Lajmet

​S’kalon rezoluta e LDK-së kundër sulmeve ndaj integritetit seksual

Rezoluta mori vetëm 26 vota për.

Published

on

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar projekt-rezolutën e Lidhjes Demokratike të Kosovës kundër sulmeve ndaj integritetit seksual.

E njëjta mori vetëm 26 vota për, ndërsa 34 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje abstenuan, kurse një deputet votoi kundër.

Lajmet

Bërnabiç zbulon datën: Kur do të mbahet seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re të Serbisë

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, njoftoi të premten se më 14 prill do të mbahet një seancë për votimin e Qeverisë së re të vendit, duke theksuar se “deputetëve u takon t’ia japin një shans” mandatarit Gjuro Macut.

Shpresoj që seanca të mund të nisë tashmë të hënën, sepse duhet ta përfundojmë këtë proces deri më 18 prill në mesnatë. Pra, emrat e ministrave dhe përbërjes do t’i dimë atëherë, por kjo varet para së gjithash nga mandatari”, tha Bërnabiq për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) të premten.

Ajo tha se i ka ftuar përfaqësuesit e opozitës parlamentare për bisedime, në mënyrë “që t’ia japim një shans profesorit Macut”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e mandatoi javë më parë endokrinologun dhe profesorin e Fakultetit të Mjekësisë në Beograd, Gjuro Macut, për formimin e Qeverisë së re.

Vuçiq më herët kishte zhvilluar konsultime me partitë parlamentare lidhur me mandatarin për përbërjen e Qeverisë së re.

Partitë opozitare kishin refuzuar të marrin pjesë në ato konsultime. Opozita kishte propozuar formimin e një qeverie kalimtare, gjë që koalicioni në pushtet e refuzon.

Qeveria e Serbisë ndodhet në mandat teknik që nga 19 marsi, kur deputetët në Kuvend miratuan dorëheqjen e Millosh Vuçeviq nga posti i kryeministrit, me ç’rast ka filluar të rrjedhë afati 30-ditor për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Vuçeviq kishte dhënë dorëheqje një muaj e gjysmë më parë, pasi aktivistët e Partisë Përparimtare Serbe, në pushtet, kishin rrahur një grup studentësh që po bllokonin punën e fakultetit në Novi Sad.

Rënia e Qeverisë së Serbisë, të udhëhequr nga Vuçeviq, ka ndodhur në kulmin e protestave kundër regjimit, të udhëhequra nga studentët të cilët që nga fundi i nëntorit 2024 kanë bllokuar dhjetëra fakultete në mbarë Serbinë.

Në qendër të kërkesave të tyre, që i kanë parashtruar para institucioneve të Serbisë, është përcaktimi i përgjegjësisë ligjore dhe politike për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës së Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Continue Reading

Lajmet

Nis sot zyrtarisht fushata zgjedhore në Shqipëri

Published

on

By

Nis sot zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri. Me këtë nisin takime, mitingje dhe përballjet mes partive që garojnë për pushtet.

Partia Demokratike dhe koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” janë të parët që hapin fushatën me një miting madhor në sheshin “Nënë Tereza”, ku po ndërtohet skena kryesore. Figura qendrore e kësaj fushate do jetë Chris Lacivita, strateg politik amerikan që pritet të drejtojë nga afër këtë garë për PD-në.

Ndërkohë, ndryshe nga herët e tjera Partia Socialiste zhvillon sot takime në të 12 qarqet me gratë një kategori që PS e konsideron themel të mbështetjes elektorale, por edhe pjesë të rëndësishme të përfaqësimit në politikë. Fushata zyrtare e PS hapet më 12 prill në orën 12:00, si simbolikë ndaj 12 yjeve të Bashkimit Evropian, destinacion që socialistët e vendosin në qendër të programit të tyre me sloganin: “Shqipëria 2030 në BE”.

Edhe Lulzim Basha do të hap gjithashtu fushatën më 12 prill, një orë përpara socialistëve, nën logon e koalicionit euroatlantik, duke kërkuar të mbajë një profil të pavarur nga fraksioni Berisha.

Në këtë garë, secili koalicion ka 186 kandidatë për deputetë, sipas formulës së re zgjedhore: 140 nga lista e hapur dhe 46 nga lista e mbyllur.

Ndërkohë, përplasjet verbale mes liderëve kanë nisur me tone të forta, ku kryeministri Rama ka ironizuar “shpresën amerikane” të demokratëve. Rama është shprehur optimist për një mandat të katërt, duke përmendur se PS mund të fitojë “edhe më shumë se 77 deputetë”.

Nga ana tjetër, Berisha iu përgjigj: “Nuk jam profet, por ju e shihni entuziazmin”.

Nën ethet e garës elektorale në kërkim të votës së qytetarëve, partitë politike po përqendrohen kryesisht në programet e tyre ekonomike.

Me ndarje të thella në opozitë dhe një PS që kërkon konsolidimin e pushtetit përtej 2025-ës, zgjedhjet e 11 majit pritet të jenë ndër më sfidueset e viteve të fundit, ku jo vetëm dy partitë kryesore, por edhe forcat e reja do kërkojnë të bëjnë historinë

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku: Nëse LVV-ja nuk i ka numrat, partitë e tjera mund ta bëjnë Qeverinë

Published

on

By

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se Kushtetuta e Kosovës mundëson që secila parti që dëshmon para presidentes, Vjosa Osmani, se mund ta bëjë shumicën në Kuvend, të mund të formojë Qeverinë e re të Kosovës.

Pas regjistrimit si deputet në legjislaturën e nëntë, Abdixhiku u pyet nga gazetarët nëse LDK-ja – që ka dalë e treta në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit dhe ka fituar 20 ulëse në Kuvend – ka përafruar qëndrimet me partitë e tjera për formimin e institucioneve të reja.

Ai tha se “nuk jemi në atë fazë”, duke shtuar se LDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrimet e saj sa i përket formimit të Qeverisë së Kosovës.

Proceduralisht, e dini që më 15 prill bëhet betimi, më pas bëhet propozimi i kryetarit të Kuvendit, konsititohet Kuvendi pas zgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë. E njohim të drejtën e plotë të partisë së parë në këto zgjedhje që të provojë të bëjë shumicën. Në qoftë se nuk e bënë, pas 15 ditësh Kushtetuta e Kosovës është shumë e qartë, i jep të drejtë secilës parti që dëshmon para presidentes se mund të bëjë shumicën, që ta bëjë një gjë të tillë. Nuk kemi arritur në atë pikë”, tha ai.

Abdixhiku ditë më parë refuzoi një ftesë për konsultime për institucionet e reja nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. LDK-ja edhe më herët ka refuzuar një bashkëpunim të mundshëm me LVV-në dhe ka vendosur si kusht marrjen e postit të kryeministrit në rast të arritjes të një koalicioni me partitë e tjera shqiptare, që legjislacionin e kaluar ishin në opozitë.

Kreu i LDK-së u pyet nëse partia e tij do të votojë për kryetarin e Kuvendit – i cili duhet të propozohet nga LVV-ja e Kurtit – por, ai tha se cilido person që nuk i ka 61 vota për t’u zgjedhur kryetar, nuk duhet të bëhet kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit, presidentja e Kosovës, duhet të mandatojë LVV-në, si fituese të zgjedhjeve, për të formuar Qeverinë, për të cilën nevojiten 61 vota.

LVV-ja, që ka fituar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, e ka pranuar se nuk mund ta formojë Qeverinë e re të Kosovës pa bashkëpunim me një nga partitë shqiptare të përfaqësuara në Kuvend.

Partia e Kurtit nuk i ka të sigurta as 10 votat nga komunitetet joserbe, që tradicionalisht e kanë mbështetur koalicionin qeverisës, ndonëse shumica nga këto parti kanë thënë se do ta votonin një ekzekutiv të udhëhequr nga ai.

Ndërkaq, nga 10 vendet e tjera të rezervuara për komunitetin serb, nëntë janë fituar nga Lista Serbe dhe një nga partia e ministrit në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha më herët gjatë 11 prillit se partia e tij pret që ta marrë të drejtën për ta nominuar kandidatin e saj për formimin e Qeverisë, nëse Kurti dështon ta formojë atë.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore

Published

on

By

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Psikologjisë, në kuadër të aktiviteteve praktike dhe nën mbikëqyrjen e Prof. Violeta Zefi, realizuan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore, në Prishtinë.

Gjatë kësaj vizite, studentët patën mundësinë që të bashkëbisedojnë nga afër me psikologun klinik, Arber Zeka, i cili gjithashtu është udhëheqes i të dy institucioneve, ndërsa pjesë e bashkëbisedimit ishin dhe psikologet Behare Bojaxhiu, Urtina Hajdini Sopa dhe Vlera Bokshi Ukmata. Bashkëbisedimi u fokusua në psikoterapine trupore, rolin e trupit dhe emocioneve në terapi, marrëdhënien e ndërlikuar midis traumës dhe trupit.

Ky lloj ekspozimi i punës praktike për studentët është shumë i dobishëm për cilësinë e studimeve të tyre dhe karrierën e ardhshme profesionale në fushën e psikologjisë. Fakulteti i Psikologjisë vazhdon të mbështesë iniciativa të tilla që krijojnë ura mes teorisë dhe praktikës, duke e konsideruar edukimin praktik si një komponent kyç në përgatitjen e psikologëve të ardhshëm.

Continue Reading

Të kërkuara