Teknologji

​Teleskopi James Webb goditet nga një meteor i vogël

James Webb u lëshua në dhjetor për të pasuar teleskopin hapësinor revolucionar – por tashmë i vjetruar – Hubble.

Published

on

Një fragment i vogël shkëmbi ka goditur pasqyrën kryesore të teleskopit të ri hapësinor, James Webb. Dëmi i shkaktuar nuk pritet të kufizojë performancën e përgjithshme të misionit.

James Webb u lëshua në dhjetor për të pasuar teleskopin hapësinor revolucionar – por tashmë i vjetruar – Hubble. Astronomët do të publikojnë pamjet e para të kozmosit më 12 korrik.

Agjencia amerikane e hapësirës NASA tha se këto imazhe nuk do të ishin më pak mahnitëse për shkak të asaj që sapo ndodhi. Ngjarja duket se ka ndodhur diku midis 23 dhe 25 majit.

Analiza tregon se segmenti i pasqyrës i njohur si C3 – një nga 18 pllakat prej ari berilium që përbëjnë reflektorin primar 6.5 m të gjerë të Webb – u godit. Kontakti la një “gropëzë” në segment, tha NASA.

Webb tani është goditur pesë herë me këtë ngjarje të fundit që është më e rëndësishmja.

Shkencëtarët synojnë të përdorin Webb-in për të provuar të shohin yjet e parë që ndriçuan kozmosin më shumë se 13.5 miliardë vjet më parë.

Ata gjithashtu do të trajnojnë “syrin” e madh të teleskopit në atmosferët e planetëve të largët për të parë nëse ato botë mund të jenë të banueshme.

Teknologji

Threads arrin arritje të jashtëzakonshme: 300 milionë përdorues

Published

on

Threads tani ka arritur të numërojë 300 milionë përdorues, me më shumë se 100 milionë që e përdorin platformën çdo ditë.

Këto të dhëna u bëjnë të ditura nga CEO i Meta, Mark Zuckerberg, përmes një postimi në platformë. Rritja e saj është domethënëse dhe shembull i sukseseve të shpejta që mund të arrihen në botën e rrjeteve sociale. Zuckerberg ka spekuluar se Threads ka potencialin të bëhet aplikacioni i ardhshëm lider, duke synuar të kapë audiencë të gjerë të përdoruesve mbarë botën.

Shikimi i rritjes së Threads është një tregues i qartë se paketa e funksioneve dhe mundësive të saj po tërheq vëmendjen e përdoruesve.

Përdoruesit janë duke gjetur shumë mënyra për t’u angazhuar, duke i dhënë impuls të rëndësishëm platformës. Një pjesë e madhe e rritjes lidhet me përmirësimet e vazhdueshme në ndërfaqen dhe përvojën e përdoruesit. Rënia e përdoruesve në platforma të njohura dhe iniciativat që promovojnë komunikimin direkt pa filtra ka sjellë një interes të ri për Threads. Me më shumë se 100 milionë përdorues aktivë çdo ditë, duket se Threads po shndërrohet në opsion të preferuar për ata që duan të angazhohen në biseda e përmbajtje të rëndësishme.

Kjo rritje e shpejtë është e dallueshme kur krahasohet me momentumet tjera në treg. Vjeshtën e kaluar, Threads arriti shifrën e 100 milionë përdoruesve e tani janë numëruar 275 milionë përdorues. Threads është duke u zhvilluar me shpejtësi të jashtëzakonshme, duke u renditur mes aplikacioneve më të shkarkuara për vitin 2024, pas aplikacionit Temu. Arritja e drejtpërdrejt rrit pozitat e Threads në treg të mbushur, me shkallëzime e konkurencë. Sfidat para platformës janë të shumta, shanset për të kapur tregun si angazhimi, besimi dhe përmbajtja e krijuar nga përdoruesit janë kritike për suksesin e saj në të ardhmen.

Rritja e Threads nxit një transformim të rëndësishëm në mënyrën sesi përdoruesit ndërveprojnë në rrjete sociale. Kjo sjellë gamë të re mundësish për kompanitë dhe brandet e njohura, që mund të shohin platformë të re për marketing dhe angazhim me klientët e tyre.

Si çdo platformë tjetër, Threads duhet të mbajë e të zgjerojë këtë momentum të saj, duke e bërë të rëndësishme për përmirësimin e vazhdueshëm të përvojës së përdoruesit e veçorive të saj. Një fokus në atë që duan dhe e kanë nevojë është thelbësor për të mbajtur rritjen dhe zgjidhjen e sfidave të ardhshme që do të dalin në këtë fushë dinamike të rrjeteve sociale. /UBT News/

Continue Reading

Bota

BE nis hetim ndaj TikTok-ut!

Published

on

Bashkimi Evropian (BE) ka hapur një hetim ndaj platformës kineze të rrjeteve sociale, TikTok, pas akuzave se Rusia mund të ketë përdorur këtë platformë për të ndikuar në rezultatin e rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, ku fitoi një kandidat miqësor me Moskën. Kandidati i pavarur, Calin Georgescu, i panjohur për shumicën, fitoi një rezultat befasues në zgjedhjet e 24 nëntorit, duke marrë rreth 23 përqind të votave.

Georgescu pritej të përballej me kandidaten proevropiane, Elena Lasconi, në balotazhin e 8 dhjetorit, por pasi Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Rumanisë publikoi dokumente të klasifikuara që sugjeronin ndërhyrjen e një “aktorit shtetëror”, të cilit i ishte drejtuar gishtin, por që nuk ishte identifikuar për emër, Gjykata Kushtetuese e Rumanisë anuloi rundin e parë dhe urdhëroi që zgjedhjet të zhvillohen përsëri. Kjo ka çuar në shtyrjen e afatit të mandatit të presidentit aktual, Klaus Iohannis, edhe pse mandati i tij përfundoi këtë muaj.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar më 17 dhjetor se BE po heton seriozisht mundësinë që TikTok të ketë shkelur Aktin për Shërbimet Digjitale, duke mos trajtuar siç duhet kërcënimet që mund të shkaktonin ndikime të jashtme në zgjedhjet e Rumanisë. Ajo shtoi se Komisioni do të vazhdojë mbledhjen e provave, përfshirë dërgimin e kërkesave për informacion, intervista, inspektime dhe kërkesa për qasje në algoritmet e platformës.

Në 5 dhjetor, BE ka urdhëruar TikTok-un të ruajë të dhënat dhe informacionet që lidhen me “rreziqet sistematike”, që mund të ndikojnë në zgjedhjet kombëtare të shteteve anëtare të BE-së, deri në mars të vitit 2025. TikTok tani është i detyruar të ofrojë dokumentet e nevojshme për të respektuar këtë urdhër.

Ky veprim i BE-së pason një reagim të fortë nga senatorët amerikanë, të cilët e dënuan ndikimin e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në Rumani. Ata theksuan se manipulimi i zgjedhjeve përmes TikTok-ut, i kontrolluar nga Partia Komuniste Kineze, është pjesë e një strategjie të luftës hibride që po zhvillohet nga Vladimir Putin kundër aleatëve dhe partnerëve evropianë./UBTNews/

 

 

Continue Reading

Teknologji

Nissan e Honda në bisedime për t’u bashkuar

Published

on

Prodhuesit japonezë të automjeteve, Nissan Motor Corporation dhe Honda Motor Company, kanë konfirmuar se janë duke diskutuar për një bashkëpunim më të ngushtë, teksa kanë mohuar raportimet se kanë vendosur të bashkohen.

Çmimi i aksioneve të Nissan-it u rrit për më shumë se 22 për qind në Tokio, pasi raportimet, që citonin burime të paidentifikuara, thanë se mund të bashkohet me Honda-n për të formuar grupin e tretë më të madh prodhues të automjeteve në botë, raporton AP.

Çmimi i aksioneve të Honda-s, në anën tjetër, ra për 3 për qind, sipas raportimeve, anëtari i aleancës Nissan, Mitsubishi Motors Corporation, është, po ashtu, i përfshirë në bisedime. Që të tre prodhuesit japonezë të automjeteve njoftuan në gusht se planifikonin të ndanin me njëri-tjetrin komponentë për automjete elektrike, si bateritë, dhe të punonin për programet për ngasje autonome, për t’iu përshtatur më mirë ndryshimeve dramatike në industrinë e automjeteve, të përqendruara rreth elektrifikimit.

Një marrëveshje preliminare ndërmjet Honda-s, prodhuesit të dytë më të madh në Japoni, dhe Nissan-it, të tretit, u bë e ditur në mars.

Tregtia me aksionet e Nissan-it u pezullua, por më pas u kthye pasi kompanitë lëshuan bashkërisht një komunikatë, përmes së cilës thanë se po “shqyrtojnë mundësi të ndryshme për bashkëpunim të ardhshëm, por se nuk është marrë asnjë vendim”.

Një bashkim i kompanive mund të rezultojë në një gjigant me vlerë prej rreth 55 miliardë dollarësh, bazuar në vlerën në treg të të gjithë tre prodhuesve të automjeteve. Bashkimi i forcave do t’i ndihmonte kompanive të rrisnin peshën për të garuar me liderin japonez të tregut, Toyota Motor Corporation, dhe me Volkswagen AG-në e Gjermanisë.

Ngritja e prodhuesve kinezë të automjete po e lëkund industrinë në një kohë kur prodhuesit po përballen me telashe në kalimin nga automjetet me lëndë djegëse në ato elektrike.

Toyota ka prodhuar 11.5 milionë automjete më 2023, Honda ka nxjerrë në treg 4.2 milionë, ndërsa Nissan ka prodhuar 3.4 milionë.

Mitsubishi Motors ka prodhuar pak më shumë se 1 milion. Edhe në rast të një bashkimi, Toyota do të mbetej prodhuesi më i madh japonez.

Continue Reading

Teknologji

BE-ja e gjobit Meta-n me gati 800 milionë euro për praktika “abuzive”

Published

on

Komisioni Evropian e ka gjobitur Meta-n, kompaninë që zotëron Facebook-un, me 797.72 milionë euro, për shkak të praktikave abuzive nga të cilat përfitoi tregu online në Facebook, i njohur si Marketplace.

“Komisioni Evropian e gjobiti Meta-n… për shkeljen e rregullave të BE-së duke e lidhur shërbimin e vet online për reklama të klasifikuara, Facebook Marketplace, me rrjetin e vet social personale, Facebook, dhe duke vendosur kushte të padrejta komerciale ndaj shërbimeve të tjera online për reklama të klasifikuara”, tha Komisioni Evropian.

Meta njoftoi se do të ankohet ndaj këtij vendimi, por do të bashkëpunojë dhe do punojë pa humbur kohë për të gjetur zgjidhje për adresimin e çështjeve të ngritura. Ky vendim i Komisionit Evropian vjen dy vjet pasi ai e kishte akuzuar gjigantin amerikan të teknologjisë se i kishte dhënë përparësi të padrejtë shërbimit të vet për reklama të klasifikuara, Facebook Marketplace, duke i bashkuar dy shërbimet.

Bashkimi Evropian nisi një hetim formal ndaj dyshimeve për sjellje kundër konkurrencës nga Facebook në qershor 2021. Në dhjetor 2022, BE-ja ngriti shqetësime se Meta e lidh rrjetin mbizotërues, Facebook, me shërbimet e veta online për reklama të klasifikuara.

Facebook lansoi tregun online Marketplace më 2016 dhe e zgjeroi në disa vende evropiane një vit më pas. BE-ja argumenton se Meta ua imponon Facebook Marketplace njerëzve që e përdorin Facebook-un me një “lidhje” të jashtëligjshme, Meta tha se ky argument e shpërfill faktin se përdoruesit e Facebook-ut mund të zgjedhin nëse duan të shkojnë në Marketplace, e shumë prej tyre nuk e bëjnë.

Meta tha se Komisioni Evropian pretendoi se Marketplace ka mundësi ta pengojë rritjen e tregjeve të mëdha të reja online në BE, por nuk gjeti prova për të dëshmuar se kjo i dëmton konkurrentët. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara