Lajmet

​Të hënën mbledhja e Qeverisë së Malit të Zi dhe Shqipërisë

Në këtë mbledhje do nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore.

Published

on

Qeveria e Malit e Malit të Zi dhe ajo e Shqipërisë, të hënën e 27 shkurtit, do ta mbajnë mbledhjen e përbashkët.

Në këtë mbledhje do nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat janë me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.

Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet në ndërtesën e Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve (CANU).

Sipas njoftimit, pas nënshkrimit të dokumenteve të përbashkëta, planifikohet të mbahet konferenca për shtyp e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës. 

Bota

Zelensky thotë se Ukraina do të refuzojë propozimet për të hequr dorë nga territoret e saj

Published

on

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina do të refuzojë çdo propozim rus për të hequr dorë nga rajoni i Donbasit në këmbim të një armëpushimi, duke paralajmëruar se kjo mund të përdoret si trampolinë për sulme të ardhshme.

Zelensky këtë deklaratë e bëri para takimi midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin në Alaska të premten, shkruan BBC.

Trump ka thënë se çdo marrëveshje paqeje do të përfshijë një shkëmbim territoresh dhe besohet se një nga kërkesat e Putinit është që Kievi të dorëzojë pjesët e Donbasit që ende kontrollon.

Ndërkohë, trupat ruse kanë vazhduar ofensivën e tyre duke bërë një sulm të papritur pranë qytetit lindor të Dobropillias dhe duke përparuar 10 km në një periudhë të shkurtër kohore.

Continue Reading

Aktualitet

Përditësohen të dhënat në pikat kufitare

Published

on

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra.

Pritjet më të gjata raportohen në pikën kufitare në Merdarë ku pritjet për të hyrë në Kosovë shkojnë deri në 10 minuta, kurse në pikat tjera kufitare raportohen pritje nga 3 deri në 5 minuta.

Përditësimi i të dhënavë të fundit është në ora 08:03 të mëngjesit.

Continue Reading

Aktualitet

24 vjet nga marrëveshja e Ohrit

Published

on

Sot mbushen 24 vjet që nga nënshkrimi Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në mes shqiptarëve dhe maqedonasve për raporte të reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të shtetit.

Kjo marrëveshje u bë me asistimin e Bashkësisë Ndërkombëtare pas një konflikti të armatosur, i cili ndodhi në vitin 2001.

Kjo marrëveshje kornizë ndër të tjerash u nënshkrua me qëllim të promovimit të zhvillimit të qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Kjo kontratë në mes dy popujve u nënshkrua nga kryetari i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm, Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe ai i PDSH-së, Arbën Xhaferi.

Continue Reading

Aktualitet

​BQK për vitin 2025 parasheh rritje ekonomike prej 4.1%

Published

on

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka publikuar raportin e stabilitetit financiar (RSF), duke ofruar një pasqyrë të thelluar mbi gjendjen e sistemit financiar të vendit, sfidat aktuale dhe pritjet për të ardhmen.

Raporti konfirmon stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e sektorit financiar, të mbështetur nga mbikëqyrja prudente, menaxhimi efektiv i rrezikut dhe korniza e rregulloreve ligjore. Megjithatë, BQK paralajmëron se ndikimet nga pasiguritë ekonomike globale kërkojnë monitorim dhe reagim të vazhdueshëm.

Sipas raportit, ekonomia e Kosovës u rrit me 4.4% gjatë vitit 2024, e nxitur nga konsumi privat, investimet dhe eksportet. Inflacioni ra në 1.6%, kryesisht për shkak të uljes së çmimeve të ushqimeve dhe mallrave të importuara. Për vitin 2025, parashikohet një rritje prej 4.1% dhe inflacion mesatar prej 3.3%.

Sistemi bankar shënoi zgjerim të konsiderueshëm, me një rritje të kreditimit prej 18.3%, si pasojë e kërkesës së lartë nga familjet dhe bizneset, si dhe përmirësimit të kushteve kreditore.

Raporti thekson se treguesit e qëndrueshmërisë financiare janë brenda standardeve rregullative dhe se rezultatet e stres-testeve tregojnë një sektor të aftë për t’u përballur me goditje makroekonomike.

Likuiditeti mbetet i lartë dhe i mbështetur nga rritja e depozitave të sektorit privat. Po ashtu, niveli i kapitalizimit i sektorit bankar vlerësohet si adekuat për të përballuar rreziqet potenciale.

Megjithëse performanca fiskale ishte pozitive dhe raporti i borxhit publik ndaj BPV-së ka rënë, deficiti i llogarisë rrjedhëse dhe rritja e varësisë nga remitancat dhe investimet e huaja mbeten sfida për stabilitetin afatgjatë.

BQK thekson se politika makroprudenciale do të vazhdojë të jetë në funksion të parandalimit të rreziqeve sistemike dhe ruajtjes së stabilitetit financiar.

Continue Reading

Të kërkuara