Lajmet

​Sveçla pas dorëheqjeve të policëve: Ndërkombëtarët duhet të reagojnë ashpër ndaj Serbisë

Sveçla ka shkruar pasi numri i policëve të rinj serbë të tërhequr nga Policia e Kosovës ka arritur në shtatë.

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se policët serb në Kosovë po detyrohen të japin dorëheqje për shkak të kërcënimeve dhe presioneve nga Beogradi. Ai ka kërkuar reagim të ashpër nga ndërkombëtarët duke theksuar se këto veprime duhet të ndalen.

Sveçla ka shkruar pasi numri i policëve të rinj serbë të tërhequr nga Policia e Kosovës ka arritur në shtatë.

“Oficerët e policisë po detyrohen të japin dorëheqjen përmes kërcënimeve dhe presioneve nga institucionet e sanksionuara të Beogradit. Në këtë mënyrë ata po dëmtojnë qëllimisht minoritetin serb në 🇽🇰 dhe po cenojnë sovranitetin tonë. Kjo duhet të ndalet. Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë”, ka shkruar ai.

Shtatë policë të rinj nga komuniteti serb janë larguar nga Policia e Kosovës.

Kjo është pasuar me reagime nga krerët e institucioneve si dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.

Lajmet

Haradinaj: Qytetarët po paguajnë çmimin për besimin ndaj një mashtruesi

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ashpërsuar tonet ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e quajtur atë mashtrues dhe përgjegjës për bllokimin institucional që po ndodh në vend.

Përmes një deklarate për media të enjten, Haradinaj tha se qytetarët janë duke paguar çmimin për besimin që, sipas tij, i kanë dhënë një njeriu që po e mban peng Kosovën.

“Po e paguajnë çmimin që i kanë besuar një mashtruesi. Për mua kjo nuk është befasi. Kjo situatë duhet të marrë fund. Mashtruesi s’mundet pa kufi të tallet me një vend. Po e mban peng Kosovën dhe kjo nuk duhet të vazhdojë pafund. Takimet dhe përrallat e tij janë hajgare. Një njeri po e mban peng tërë shtetin,” deklaroi Haradinaj.

Continue Reading

Lajmet

Zogaj: Kriza politike në Kosovë është e thellë, fajin e ka mungesa e kompromisit të partisë më të madhe

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka komentuar situatën politike në vend, duke e cilësuar atë si një krizë të thellë që buron nga mungesa e gatishmërisë për kompromis nga partia më e madhe në pushtet.

Zogaj tha se, megjithë përgatitjet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kriza në nivel qendror nuk duhet anashkaluar.

“Sa i përket zgjedhjeve lokale, jemi në përgatitje për datën e shpallur, 12 tetorin. Por kjo sagë që po shohim çdo ditë, ky cirkus bie në hije kur fokusohemi tek zgjedhjet lokale. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë krizën që po ndodh aktualisht, e cila është pasojë e partisë më të madhe dhe kryeneçësisë së saj për të mos dalë nga kjo krizë politike. Jemi në krizë të thellë,” tha Zogaj.

Continue Reading

Lajmet

Lahi Brahimaj: Nuk pritet zhvillim në seancën konstituive, në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se nuk pret ndonjë zhvillim gjatë seancës konstituive të sotme të Kuvendit. Ai tha për mediat se po presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e votimit të fshehtë.

“Po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk besoj se do të ketë zhvillim”, tha shkurtimisht Brahimaj.

Më 12 maj, AAK-ja ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese ankesën për formimin e komisionit të votimit të fshehtë në seancën konstituive. Po ashtu, ata kanë depozituar edhe vendime të tjera lidhur me seancat paraprake dhe të mëvonshme në lidhje me këtë çështje.

Continue Reading

Lajmet

Nait Hasani njofton se nuk do të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit

Published

on

By

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka bërë të ditur se nuk do të jetë prezent në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ai tha se është i angazhuar në përgatitjet për Konventën e PDK-së dhe nuk parashikon ndonjë zhvillim të ri në procesin parlamentar.

“Rutinë është e njëjtë, seriali është i njëjtë, vetëm episodet po ndryshohen, nuk ka ndryshime. Në dorë të Zotit dhe Gjykatës Kushtetuese,” tha Hasani.

Continue Reading

Të kërkuara