Shëndeti

​Studimi: Anoreksia mund të çojë në ndryshime dramatike në strukturën e trurit

Një studim i ri thekson gjithashtu ndikimin që mund të ketë në tru mungesa e ushqimit adekuat.

Published

on

Anoreksia është një çrregullim i rrezikshëm dhe potencialisht vdekjeprurës i të ngrënit që ka një ndikim të tmerrshëm në trup.

Një studim i ri thekson gjithashtu ndikimin që mund të ketë në tru mungesa e ushqimit adekuat.

Bazuar në një total prej 1.648 skanimesh të trurit të femrave (685 me anoreksi), të mbledhura nga 22 vende të ndryshme, studiuesit gjetën një ulje të trashësisë së korteksit, vëllimeve nënkortikale dhe sipërfaqes së korteksit te njerëzit me anoreksi. Në thelb, truri “tkurret” në një farë mënyre.

Sa i përket madhësisë së mostrës, studimi tregon se sa e rëndësishme është trajtimi i gjendjes sa më herët në zhvillimin e saj.

“Për këtë studim, ne kemi punuar në mënyrë intensive për disa vite me ekipe kërkimore në mbarë botën. Aftësia për të kombinuar mijëra rezultate të skanimit të trurit nga njerëzit me anoreksi na ka lejuar të studiojmë ndryshimet që mund të karakterizojnë këtë çrregullim në shumë më shumë detaje,” tha psikologia Esther Walton nga Universiteti Bath në Britani të Madhe

Edhe pse shkencëtarët nuk janë të sigurt se çfarë e shkakton anoreksinë, ne dimë shumë më tepër për efektet e saj. Miliona njerëz në mbarë botën janë të prekur prej tij. Është një nga shkaqet kryesore të vdekjes që lidhet me problemet e shëndetit mendor.

Ndërsa vijnë më shumë të dhëna nga studimet e ardhshme, shkencëtarët do të jenë në gjendje të kuptojnë më mirë se çfarë e shkakton saktësisht këtë ulje të vëllimit të trurit te njerëzit me anoreksi dhe disa nga mekanizmat neurologjikë që qëndrojnë pas saj.

Tani për tani, është e qartë se sa më shpejt të kërkohet dhe ofrohet trajtim, aq më mirë. Të njëjtat teknika të përdorura këtu mund të përdoren gjithashtu për të matur efektivitetin e trajtimit për dëmtimin e trurit, shkruan Science Alert.

Shëndeti

Dhimbjet e shpinës, shkaku kryesor i mungesave në punë: Si t’i parandaloni?

Published

on

Dhimbjet e shpinës janë bërë një nga problemet më të shpeshta shëndetësore në mbarë botën, duke prekur miliona njerëz çdo vit.

Sipas ekspertëve, ky shqetësim është arsyeja kryesore e mungesave në punë dhe ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës.

Shkaktarët kryesorë lidhen me qëndrimin e gjatë ulur para kompjuterit, mungesën e aktivitetit fizik, mbipeshën si dhe stresin e përditshëm.

Si ta parandaloni:

Mbani një qëndrim të drejtë trupor gjatë uljes dhe ecjes.

Bëni ushtrime të lehta për shpinën të paktën 15 minuta në ditë.

Shmangni ngritjen e peshave të rënda në mënyrë të gabuar.

Kujdesuni për peshën trupore dhe ushqehuni shëndetshëm.

Mjekët këshillojnë që dhimbjet e përsëritura të mos neglizhohen. Nëse simptomat zgjasin më shumë se disa javë, është e nevojshme të konsultoheni me një specialist për diagnozë dhe trajtim të duhur.

Kur duhet të shkoni te mjeku?

Nëse dhimbja vazhdon më shumë se dy javë, shoqërohet me mpirje të këmbëve, dobësi muskulore a vështirësi në ecje, kërkohet konsultim me mjekun. Në raste të caktuara, dhimbja mund të lidhet me hernie diskale ose probleme të tjera më serioze që kërkojnë trajtim të posaçëm.

Dhimbjet e shpinës nuk duhen neglizhuar. Duke bërë ndryshime të vogla në stilin e jetesës dhe duke u kujdesur për trupin çdo ditë, mund të shmangim pasoja serioze dhe të ruajmë shëndetin afatgjatë.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Ngushtimet e muskujve të këmbës: shkaqet dhe parandalimi

Published

on

Tkurrjet muskulore në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur shfaqen gjatë natës. Këto ngërçe prekin pjesën e pulpës së këmbës, shputën e këmbës madje edhe tendinët.

Ato janë më të shpeshta pas moshës 40-50 vjeçare. Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë arritur ta përcaktojnë shkaktarin e tkurrjeve muskulore, por teoritë janë të shumta.

Shkaqet e mundshme të ngërçit të këmbës

Stili modern i jetesës është një nga shkaktarët e mundshëm të tkurrjeve të muskujve të këmbës. Nëse më parë, njerëzit kalonin shumë kohë duke ecur, duke u ulur dhe ngritur në këmbë, shtendosjes së tendinëve të këmbës i kushtohet më pak kohë. Gjatë gjumit, këmba është në pozicion të njëjtë për disa orë dhe çdo lëvizje e vogël shkakton kontraktim.

Ngërçet e këmbës shfaqen më shumë në verë se në dimër, Sipas të dhënave gjatë verës, rritja dhe riparimi i nervave është më intensiv.

Trupi prodhon vitaminë D nga ekspozimi i diellit, trupi përshpejton riparimin e nervave. Sipas teorive tjera, gjatë verës njerëzit ushtrohen dhe djersijnë më shumë duke u dehidratuar rregullisht. Dehidratimi është identifikuar si shkaktar i mundshëm i ngërçeve muskulore.

Këto të fundit shfaqen më shumë në rastet e shtatzënisë, depresionit, artritit dhe tensionit të lartë.

Si të parandaloni ngërçet e këmbës?

Ekspertët thonë se njerëzit që kryejnë shtendosje të rregullta të gjymtyrëve para gjumit pësojnë më pak kontraktime. Për më tepër, sipas informacioneve, konsumi i shumë ushqimeve me magnez është i këshillueshëm kundër ngërçeve.

Ushqime të pasura me magnez janë fasulet, arrorët, drithërat e plota dhe barishtet. Përpos ushqimeve, duhet të pini shumë ujë gjatë ditës dhe të merrni edhe vitamina B. Kur ngërçi kaplon këmbën, sigurohuni që ta shtendosni atë sa më shumë shtrirë ose në këmbë.

Continue Reading

Shëndeti

Tre mënyra të thjeshta për të larguar dhimbjen e kokës më shpejt

Published

on

Continue Reading

Shëndeti

Ushqimet për mëngjes që do t’ju mbajnë të ngopur gjatë

Published

on

Shpesh ndodh që pas një mëngjesi të shpejtë, vetëm pak orë më vonë ndjejmë uri dhe kërkojmë diçka tjetër për të ngrënë.

Por sipas nutricionistëve, sekreti për një mëngjes të shëndetshëm dhe të ngopur që zgjat gjatë gjithë paradites, qëndron te kombinimi i proteinave, fibrave dhe yndyrave të shëndetshme.

Specialistët sugjerojnë vezët, të cilat janë të pasura me proteina, të kombinuara me perime të freskëta ose bukë integrale.

Një tjetër alternativë e shëndetshme është tërshëra me qumësht ose kos, e shoqëruar me fara chia apo arra, që ndihmojnë në ruajtjen e energjisë dhe ngopjes për një kohë më të gjatë.

Nëse zgjidhni mëngjes me vetëm karbohidrate të thjeshta, si biskota apo brumëra, ndjenja e urisë do të rikthehet shpejt.

Prandaj, ekspertët këshillojnë një vakt të ekuilibruar që jo vetëm ngop, por edhe përmirëson përqendrimin dhe performancën gjatë ditës.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara