By

Tri raste të dhunës në familje janë regjistruar në Prishtinë dhe dy të tjera në Pejë gjatë 24 orëve të fundit, bën të ditur Policia e Kosovës.

Në Prishtinë, një burrë është arrestuar pasi në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikike ndaj një burri tjetër. Po ashtu në kryeqytet, një burrë tjetër është arrestuar për dhunë fizike e psikike ndaj gruas së tij, e cila ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në rastin e tretë në Prishtinë, një burrë ka demoluar shtëpinë dhe ka shtyrë një grua, e cila ka pësuar lëndime por ka refuzuar ndihmën mjekësore. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë në Pejë, një grua është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj një burri. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara, bazuar në udhëzimin e psikiatrit, është dërguar për shërim në repartin e psikiatrisë.

Po ashtu në Pejë, një burrë është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një grua dhe një burrë. Të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një thikë dhe ai është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara