Lajmet

​Tërheqja e Trustit shqyrtohet sërish të enjten në Kuvend, LVV kundër

Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit që ka caktuar dy seanca për këtë javë.

Published

on

Tërheqja e një pjese të kursimeve pensionale të qytetarëve nga Fondi i Kursimeve Pensionale (Trusti) do të shqyrtohet sërish në Kuvendin e Kosovës ditën e enjte si pikë e parë e rendit të ditës. Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit që ka caktuar dy seanca për këtë javë. Mirëpo, Lëvizja Vetëvendosje, si grupi më i madh parlamentar, vijon ta kundërshtojë këtë iniciativë.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, deklaroi se qytetarët janë duke pritur gjatë lejimin për të tërhequr nga 10 deri në 30% të kursimeve për shkak të krizës së rëndë ekonomike. Ai tha se kjo masë është e nevojshme pasi masat e qeverisë nuk kanë qenë adekuate ndërsa situate është rënduar për shkak të inflacionit.

“Shpresojmë që të gjithë deputetët do të reflektojnë kësaj kërkese të qytetarëve të Kosovës, është e rëndësishme për secilën familje e cila do ta zbusë sado pak gjendjen e rëndë të cilën janë duke e përballuar, e dimë inflacioni shumë i lartë, pagat janë zhvlerësuar dhe nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet që i kanë familjet në vend, qofshin policit, arsimtarit, qofshin profesorët, mjekët, të gjithë që paguhen nga buxheti i Kosovës dhe urojmë që ditën e enjte do të kalojë në lexim të parë dhe të mos refuzohet ashtu siç është refuzuar herën e kaluar”, deklaroi Tahiri.

Ndërsa, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, konfirmoi se partia e saj nuk ka ndryshuar qëndrim rreth kësaj çështjeje dhe sërish e kundërshton tërheqjen e kursimeve pensionale.

“Qëndrimi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje është i qartë, nuk e kemi mbështetur tërheqjen e 30%s-hit të Fondit të Kursimeve Pensionale, konsiderojmë se në aspektin ekonomik mund të ketë një ndjesi të zgjidhjes në aspektin afatshkurtër megjithatë në të njëjtën periudhë kohore do të ketë ndikim afatmesëm dhe afatgjatë negativ edhe në mirëqenien e qytetarëve edhe në parametra të tjerë ekonomikë, përfshirë edhe ngritjen e çmimeve, sasinë e cash-it në qarkullim dhe humbjen e sigurisë për të ardhmen për të gjithë ata që i tërheqin Fondin e Kursimeve Pensionale kur të arrijnë moshën e pensionimit”, deklaroi Kusari-Lila.

Në qershor të vitit të kaluar, përkundër debateve, propozimi për tërheqjen e kursimeve pensionale nuk kaloi.

Lajmet

​Rritet numri i përfituesve nga skemat e pensioneve

Published

on

By

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) bën të ditur se në muajin dhjetor 2025, krahasuar me muajin dhjetor 2024, është rritur numri i përfituesve nga disa skema pensionale dhe sociale.

Sipas ASK-së, rritje e numrit të përfituesve është shënuar në: skemën për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (12,6%); skemën e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (8,6%); skemën për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (8,0%); skemën e pensioneve bazike të moshës (7,5%); skemën e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,1%); skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (4,5%); si dhe skemën për veteranët e luftës (2,7%).

Po ashtu, rritje është shënuar edhe te skema e kompensimeve për personat e verbër (1,2%) dhe skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (0,8%).

Ndërsa, në muajin dhjetor 2025, krahasuar me muajin dhjetor 2024, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore me 27,5 %; skema për pensionet e Trepçës me 20,6 %; skema për pensionet familjare me 10,6 %; skema e ndihmës sociale me 10,3 %, skema e pensioneve kontribut-paguesve të moshës me 2,0 %, skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës e1,4 %).

Continue Reading

Lajmet

Profesorët e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit publikojnë në revistën e indeksuar në Scopus

Published

on

By

Profesorët e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, dr. Votim Hanoli dhe dr.Ferid Selimi, së bashku me koautoren Elda Sinani, publikuan punimin “Hedonizmi në epokën digjitale: Një analizë e përdorimit të rrjeteve sociale si burim kënaqësie”, në revistën ndërkombëtare “Architectural Image Studies”, e indeksuar në platformën Scopus.

Ky punim trajton marrëdhënien mes hedonizmit dhe përdorimit të rrjeteve sociale në kontekstin e epokës digjitale. Në një shoqëri gjithnjë e më të ndërvarur nga teknologjia dhe komunikimi virtual, rrjetet sociale janë shndërruar në mjete të fuqishme për përmbushjen e nevojave emocionale dhe psikologjike të individëve, përfshirë kënaqësinë e menjëhershme, vëmendjen dhe vlerësimin social.

Duke u mbështetur në teori të tilla si Teoria e Kultivimit (George Gerbner), dhe Teoria e kornizimit (Framing) e (Goffman), studimi eksploron motivimet hedoniste që qëndrojnë pas sjelljes së përdoruesve në platformat digjitale.

Për të analizuar këtë fenomen, u realizua një studim empirik ku të dhënat tregojnë se shumica e të rinjve e përjetojnë përdorimin e rrjeteve sociale si një burim kënaqësie të menjëhershme, sidomos në lidhje me marrjen e pëlqimeve, ndarjen e përmbajtjeve personale dhe ndërveprimet sociale. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e të anketuarve raportuan gjithashtu ndjenja boshllëku, ulje të vetëbesimit dhe varësi emocionale ndaj këtyre platformave.

Rezultatet sugjerojnë se rrjetet sociale funksionojnë si një mekanizëm i fuqishëm për përmbushjen e nevojave hedoniste, por gjithashtu ngrenë shqetësime lidhur me ndikimet afatgjata në mirëqenien psikologjike. Punimi përfundon me sugjerime për ndërgjegjësim mediatik dhe përdorim më të vetëdijshëm të teknologjisë dhe mediave sociale./UBTNews

Linku i revistës: Architectural Image Studies, 2184-8645

https://journals.ap2.pt/index.php/ais

https://www.scopus.com/sourceid/21101247624

Continue Reading

Lajmet

“Liria ka Emër” thërret protestë më 17 shkurt, me moton “Drejtësi jo politikë”

Published

on

By

Me moton “Drejtësi jo politikë”, më 17 shkurt në sheshin “Skëndërbeu” do të protestohet në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo protestë do të fillojë në orën 14:00 dhe organizohet në përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Protesta kësaj radhe organizohet nga organizata “Liria ka Emër”.

Ne një konferencë për media, përfaqësues të kësaj organizate kanë përmendur shkeljet që janë bërë gjatë këtij procesi gjyqësor, për cka thanë se përmes protestës do të kërkojnë drejtësi.

Vitin e kaluar janë organizuar pesë protesta me thirrjet “Drejtësi per Çlirimtarët”.

Protesta e parë është mbajtur në Prishtinë, më pas në Hagë, Tiranë, Strasburg e në Shkup.

Continue Reading

Aktualitet

UBT në BETT 2026 në Londër – prezanton modelin unik të Smart City

Published

on

By

Si i vetmi institucion nga rajoni, UBT po prezantohet me hapësirën e vet në panairin më të madh botëror të teknologjisë në arsim, BETT 2026 në Londër, krahas kompanive globale si Google, Meta dhe të tjera.

Në këtë ngjarje globale, UBT prezanton platformën unike inovative për Smart City (All-in-One Solution), si dhe zgjidhje inovative në fushën e EdTech-ut, platformat digjitale dhe projektet kërkimore për transformimin e arsimit përmes inteligjencës artificiale.

Ekipi i UBT-së, gjatë tri ditëve, do të prezantojë përpara mijëra pjesëmarrësve dhe përfaqësuesve të sektorit të arsimit dhe industrisë edukative, duke ofruar produkte teknologjike, shërbime dhe sisteme smart për tregun global.

Continue Reading

Të kërkuara