Kulturë
Sonte “Flauti magjik”, premiera e parë e sezonit artistik
Flauti Magjik është një operë në dy akte nga Wolfgang Amadeus Mozart.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiShfaqja do të jetë një bashkëpunim me produksionin artistik “Dragoi Blu-Tiranë” me pjesëmarrjen e disa nga artistët e (TKOBAP) dhe solistët e rinj-studentët e UART-dega e Kantos (Këndimit).
Flauti Magjik është një operë në dy akte nga Wolfgang Amadeus Mozart, në një libret gjerman nga Emanuel Schikaneder.
Vepra është në formën e një Singspiel, një formë popullore gjatë kohës që u shkrua dhe që përfshinë si këndimin ashtu edhe dialogjet.
Opera u performua për herë të parë më 30 shtator 1791, vetëm dy muaj përpara se kompozitori gjenial Mozart të ndahej nga jeta.
Flauti magjik, vazhdon të jetë një nga operat më shpesh të shfaqura kudo në botë.
You may like
Magazinë
Publikohet trailer-i i filmit “Babygirl” me Nicole Kidman
Published
3 hours agoon
November 21, 2024Studio A24 ka publikuar zyrtarisht ‘trailer’-in e dytë zyrtar për filmin erotik “Babygirl” me regji të Halina Reijn me aktorë Nicole Kidman dhe Harris Dickinson. Ndonëse filmi del në kinema më 25 dhjetor, tashmë ka shkaktuar shumë polemika për shkak të deklaratës së aktores se duhej të ndërprisnin xhirimet pasi ishte aq e emocionuar sa i duhej të bënte një pushim.
Ndërsa shumë mezi e presin premierën, disa kanë shprehur shqetësimin se filmi do të shfaqet gjatë festave të Krishtlindjeve.
“Një film i vërtetë i Krishtlindjeve për të shikuar me familjen, sigurisht që nuk do të jetë i turpshëm”, “Kush vendosi që ky të jetë një shfaqje për Krishtlindje”, “Ky film, seriozisht, në Krishtlindje” – ishin vetëm disa nga komentet në YouTube.
Megjithatë, kritikët që patën mundësinë ta shikojnë filmin besojnë se do të jetë shumë i suksesshëm dhe se Kidman ndoshta do të ketë nominime të shumta për rolin e saj.
Duke gjykuar nga komentet poshtë ‘trailer’-it të publikuar, reagimet janë kryesisht pozitive.
Për kujtesë, filmi i shumëpritur u shfaq premierë në Festivalin e Filmit të Venecias sivjet dhe Nicole fitoi edhe çmimin ‘Volpi Cup’ për ‘aktoren më të mirë’.
Në filmin e lartpërmendur, ajo portretizon rolin e Romy, një drejtoreshë kompanie që bie në dashuri me praktikantin e ri Samuel, të luajtur nga Harris Dickinson. Bashkëshorti i saj Jacob luhet nga Antonio Banderas
Sot, më 21 nëntor, shënohet Dita Botërore e Televizionit, një ditë e shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me anë të rezolutës 51/205 të datës 17 dhjetor 1996. Ky vendim historik u mor pas njohjes të ndikimit të madh që televizioni kishte dhe ka ende në jetën e përditshme të shoqërive të ndryshme, duke luajtur një rol kyç në formimin e opinionit publik dhe përcaktimin e rrjedhës së ngjarjeve botërore.
Përmes kësaj dite, Kombet e Bashkuara synojnë të ndalin vëmendjen për rolin e paçmueshëm që televizioni ka luajtur dhe vazhdon të luajë, jo vetëm si një mjet informimi, por edhe si një mjet që ka fuqinë të ndikojë në qëndrimet e politikës ndërkombëtare, duke sjellë në dritë konflikte, kërcënime për paqen dhe sigurinë, si dhe çështje të tjera ekonomike dhe sociale të rëndësishme për shoqëritë globale.
Megjithëse sot mund të duket se televizioni është duke humbur terren për shkak të shpërthimit të teknologjisë dhe mundësive të reja të transmetimit të përmbajtjes përmes platformave dixhitale dhe internetit, Dita Botërore e Televizionit nuk është një kremtim i thjeshtë i këtij mjeti komunikimi. Ajo është një reflektim mbi filozofinë që televizioni ka përfaqësuar dhe përfaqëson ende në botën moderne: një simbol të fuqishëm të komunikimit dhe globalizimit.
Televizioni ka qenë një nga shtyllat kryesore që ka mundësuar lidhjen e njerëzve në një shkallë globale, duke i mundësuar atyre të jenë të informuar për ngjarjet që ndodhin në çdo cep të botës. Ai ka pasur, dhe vazhdon të ketë, një ndikim të thellë në politikën botërore dhe në formësimin e opinionit publik, duke pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrjet e qeverive dhe në lëvizjet shoqërore dhe kulturore.
Megjithatë, televizioni, si një mjet masiv i komunikimit, nuk është më i vetmi. Teknologjia e internetit dhe përhapja e platformave të transmetimit, siç janë shërbimet e transmetimit të përmbajtjes (streaming), kanë ndryshuar paradigmat e konsumit të informacionit. Platforma si Netflix, YouTube, dhe social media ofrojnë mundësi të reja për shikueshmëri dhe ndërveprim me përmbajtjen, duke i mundësuar individëve të konsumojnë informacionin sipas dëshirës dhe kohës së tyre. Megjithatë, edhe pse këto kanale alternative kanë fituar terren, televizioni tradicional, i cili transmetohet përmes valëve të radios dhe antenave, vazhdon të jetë një element i rëndësishëm në shumë pjesë të botës.
Ndërsa shumica e kanaleve tradicionale televizive janë duke përjetuar një rënie të ngadaltë të audiencës në favor të shërbimeve të internetit dhe përmbajtjes digjitale, mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet e ardhmja e televizionit si një medium masiv. A do të shohim një rënie të mëtejshme të kanaleve tradicionale televizive, duke i lënë vendin platformave moderne, apo mund të ndodhë që të dy formatet, tradicional dhe dixhital, të bashkëjetojnë dhe të konkurrojnë paralelisht për vëmendjen e shikuesve?
Kjo është një pyetje e hapur dhe një sfidë që kërkon vëmendje, sepse televizioni – si një nga mjetet më të fuqishme të komunikimit – mbetet ende një faktor i rëndësishëm për ndihmën në formimin e shoqërive dhe politikave të përbashkëta globale. Në këtë ditë, kur përkujtojmë rëndësinë e tij, është e nevojshme të reflektojmë mbi rolin që ai ka luajtur dhe vazhdon të luajë në ndihmën e integrimit të shoqërive dhe zhvillimit të dialogut ndërkulturor. /UBTNews/
Aktualitet
Nën regjinë e profesoreshës së UBT, Marigona Ferati, shfaqja “Një vrasje e vogël aksidentale” arrin sukses në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Egjipt
Published
4 hours agoon
November 21, 2024By
UBT NEWSShfaqja teatrale “Një vrasje e vogël aksidentale”, një produksion i Teatrit të Qytetit “Muharrem Qena” në Mitrovicë, ka arritur një sukses të madh ndërkombëtar duke u bërë pjesë e festivalit prestigjioz Sharm el-Sheikh International Theater Festival, një nga ngjarjet më të mëdha dhe të rëndësishme të teatrit në botë. Ky festival, i njohur për grumbullimin e teatrove më të mirë nga mbarë bota, ka radhitur këtë vit mbi 4000 aplikime, duke e bërë konkurrencën shumë të fortë dhe prestigjioze.
Shfaqja është bazuar në veprën e autorit të njohur Jean Pierre Martinez dhe është drejtuar nga regjisorja Marigona Bekteshi Ferati, profesoreshë në UBT. Me këtë shfaqje, Teatri i Qytetit “Muharrem Qena” po konkuron me teatro të njohura dhe me renome ndërkombëtare, duke e vendosur atë në një pozicion të shkëlqyer në skenën teatrale globale. Ky është një hap i rëndësishëm për teatrot e Kosovës, duke u bërë pjesë e një ngjarjeje kaq të madhe dhe prestigjioze.
Një moment i veçantë i këtij festivali ishte kur aktorja e talentuar Qendresa Kajtazi mori çmimin për “Aktoren më të mirë të festivalit”, një arritje që jo vetëm që e nderon atë, por është një sukses i madh për të gjithë Teatrin e Qytetit “Muharrem Qena” dhe për teatrin kosovar. Ky çmim tregon nivelin e lartë të performancës dhe profesionalizmit të aktorëve të shfaqjes, duke vërtetuar se artistët nga Kosova po arrijnë të shpërthejnë në skenat ndërkombëtare.
Përveç aktorëve të talentuar dhe regjisores, shfaqja ka një tjetër element të rëndësishëm që ka kontribuar në suksesin e saj: kostumet e shfaqjes, të cilat janë krijuar nga Profesoresha e UBT-së, Aferdita Statovci. Puna e saj ka sjellë kostume të ngjyrosura dhe tërheqëse, duke i dhënë shfaqjes një pamje vizuale të jashtëzakonshme dhe duke e bërë edhe më të veçantë këtë produksion.
Suksesi vjen si rezultat i angazhimit dhe punës së palodhur të gjithë ekipit të shfaqjes, i cili ka arritur të prezantojë një teatër cilësor dhe të fitojë vëmendjen e audiencës ndërkombëtare. Ky hap përpara është një arritje e madhe për zhvillimin e kulturës dhe artit teatror shqiptar, duke e vendosur Teatrin e Qytetit “Muharrem Qena” në hartën e teatrove më të njohur dhe të respektuar në nivel global./UBTNews/
Aktualitet
Studentët e UBT-së mësojnë për redaksinë dhe procesin e prodhimit të lajmit në Telegraf
Published
5 hours agoon
November 21, 2024By
UBT NEWSKuadri i studimeve në drejtimin Media dhe Komunikim është shumë i gjerë dhe përfshin një mori temash që lidhin aspekte teorike, praktike dhe teknologjike të komunikimit. Ky program studimi përfshin lëndë të ndryshme, të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e aftësive dhe njohurive në këtë fushë, dhe krahas leksioneve, studentët kanë mundësi të realizojnë dhe vizita studimore.
Në vazhdën e takimeve, studentët e vitit të parë të departamentit të gazetarisë, të monitoruar nga zyrtarja e UBT-së, Albina Zeneli, kanë realizuar një vizitë në portalin Telegrafi, ku janë mirëpritur nga kryeredaktori, Muhamet Hajrullahu.
Hajrullahu ka shpjeguar më në detaje ecurinë e punës së një redaksie. Studentët patën rastin të parashtrojnë pyetje, ku janë informuar rreth punës që zhvillohet nga desku informativ, por edhe nga dhoma teknike, ku bëhet montazha dhe dizajni final.
“Puna në ekip ka rëndësi të madhe dhe përfshin bashkëpunimin midis individëve që kanë aftësi dhe role të ndryshme, por që punojnë së bashku për të realizuar qëllime të përbashkëta. Puna në ekip është thelbësore për arritjen e suksesit në shumë fusha, përfshirë lajmin në web me burime, dizajnin, fotografitë dhe montazhën cilësore,” tha mes tjerash Hajrullahu.
Ai ka theksuar që, pavarësisht ndryshimeve teknologjike, lajmi në këtë medium online ka vlerë të madhe dhe pohon faktin që më mirë të jetë pak i vonuar, por kur të transmetohet tek masa, të ketë efekt në lexueshmëri.
Kjo përvojë e drejtpërdrejtë në një ambient profesional i ndihmoi studentët të kuptonin më mirë sfidat dhe mundësitë që ofron industria e medias digjitale, dhe si mund të aplikojnë në praktikë njohuritë që po përftojnë në kurset e gazetarisë. Vizita ishte një hap i rëndësishëm për ata, duke i ndihmuar të zhvillojnë një pasqyrë më të qartë për atë çfarë do t’i presë në tregun e punës pas përfundimit të studimeve.
Përndryshe, UBT ka partneritet me Telegrafin dhe në kuadër të studimeve, studentet kanë mundësi ta mbarojnë punën praktike në këtë portal e pastaj edhe duke punuar me kontratë sepse kjo është jo vetëm një mënyrë për të siguruar një jetesë, por gjithashtu një mundësi për të zhvilluar aftësi, për të kontribuar në shoqëri dhe për të arritur qëllime personale dhe profesionale./UBT News/
Gjykata Ndërkombëtare Penale urdhërarreste për Netanyahun, Yoav Gallant, liderin e Hamasit
Përplasen ashpër Gani Krasniqi i LVV-së dhe Haki Abazi
PDK dhe AAK tregojnë pse e bojkotuan fjalimin vjetorit të Osmanit
Zemaj fton Kurtin në seancë të sqarohet për buxhetin e vitit 2025
Deputetet e LDK-së dhe AAK-së lëshojnë seancën
GJNP-ja lëshon fletarrestime për Netanyahun dhe zyrtarët e Hamasit
Gashi akuzon mazhorancën për shkelje kushtetuese
Profesori i UBT-së, Edon Maliqi bashkëautor i studimit shkencor mbi “Analizat hapësinore dhe gjeovizualizimin e ndotjes me metale të rënda në Kosovë”
Tahiri nga PDK-ja: Ky është buxhet i kontaminuar
Të kërkuara
-
Bota3 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 weeks ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman