Lajmet

​Sot fillon zyrtarisht fushata zgjedhore

Published

on

Fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë nis sot zyrtarisht, dhe për dhjetë ditë me radhë subjektet politike do të mbajnë tubime elektorale me qytetarët për të fituar besimin e tyre në garën e 14 shkurtit.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ishte partia e parë që hapi fushatën menjëherë pas fillimit të afatit zyrtar mbrëmë në mesnatë përmes një video-materiali, në të cilin kandidati për kryeministër Avdullah Hoti shpalosi zotimet dhe prioritetet e tij në mandatin qeverisës.

Sot kjo parti nga ora 17:00 do të hapë fushatën në Podujevë, komunë kjo të cilën ajo e humbi në garën e vitit të kaluar për kryetar, për herë të parë pas 20 vjet qeverisje.

Vetëvendosje kandidat për kryeministër në garën e 14 shkurtit ka Albin Kurtin, i cili gjatë shpalosjes së programit qeverisës tha se ai është bartës i listës, pavarësisht se KQZ e ka lënë jashtë duke zbatuar kështu aktgjykimin e Kushtetueses se në garën zgjedhore nuk kanë të drejtë pjesëmarrjeje personat e dënuar për vepra të ndryshme penale në tri vjetët e fundit.

Kjo parti sot do të hapë fushatën zyrtarisht në Pejë, në ora 12:30, ndërsa në ora 10:00 do të bëjë hapjen edhe në qytetet e tjera, si Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Gjakovë, Ferizaj.

Listës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i prin Enver Hoxhaj që kandidon për postin e kryeministrit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot hap zyrtarisht fushatën në Prizren, në ora 15:00. Listës së kësaj partie i prin Ramush Haradinaj, i cili nuk synon postin e kryeministrit, por atë të presidentit të vendit.

Hapjen zyrtare të fushatës do ta bëjë edhe Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, kandidat për kryeministër të Kosovës, në ora 13:00.

Ndryshe, gjatë afatit të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 8 janar – 16 janar, kanë dorëzuar aplikimin për certifikim dhe listën e kandidatëve, gjithsej 28 subjekte politike, prej tyre 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të këtyre subjekteve politike është 1079.

Për të garuar në këto zgjedhje është regjistruar edhe subjekti politik më i madhi i serbëve të Kosovës, Lista Serbe dhe parti të tjera të pakicave të tjera. 10 ulëse janë të rezervuara vetëm për përfaqësuesit e serbëve të Kosovës ndërsa 10 vende tjera për pakicat tjera në Kosovë.

Ndryshe, Bashkimi Evropian pret që zgjedhjet në Kosovë të zhvillohen sipas standardeve evropiane dhe të jenë transparente e gjithëpërfshirëse. 

Bota

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Published

on

By

Sot shënohen 24 vjet nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001, që morën rreth 3.000 jetë dhe ndryshuan përgjithmonë historinë e Shteteve të Bashkuara. Në këtë përvjetor, edhe në Kosovë do të zhvillohen homazhe përkujtimore.

Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Dimal Basha dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, do të nderojnë viktimat pranë pllakës përkujtimore në oborrin e Qeverisë/Kuvendit në orën 09:00.

Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, zhvillohen ceremoni solemne për të kujtuar viktimat dhe për të nderuar heroizmin e zjarrfikësve, policëve dhe qytetarëve që ndërhynë atë ditë.

Në Ground Zero, New York, familjarë dhe autoritete lexojnë emrat e viktimave dhe mbajnë momente heshtjeje, ndërsa në mbrëmje ndizet instalacioni artistik “Tribute in Light”, që simbolizon mungesën e Kullave Binjake.

Ngjarjet përkujtimore shpesh shoqërohen me iniciativa vullnetare dhe aktivitete bamirësie në komunitete të ndryshme amerikane, duke shndërruar përkujtimin në veprim humanitar dhe solidaritet me të mbijetuarit dhe familjet e viktimave.

Sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001 ishin një nga ngjarjet më tragjike në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara. Katër aeroplanë pasagjerësh u rrëmbyen nga pjesëtarë të Al-Kaidës, dy u përplasën në Kullat Binjake në New York, një në Pentagon dhe një tjetër në një fushë në Pensilvani, ku pasagjerët tentuan të ndalonin rrëmbyesit.

Rreth 3.000 persona humbën jetën dhe mijëra të tjerë u plagosën. Që nga ajo ditë, SHBA-ja dhe bota kanë zhvilluar përkujtime vjetore për viktimat dhe heroizmin e atyre që ndërhynë gjatë sulmeve./D.B/EO

Continue Reading

Bota

Të paktën 3 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në SHBA

Published

on

By

Të paktën tre nxënës janë në gjendje kritike pas të shtënave me armë zjarri në shkollën e mesme Evergreen të shtetit Kolorado.

Asnjë i dyshuar nuk është në paraburgim dhe autoritetet po punojnë për të përcaktuar nëse ka pasur një apo disa të shtëna të përfshira, tha Jacki Kelley, oficere e informacionit publik për departamentin e sherifit.

Thirrja e parë që raportonte një të shtënë aktiv erdhi në orën 12:24 të pasdites sipas kohës lokale, tha Kelley.

Të shtënat ndodhën në ambientet e shkollës, por autoritetet nuk mundën të sqaronin nëse ndodhi brenda apo jashtë ndërtesës, raporton CNN.

Tre të plagosurit po trajtohen në spital dhe zyrtarët nuk besojnë se ka persona të tjerë të plagosur, tha drejtori ekzekutiv i spitalit Kevin Cullinan në një konferencë për shtyp.

Të shtënat në Kolorado ndodhën më pak se një orë pasi aktivisti konservator Charlie Kirk u qëllua për vdekje në një aktivitet në Universitetin Utah Valley.

Evergreen ndodhet afërsisht 45 kilometra në jugperëndim të Denverit./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Moti sot

Published

on

By

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje lokale shiu.

Era do të jetë me shpejtësi prej 20 deri 65km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje me ato minimale që pritet të lëvizin nga 17 deri 19 gradë Celcius, kurse temperaturat maksimale pritet të lëvizin nga 23 deri 26 gradë Celcius./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Vdes aleati i Trump

Published

on

By

Charlie Kirk, një aktivist me ndikim i krahut të djathtë, i afërt me presidentin amerikan Donald Trump dhe drejtor ekzekutiv i Turning Point USA (TPUSA), ka vdekur si pasojë e plagosjes gjatë një eventi në Universitetin Utah Valley.

Charlie Kirk ka vdekur, njoftoi Trump në Truth Social,.

“I madhi, madje historik, Charlie Kirk ka vdekur. Askush nuk e kuptoi dhe nuk kishte një zemër për të rinjtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës më shumë se Charlie. Ai ishte i dashur dhe i admiruar nga të gjithë, veçanërisht unë, dhe tani ai nuk është më me ne. Unë dhe Melania i shprehim ngushëllimet tona gruas së tij të mrekullueshme, Erika, dhe familjes. Charlie, të duam”, tha Trump.

Sekretarja e Bujqësisë, Brooke Rollins, njoftoi se Kirk ishte në gjendje kritike. Fillimisht u njoftua se sulmuesi ishte arrestuar, por më vonë erdhi informacioni se personi i ndaluar ishte liruar.

Scott Trotter, një zëdhënës i Universitetit Utah Valley, tha se rreth orës 12:25 të pasdites sipas kohës lokale, “një e shtënë u dëgjua në oborrin e universitetit, pranë mensës studentore, ndërsa Charlie Kirk po fillonte fjalimin e tij”. Ai shtoi se kampusi ishte i bllokuar për pjesën tjetër të ditës.

Kongresisti Jason Chaffetz, i cili ishte në event me vajzën e tij, i tha Fox News se dhuna ishte “tronditëse”.

“Të gjithë ishin në dysheme dhe vraponin”, tha Chaffetz. “Plumbi po vinte drejt e drejt tij”. Ai shtoi se kishte folur me Kirk pak para se të fillonte tubimi. Pas të shtënave, njerëzit filluan të iknin në panik dhe pasoi kaosi./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara