Lajmet

​Tahiri: Kurti ka agjendë për veriun, po e trajton në mënyrë të veçantë

Deputeti i PDK-së arsyetimin e ZRrE-së për mosrritjen e çmimit të rrymës për pjesën veriore e ka quajtur politik.

Published

on

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për shtrenjtim të energjisë elektrike e ka quajtur të papërballueshëm për qytetarët e Kosovës. Ndërsa, lidhur me mos përfshirjen e pjesës veriore në bllok tarifat e reja, Tahiri tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka një agjendë për veriun për zgjerim të një autonomie në atë pjesë të Kosovës.

Tutje, deputeti i PDK-së arsyetimin e ZRrE-së për mosrritjen e çmimit të rrymës për pjesën veriore e ka quajtur politik.

“ZRrE si organ që duhet të jetë i pavarur dhe jo politik, jep arsyetime politike se pse nuk mund të përfshihet veriu në shtrenjtim të energjisë elektrike. Pra, nga ai organi profesional tash na del me arsyetime politike që aty ekziston një problem politik dhe ne normalisht që nuk mundemi me vendos në kuadër të shtrenjtimit të energjisë elektrike. Fatkeqësisht Qeveria Kurti dhe Albin Kurti është duke e trajtuar në mënyrë të veçantë veriun dhe unë mendoj se tani po shihet që Albin Kurti ka një agjendë për veriun, pra këtu kemi të bëjmë pikërisht me zgjerimin e një autonomie me angazhimin e kësaj qeverie që këta njerëz ta kenë një autonomi pikërisht në atë pjesë të vendit. Kjo është e dëmshme dhe unë besoj që kjo është pikërisht arsyeja pse Albin Kurti nuk guxon të marr pjesë në seancë sepse nuk ka arsyetim pikërisht për veriun”, tha ai.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Abelard Tahir tha se vendimi i ZRrE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike për 100% është i papranueshëm.

Tahiri ka ftuar Qeverinë e Kosovës që ta shkarkojë bordin aktual të ZRrE-së dhe ta anulojë vendimin për rritje të çmimit të rrymës.

“Vendimi i ZRrE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike për 100% është i papranueshëm për ne si deputetë të opozitës dhe çdo qytetar në vendin tonë. Pagat në Republikën e Kosovës si në sektorin privat ashtu edhe publik janë të papërballueshme për koston të cilën kemi arritur në këtë nivel. Janë shtrenjtuar çmimet e karburanteve, është shtrenjtuar secili produkt esencial ushqimor në vendin tonë, sot shtrenjtimi i energjisë elektrike shkakton edhe një zinxhir të shtrenjtimeve në gastronomi dhe sektorë të tjerë dhe realisht në këtë situatë çfarë jemi, e kemi të papërballueshme koston mujore pothuajse për secilën familje në vendin tonë”, tha ai.

Lajmet

Zhegrova mungoi në stërvitjen e Juventusit

Published

on

Juventusi ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Pisas në Serie A, mirëpo, gjatë stërvitjes së sotme, dy yje të skuadrës kanë munguar, Edon Zhegrova dhe mbrojtësi Gleison Bremer.

“Tuttomercatoweb” raporton se nuk ka shqetësim të menjëhershëm, pasi mbrojtësi brazilian po ndjek një program individual dhe një ngarkesë të specializuar pas rikthimit nga një dëmtim afatgjatë.

Edon Zhegrova mungoi në stërvitje pasi thuhet se pati temperaturë të lehtë.

Zhegrova luajti në ndeshjen e fundit ndaj Romës për më shumë se 30 minuta, pasi e zëvendësoi Francisco Conceicaon e lënduar.

Ai ishte faktor kyç në golin e dytë të Juventusit i shënuar nga Lois Openda mirëpo bëri një gabim te goli i pësuar. Ndeshja përfundoi 2-1 për Juventusin.

Lojtarët e tjerë të dëmtuar që nuk morën pjesë ishin Cabal, McKennie, Conceicao, Vlahovic, Gatti dhe Pinsoglio.

Juventusi luan ndaj Pisas të shtunën në mbrëmje në “Arena Garibaldi”, me fillim nga ora 20:45./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Adis Beçiragiq shpallet trajneri i vitit në Bosnje dhe Hercegovinë

Published

on

Trajneri i Trepçës, Adis Beçiragiq, është nderuar me çmimin “Trajneri i Vitit” në Bosnje dhe Hercegovinë, në kuadër të ceremonisë tradicionale “Atleti më i Mirë i Bosnjës dhe Hercegovinës”, e cila u mbajt në Sarajevë.

Beçiragiq mori këtë vlerësim falë suksesit historik me përfaqësuesen e basketbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës në Eurobasket, ku kombëtarja boshnjake siguroi kualifikimin në fazën eliminatore të Kampionatit Evropian për herë të parë pas 32 vitesh.

Ky rezultat u cilësua si një prej arritjeve më të mëdha të sportit në vend gjatë viteve të fundit, duke e vendosur Beçiragiqin në krye të listës së trajnerëve më të vlerësuar në vendlindje.

Krahas angazhimit me kombëtaren, ai është aktualisht në krye të Trepçës në basketbollin kosovar, ku po konfirmon vazhdimisht nivelin e lartë profesional./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Gjyqtarja shqiptare, Emanuela Rusta përzgjidhet nga FIFA për seminarin ndërkombëtar për Botërorin 2026

Published

on

Gjyqtarja e Superiores shqiptare, Emanuela Rusta, po vazhdon të marrë vëmendjen e institucioneve më të mëdha të futbollit, si FIFA dhe UEFA, madje ajo ka fituar prej kohësh besimin e tyre dhe tani është gati për një hap vendimtar në karrierën e saj dhe një arritje historike për Shqipërinë.

Sipas mediave shqiptare, Rusta është përzgjedhur nga FIFA për të marrë pjesë në një seminar ndërkombëtar që do të mbahet në Zvicër.

Në këtë seminar, të gjithë të ftuarit do të testohen për njohuritë teknike, aftësinë për të punuar në VAR, performancën fizike dhe mprehtësinë për të kapur detajet më të vogla.

Më të mirët që dalin nga ky proces seleksionimi do të angazhohen në turne ndërkombëtare, përfshirë edhe Kupën e Botës 2026.

Nëse Rusta do të përfshihet, kjo do të përfaqësonte një sukses të jashtëzakonshëm për arbitrimin shqiptar, duke shënuar praninë e një gjyqtareje shqiptare në eventet më prestigjioze të futbollit botëror.

Publiku mbetet në pritje të zhvillimeve të seminarit për të mësuar fatin e Emanueles dhe të ardhmen e saj në skenën ndërkombëtare./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Napoli mbush arkën pasi fitoi Superkupën e Italisë

Published

on

Napoli mbylli vitin 2025 me një fitore të madhe, duke triumfuar 2-0 ndaj Bolonjës në finalen e Superkupës së Italisë në Riad, Arabinë Saudite. Dopieta e David Neres dhe paraqitja dominuese e ekipit nën drejtimin e Antonio Contes sollën festë për tifozët e Partenopeit.

Sipas raportimeve, Napoli fitoi rreth 9.5 milionë euro nga Superkupa, shifër që pritet të rritet në rreth 11 milionë euro pas ndeshjes miqësore kundër fituesit të Superkupës së Arabisë Saudite.

Ky trofe vjen pas Scudettos së dytë brenda tre vjetëve, duke bërë që viti 2025 të konsiderohet një vit historik për klubin dhe mbështetësit e tij.

Kjo fitore jo vetëm që shton trofetë në vitrinën e Napolit, por edhe forcon pozicionin financiar të klubit me një shumë të konsiderueshme shpërblimesh nga fondi i përgjithshëm prej 23 milionë eurosh të dedikuar për Superkupën e këtij viti./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara