Lajmet

​Subvencionimi për efiçiencën e energjisë, zgjatet afati për aplikim në Fazën 2 deri më 7 nëntor

Zgjatja e afatit bëhet duke u bazuar në kërkesat e aplikantëve.

Published

on

Ministria e Ekonomisë njofton të gjithë aplikantët për subvencionim të efiçiencës së energjisë, të para-kualifikuar në Fazën 1, se ka vendosur të zgjasë afatin për aplikim në Fazën 2, deri më 7 nëntor 2022.

Zgjatja e afatit bëhet duke u bazuar në kërkesat e aplikantëve, të cilët kanë aplikuar në Fazën 1 dhe të cilët në mungesë të kapaciteteve të kompanive për liferim/montim të pajisjeve, e kanë të pamundur që të kryejnë procedurat e parapara brenda afatit të paraparë për aplikim në Fazën 2.

Duke u bazuar në Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Ministria e Ekonomisë ka vendosur që palëve të interesuara t’ua mundësojë realizimin e kërkesave për subvencionim, respektivisht arritjen e objektivit të kësaj Thirrje.

Ministria fton të gjithë qytetarët që janë para-kualifikuar në fazën e parë, që sa më parë të kryejnë këtë proces në mënyrë që të jenë përfitues të subvencionit.

Lajmet

Ushqimet që ndihmojnë në qarkullimin e gjakut

Published

on

Hudhra është një nga thesaret më të çmuar të natyrës dhe ka qenë e përdorur që në lashtësi për trajtimin dhe shërimin e shumë sëmundjeve.

Vlerat e saj njihen gjerësisht në të gjithë botën, sidomos në praktikat e mjekësisë popullore, ku ajo konsiderohet si një mbrojtëse natyrale kundër sëmundjeve.

Hudhra ndihmon në luftimin e infeksioneve, uljen e kolesterolit dhe tensionit të gjakut, si dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Ajo është e pasur me antioksidantë, minerale dhe vitamina, sidomos vitaminën B, e cila ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit të tij.

Për këtë arsye, hudhra konsiderohet një nga ushqimet më të shëndetshme për zemrën.

Hudhra dhe lëngu i portokallit për qarkullimin e gjakut

Kombinimi i hudhrës me lëngun e portokallit mund të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin e gjakut.

Lëngu është i pasur me vitaminë C dhe fibra, të cilat janë të dobishme për shëndetin e enëve të gjakut.

Për të përgatitur këtë kurë ju nevojiten:

2 thelpinj hudhre

5 portokalle

Përgatitja:

Shtypni thelpinjtë e hudhrës për të çliruar alicinën, përbërësi aktiv më i rëndësishëm që pengon rritjen e qelizave kancerogjene. Shtrydhni portokallet dhe përzieni lëngun me hudhrën e shtypur.

Nëse nuk doni të ndjeni copat e hudhrës, mund t’i kaloni të dyja në mikser, kjo kurë duhet marrë çdo mëngjes me stomak bosh për të paktën dy javë.

Konsumimi i rregullt ndihmon në ushqyerjen e gjakut, ruajtjen e shëndetit të enëve të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit.

Ekspertët rekomandojnë sasinë e hudhrës sipas formës së saj:

Hudhra e freskët: deri në 5 gramë në ditë

Ekstrakti i hudhrës: 600–1200 mg në ditë, pa e tejkaluar këtë sasi. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lajmet

​Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari me urdhër-arrest ndërkombëtar

Published

on

By

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ILECU, në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë dhe njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës, më 10 dhjetor 2025 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Gjermania për në Kosovë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për vuajtjen e dënimit prej një viti burgim dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të Kosovës dhe atyre gjermane.

I dyshuari pas ekstradimit, i është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Pejës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

Continue Reading

Botë

Tre migrantë të vdekur në kufirin Kroaci-Bosnje

Published

on

Tre migrantë kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm në kufirin mes Kroacisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

Sipas policisë, informatën për një varkë të fundosur në lumin Sava në Slavonski Brod e kanë pranuar në orën 05:20 të së enjtes.

Siç raportohet oficerët e policisë kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes ku kanë arritur të nxjerrin nga lumi 13 persona (shtetas të huaj), njëri prej të cilëve nuk tregonte shenja jete.

12 të tjerët janë dërguar në spitalin në Slavonski Brod.

Policia po vazhdon hetimin penal për të përcaktuar faktet dhe rrethanat, ndërsa u tha po ashtu se është gjetur një dokument udhëtimi që i përkiste njërit prej individëve dhe autoritetet po punojnë për ta gjetur atë person../S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Qalaj: Mandati im i vlefshëm, do të marr pjesë në mbledhjet e KPK-së

Published

on

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj ka deklaruar se mandati i tij është i vlefshëm dhe do të vazhdojë të marr pjesë në mbledhjet e Këshillit Prokurorial të Kosovës deri në një vendim të formës së prerë gjyqësor që e përcakton ndryshe.

Këtë deklaratë Qalaj e bëri pas kërkesës që anëtari i KPK-së, Veton Shabani e kishte drejtuar tek Këshilli Prokurorial i Kosovës përmes të cilës kishte kërkuar që ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit të mos marr pjesë në mbledhjet e KPK-së.

Kjo kërkesë u lexua nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdari qysh në nisjen e mbledhjes së radhës të këtij institucioni.

“Siç jeni në dijeni situata e krijuar së fundmi në Këshill është jo vetëm e padëshirueshme, por edhe jashtë kornizave të ligjshmërisë. Pas mbledhjes të datës 1 dhjetor 2025 e cila u mbajt menjëherë pas shkarkimit të kundërligjshëm të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi u informuam vetë nga Kelmendi se në përputhje me ligjin për përgjegjësi disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve ai ka mbajtur ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës. Prokurori, Agron Qalaj nuk është dashur të marr pjesë në atë takim ngase neni 15 paragrafi 2 i ligjit përcakton efektin suspenziv të vendimit. Ankesa ndaj vendimit të Këshillit ka efekt suspenziv dhe ndaloj implementimin e atij vendimi derisa shqyrtohet ankesa…Ju si kryesues i KPK-së jeni përgjegjës për të siguruar zbatimin e ligjshmërisë andaj është e domosdoshme të reflektoni dhe zotërinë Qalaj të mos marr pjesë në mbledhjen e ardhshme pa një vendim të Gjykatës Supreme dhe Gjykatës së Apelit”, tha ai.

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj kësaj kërkese iu përgjigj duke thënë se do të marr pjesë në mbledhjet e KPK-së deri në një vendim të formës së prerë.

Po në këtë mbledhje, anëtarët e Këshillit Prokuroriual të Kosovës miratuan vendimin që kryesuesi i këtij institucion, Ardian Hajdari ta nënshkruaj marrëveshjen e bashkëpunimin me Këshillin të Lartë së Prokurorisë të Shqipërisë./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara