Lajmet

​Të paktën 13 viktima nga rënia e një autobusi në humnerë në Peru

Automjeti po transportonte rreth 50 pasagjerë nga qyteti i Andeve i Vilcashuaman në Lima.

Publikuar

Të paktën 13 persona vdiqën dhe pesë të tjerë u plagosën rëndë në Peru kur një autobus ra nga një shkëmb në një rrugë në Ande, thanë autoritetet lokale.

Automjeti po transportonte rreth 50 pasagjerë nga qyteti i Andeve i Vilcashuaman në Lima.

Ai u përmbys dhe ra 200 metra në rajonin Huancavelica, në juglindje të vendit të Amerikës së Jugut. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e komunës së Piskos.

Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Peru, kryesisht për shkak të shpejtësisë së tepërt dhe mirëmbajtjes së dobët të rrugëve. /ANSA/ 

Lajmet

Të plagosurit civil nga minat kërkojnë përkrahje nga Kurti, thonë se nuk e mbajti premtimin që ua dha

Publikuar

nga

Shoqata e të Plagosurve Civil nga Minat ka protestuar nga objektit të qeverisë, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, siç është trajtimi me proteza në bazë të kërkesave të anëtarëve të kësaj shoqate.

Po ashtu ata kanë kërkuar rritjen e pensioneve, pasi siç thanë ata, jetojnë me pensione të cilat nuk mjaftojnë as për të siguruar ekzistencën, se jo edhe shërimin e plagëve. Ata marrin pensione 120 deri 152 euro, që sipas tyre nuk mjaftojnë as për kalimin e muajit, e lëre më trajtimin e plagëve të tyre.

Jeton Kelmendi, anëtar i kryesisë së Shoqatës së Plagosur Civil, thotë që qeveria dhe Ministria Shëndetësisë ka bërë diskriminim ndaj tyre. Ai thotë që ndihen të anashkaluar si shoqatë sepse një invalid i luftës është i anashkaluar prej të gjitha benefiteve që i takojnë me ligj, ndërsa invalidët e luftës janë te përshfirë në të gjithë kategoritë, ndërsa ata nuk janë.

“Për të treguar pakënaqesitë tona që Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë ka bërë kundër invalidëve civil të luftës, ku e ka bërë një diskriminim ekstrem të madh ku invalidët e luftës i ka përkrah 100 përqind, ndërsa neve na përkrah me një shumë  pothuajse solide, ndërsa dallimi i protezës së invalidit civil të luftës apo si invalid i luftës nevojat janë të njëjta si një invalid i luftës edhe një invalid civil, ai ka nevojë për protezë, ne kemi nevojë për proteza, proteza nën gjunjë pothuajse është e përafert sa kushton një kosto ndërsa protesta mbi gjunjë kushton rreth 40 mijë euro ndërsa për neve janë caktuar rreth 5700 euro, ndërsa shumë tjetër duhet ta mbulojnë vetë anëtaret”, tha ai.

Kelmendi shtoi se ata kërkojnë vetëm të drejtat e tyre.

“Këtu i kemi më se paku 100 anëtarë që kanë protezë mbi gjunjë, nën gjunjë, ku të cilën kanë pasur fatin e Leotrimit, po sot janë gjallë, ndërsa Qeveria të gjitha institucionet të gjitha mediat bëjnë pas një njëri që ka vdekur të cilit i takon e meriton të gjithë respekti, por edhe Leotrimat tjerë janë gjallë sot por institucionet tona nuk i kanë përkrahë kurrë deri me tani. Kanë nevojë për proteza që nuk i kanë ndërruar që 20 vjet”, theksoi ai.

Edhe Avni Lubovci, kryetari i Shoqatës së të Plagosurve Civil tha se kryeministri Kurtia i ka premtuar që do t’ua plotësoj kërkesat e tyre, por nuk i ka realizuar.

“Na i kanë imponuar me premtimin që na ka bërë kryeministrit Kurti dhe ministri Vitia. Kryeministri i tanishëm me 2017 më ka thënë nëse unë kam ymër me ardhë në qeveri kërkesat e tua janë si me pi një espreso, por tani kur kemi nevojë për mbështetjen e kryeministrit, tani jemi kategoria me injoruar, me diskriminuese. Kanë marr dy vendime për trajtimin  e protestave  ku të dyja janë kontravers nuk e dimë cili u zbatua as cili mos mu zbatuar. Kryeministri thotë që të gjithë qytetarët me statutin e invalid të luftës duhet të sigurohet pagesa për proteza, ndërsa ministri Vitia qohet dy dite pas vendimit të kryeministrit dhe merr vendim dhe specifikon vetëm kategorinë e invalidëve të UÇK-së. Është shumë e padrejtë”, tha Lubovci.

Ai shtoi se sot kanë dalë për diçka që nuk do të duhej të dilnin, por janë të detyruar.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Euroja dobësohet pas rezultatit të zgjedhjeve evropiane

Publikuar

nga

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u pasuan me dobësimin e euros kundrejt dollarit amerikan. Mëngjesin e së hënës, një euro ishte më pak se 1.08 dollar, ndërsa gjatë pjesës më të madhe të javës së kaluar ishte afër 1.09 dollar.

Analistët thonë se lëvizjet nuk duken të mëdha, porse pasqyrojnë mënyrën se si ndihen njerëzit në tregjet ekonomike.

“Rezultatet e zgjedhjeve në BE treguan rritje të mbështetjes për partitë e krahut të djathtë – gjë që edhe pritej – por elementi surprizë është se [presidenti i Francës, Emmanuel] Macron reagoi duke thirrur zgjedhje të parakohshme. Kjo gjë e bën tregun më nervoz”, tha për agjencinë Reuters Lee Hardman, analist i monedhës në kompaninë e shërbimeve financiare, MUFG.

Lëvizje të ngjashme u panë edhe në bursa, pasi aksionet e mëdha në të gjitha tregjet kryesore evropiane shënuan rënie.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u mbajtën nga data 6 deri më 9 qershor.

Partitë e ekstremit të djathtë shënuan rritje në disa shtete të Evropës, përfshirë Francën dhe Gjermaninë.

Në Francë, presidenti Emmanuel Macron shpalli zgjedhjet e parakohshme, pasi partia e tij pësoi humbje të madhe kundrejt partisë së ekstremit të djathtë, Fronti Kombëtar./REL

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Edi Rama: Pa Rugovën nuk do të kishte UÇK, i dha popullit të tij forcë të panjohur më parë në trojet tona

Publikuar

nga

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka lartësuar figurën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai tha se pa Ibrahim Rugovën nuk do të kishte Ushtri Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tij, pa politikën e tij afruese me aleatët, nuk do të jehonin as armët e ushtarëve të UÇK-së bashkë me bombardimet e NATO-s mbi Beograd.

Në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, Edi Rama tha se “po flas sot mbi njeriun që e ka shënjuar historinë e shqiptarëve”.

“Rugova ishte revolucionar me urtësinë e burrështetasit dhe burrështetas revulocionar. Rugova ishte si intelektual i nxjerrur nga arkivat e kohës romantike”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë shqiptare, tha se s’ka politikan tjetër si Rugova.

“Ai ishte i papërsëritshëm dhe i pashpjegueshëm deri në fund se si arriti t’ua imponojë njerëzve rrjedhën e politikës së tij. Rugova i dha popullit të tij një forcë të panjohur ndonjëherë në trojet tona”, tha Rama.

Sipas tij, Rugova besoi verbërisht tek aleancat dhe aleatët. Rama tha se Rugova i dha Kosovës aleancën me ndërkombëtarët si pasuri natyrore që vendi i tij nuk e kishte.

“Presidenti Rugova ishte president i shpresës në mes të shtypjes së shpresës. Ishte lider i pazakonshëm në Ballkan”, tha Rama.

Sipas tij, Rugova ishte i vetmi në këtë vend që kishte kuptuar se konflikti nuk është rruga për drejtësi afatgjate.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Konjufca: Blair është simbol i përmbylljes së luftës

Publikuar

nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se prania e Tony Blair në 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës e përplotëson domethënien e kësaj date të shënuar.

Konjufca ka shkruar se ish-kryeministri britanik është mik të madh i Kosovës me të cilin ka biseduar mbi ato ngjarje të vitit 1999, që shënuan kthesë për fatin e popullit shqiptar në Kosovë, që prodhuan efekte të mëdha sa i përket edhe aspektit ndërkombëtar, vështruar nga pozitat e drejtësisë, humanizmit, sigurisë, të drejtave, vlerave dhe interesave strategjike perëndimore.

“Mbështetja dhe përpjekja e palodhur e z. Blair dhe Britanisë së Madhe ishin ndër faktorët kyç për të shkuar deri te përfshirja e NATO-s përbrenda dhe përkrah luftës sonë të drejtë e çlirimtare, kundër Serbisë dhe krimeve të saj monstruoze ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Ai është simbol i përmbylljes së luftës për të shkuar te liria. E falënderova për vizitën dhe i shpreha mirënjohje të thellë për kontributin e tij të shquar e të vazhdueshëm, duke theksuar se ardhja e tij në Republikën e Kosovës është gëzim në zemrat e çdo shqiptari”, deklaroi ai.

Sipas tij, Blair i ka shprehur mbështetjen e tij për Republikën e Kosovës, për rrugën e saj të integrimeve, të përparimit të gjithanshëm dhe kontributit në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara