Kulturë
Sot hapet ekspozita e pamjeve satelitore “Duke parë përtej”
Çelja e ekspozitës do të bëhet të hënën, në orën 17:30 në “Pallatin e Rinisë”.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiNjë vit pas rihapjes për publikun, Observatori Astronomik i Prishtinës në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Kosovë organizon ekspozitën e pamjeve satelitore “Looking Beyond – Duke parë përtej”, promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Italiane me kontributin e Agjencisë Italiane të Hapësirës (ASI) dhe të kompanive e-GEOS dhe Telespazio, aktive në fushën e zgjidhjeve dhe shërbimeve satelitore.
Çelja e ekspozitës do të bëhet të hënën, në orën 17:30 në “Pallatin e Rinisë”, ku gjendet edhe Observatori, me pjesëmarrjen e Ambasadorit Antonello De Riu, kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, si dhe kuratorit, Filippo Maggia, një nga ekspertët më të mëdhenj italianë në fushën e fotografisë bashkëkohore.
Sipas një njofitmi të mabasadës, pas çeljes, në kuadër të “Ditës së kërkimit italian në botë”, ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 14 prill, çdo ditë, nga e hëna në të premte, nga ora 11:00 – 18:00 dhe hyrja do të jetë falas.
Ambasadori De Riu, shpjegon se “projekti përbëhet nga një ekspozitë imazhesh të marra nga plejada satelitore COSMO SkyMed që synon të rrisë kërkimin italian mbi shkencën dhe hapësirën dhe të ndërgjegjësojë publikun për përdorimet e shumta të teknologjive të zbulimit satelitor, veçanërisht në fushën bujqësore, infrastrukturë, parandalimin dhe menaxhimin e ndryshimeve klimatike dhe fatkeqësive mjedisore. Ekspozita – shton diplomati – përfaqëson një mundësi për të prezantuar dhe ndarë një qasje në të cilën Italia beson bindshëm, atë të vënies së shkencës në shërbim të paqes, sigurisë dhe prosperitetit të planetit tonë. Një ngjarje që është kulturore dhe shkencore dhe që jemi krenarë ta sjellim në Observatorin e Prishtinës, i rihapur për publikun pas kaq shumë vitesh falë këmbënguljes së një grupi kosovarësh të rinj dhe të pasionuar.”.
Për Suhel Ahmetin, udhëheqës i Observatorit dhe kryetar i Klubit të Astronomisë së Kosovës (ACK), “qëllimi i ekspozitës, për të cilën falënderojmë përzemërsisht Ambasadën Italiane, është t’i ofrojë publikut një mundësi për të reflektuar për kontributin e teknologjive satelitore për vëzhgimin e Tokës, për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Në përgjithësi, përmes kësaj ekspozite, inaugurimi i së cilës bie në një ditë shumë të veçantë për ne që është përvjetori i nëntë i themelimit të Klubit tonë, shpresojmë të rrisim interesimin e publikut kosovar për astronominë dhe hapësirën”.
COSMO-SkyMed është një nga programet më inovative në fushën e vëzhgimit të Tokës, financuar nga ASI dhe Ministria Italiane e Mbrojtjes dhe Universitetit. Sistemi bazohet në një konfigurim të katër satelitëve të pajisur me sensorë SAR (Synthetic Aperture Radar), të aftë të vëzhgojnë planetin ditën dhe natën, në të gjitha kushtet atmosferike. I projektuar për qëllime të dyfishta, programi është në gjendje t’i plotësojë nevojat civile dhe ushtarake.
Observatori Astronomik i Prishtinës, i hapur për herë të parë në vitin 1977, kishte funksionuar vetëm 3-4 vite, megjithatë kishte shërbyer si qendër shkencore dhe arsimore dhe si nyje e bashkëpunimit midis Lindjes dhe Perëndimit gjatë Luftës së Ftohtë. Në vitin 2022, pas 43 vitesh pasiviteti dhe falë kontributit të Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK) dhe Komunës së Prishtinës, rihapi dyert e tij me përpjekjet e disa të rinjve entuziastëve të hapësirës. Qendra ka disa teleskopë dhe një stacion meteorologjik. Organizon ngjarje shkencore dhe takime vëzhgimi të hapësirës, sidomos gjatë eklipseve.
Dita e kërkimit italian në botë promovohet nga Ministria e Universitetit dhe Kërkimit me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar me synimin për të rritur kontributin e studiuesve italianë në shkencën ndërkombëtare. Në mënyrë simbolike festohet rreth datës 15 prill, përvjetorit të lindjes së gjeniut italian Leonardo Da Vinci.
Kulturë
Heronj të Heshtur: Kur Jeta u Rrezikua për Çdo Fletë Librash
Published
6 hours agoon
March 12, 2026By
UBT News
5 Historitë e Mëdha të Heronjve të Heshtur që Ruajtën Dijën
- Rënia e Bagdadit, 1258 – Kur mongolët shkatërruan Shtëpinë e Urtësisë, shumë libra u hodhën në lumin Tigër. Disa dijetarë i shpëtuan dorëshkrimet duke i fshehur dhe transportuar në Persi dhe Damask.
- Murgjit irlandezë pas rënies së Romës – Ata kopjuan me dorë tekstet klasike të Aristotelit, Virgjilit dhe Ciceronit, duke ruajtur lidhjen mes antikitetit dhe Rilindjes Europiane.
- Murgu Wang Yuanlu, Kina – Fshehu mbi 40,000 dorëshkrime budiste pranë Dunhuang, duke i ruajtur nga lufta dhe shkatërrimi për rreth 1,000 vjet.
- Arkiva sekrete e getos së Varshavës, Lufta e Dytë Botërore – Historiani Emanuel Ringelblum dokumentoi jetën e hebrenjve, duke fshehur dokumentet në kanaçe qumështi; një veprim i fundit i rezistencës për të mbajtur të gjallë të vërtetën.
- Bibliotekat e Timbuktut, 2012 – Abdel Kader Haidara shpëtoi mbi 300,000 dorëshkrime antike nga grupet xhihadiste duke përdorur familje dhe karroca për t’i çuar në siguri.
Kulturë
Kosova në Panairin e Librit në Leipzig 2026
Published
11 hours agoon
March 12, 2026By
UBT News
Kulturë
Ekspozita “Butësia kontrollon fortësinë” Hapet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës
Published
11 hours agoon
March 12, 2026By
UBT News
Më 13 mars në orën 19:00, Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të presë hapjen solemne të ekspozitës “Butësia kontrollon fortësinë”, realizuar nga artistet vizuale Anais Horn dhe Verena Walzl, dhe e kuruar nga Blerta Hoçia.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 15 maj 2026 në hollin e ekspozitave të bibliotekës, duke ofruar një përvojë artistike që eksploron kontrastin mes butësisë dhe fuqisë në artin bashkëkohor.
Lajmet
Shfaqja “Nyja e Gidonit” sonte dhe nesër në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës
Published
1 day agoon
March 11, 2026By
UBTNews
Drama “Nyja e Gidionit”, me autore Johnna Adams dhe nën regjinë e Hana Qenës, ngjitet sonte dhe nesër në skenë për të ofruar një përballje të fuqishme emocionale që zë fill brenda mureve të një klase shkolle.
Kjo hapësirë, që zakonisht simbolizon edukimin, në këtë produksion shndërrohet në një territor tensioni dhe sfide ku takimi mes një nëne dhe një mësueseje tejkalon kornizat e një dialogu të thjeshtë.
Përmes interpretimeve të aktoreve Irena Aliu dhe Maylinda Kosumovic, shfaqja zbërthen në kohë reale një përplasje botëkuptimesh mbi përgjegjësinë prindërore, dhunën dhe bullizmin në shkollë, duke e vendosur publikun përballë një nyjeje të pazgjidhshme morale.
Realizimi i kësaj drame ka bërë bashkë një ekip profesionistësh, ku dramaturgjia është punuar nga Zoga Çeta Çitaku, ndërsa vizualiteti i skenës mban vulën e skenografit Burim Arifi dhe kostumografes Hana Zeqa.
Atmosfera plotësohet nga muzika e kompozitorit Ger Kacerja dhe elementet e veçanta të animacionit, të realizuara nga Flaka Kokolli, Elsa Talla, Leonita Thaqi dhe Diellza Franca.
Pjesë e rëndësishme e projektit janë edhe asistentja e regjisë Fluturë Nishori, inspicientja Nazmije Krasniqi, dizajnerja Nita Qahili dhe fotografi Kushtrim Haxha.
Shfaqja, e cila trajton tematika jetike të sistemit arsimor dhe marrëdhënieve njerëzore, i pret shikuesit sonte dhe nesër me fillim nga ora 20:00.
Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë
Krerët e FFK-së takojnë ministrin e ri të Sportit, diskutohet për bashkëpunim dhe infrastrukturë
Lideri i ri i Iranit kërcënon me bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së
KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit
Dy vlerësime për Kosovën në turneun ndërkombëtar të boksit për të rinj në Budva
IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë
Heronj të Heshtur: Kur Jeta u Rrezikua për Çdo Fletë Librash
Mesazhi i Ramës për Beogradin: Nëse preket Kosova, preket Shqipëria
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
