Lajmet

​Situatë e qetë në Zubin Potok, dhjetëra protestues para ndërtesës komunale

Protestuesit janë ulur nëpër tenda dhe po dëgjojnë këngë serbe me përmbajtje nacionaliste kushtuar Kosovës.

Published

on

Dhjetëra qytetarë serbë në Zubin Potok janë duke qëndruar para ndërtesës së kësaj komune, duke protestuar kështu kundër prezencës së Policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë të komunave veriore, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

Për dallim nga komunat e Zveçanit dhe Leposaviqit, ku përballë protestuesve qëndrojnë pjesëtarët e KFOR-it, këtu para tyre ndodhen pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Vërehen edhe ushtarë të KFOR-it të cilët janë vendosur nëpër pika të ndryshme anash protestuesve.

Protestuesit janë ulur nëpër tenda dhe po dëgjojnë këngë serbe me përmbajtje nacionaliste kushtuar Kosovës.

Situata në këtë komunë aktualisht është e qetë.

Aktualitet

Arrestohet një person i dyshuar për posedim të Kokainës në Prizren në vlerë rreth 300 mijë euro

Published

on

Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Njësisë Rajonale për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë ndërmarrë veprime operative të suksesshme që kanë rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale të lidhur me substanca narkotike.

Me datë 11 gusht 2025, në rrugën “Viljam Voker” në Prizren, është arrestuar i dyshuari me iniciale H.K. (1994) shtetas i Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit të realizuar në dy lokacione me urdhër të prokurorit kompetent, në njërën nga lokacionet janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale:

· Substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me peshë totale 4 kg e 440 gram;

· Dy (2) peshore elektronike;

· Të holla (para) në vlerë prej 260 euro;

· Një (1) pajisje për vakumim të qeseve plastike;

· Një (1) motoçikletë PIAGGIO VESPA;

· Një (1) telefon mobil iPhone 15 Pro Max;

· Një (1) skalper;

· Sasi e konsiderueshme e qeseve plastike për paketim.

Sipas vlerësimeve, sasia e sekuestruar e substancës narkotike, në tregun ilegal, mund të kapë vlerën deri në 300,000 (treqind mijë) euro.

I dyshuari është shoqëruar në Polici, ku është intervistuar në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar nga ana e Njësisë së antidrogës në Prizren në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër narkotikëve dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë, duke raportuar çdo informacion të dyshimtë tek organet e rendi.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2060 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

By

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vend ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, 35 aksidente me të lënduar dhe 79 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, zyrtarët policorë kanë shqiptuar gjithsej 2060 gjoba trafiku, ndërsa nuk është raportuar asnjë gjobë në bazë të ligjit për menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Po ashtu, policia ka arrestuar 24 persona, prej të cilëve 17 janë dërguar në mbajtje. Nuk është raportuar për persona në ndalim policor dhe as për ata në vuajtje të dënimit.

Policia apelon tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe ligjet në fuqi, në mënyrë që të shmangen aksidentet dhe shkeljet ligjore.

Continue Reading

Aktualitet

Temperaturat e larta: Inspektorati i Punës intensifikon kontrollet në vendet e punës

Published

on

Pas paraqitjes së temperaturave të larta në vend, Inspektorati Qendror i Punës është duke kryer inspektime të rregullta dhe të intensifikuara në të gjitha institucionet publike dhe private.

“Qëllimi i këtyre inspektimeve është të sigurohet që punëdhënësit të respektojnë masat mbrojtëse ndaj temperaturave ekstreme, me synim ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve, sidomos atyre që punojnë në kushte të vështira dhe në ambiente të hapura”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, kur nuk ka respektim të masave do të ketë veprime ndëshkuese.

“Nëse gjatë inspektimeve konstatohet se nuk janë ndërmarrë veprimet e nevojshme mbrojtëse, Inspektorati Qendror i Punës do të veprojë në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke ndërmarrë masat ligjore të parapara ndaj subjekteve përkatëse”, vazhdon njoftimi.

Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar institucionet publike dhe private t’i zbatojnë masat mbrojtëse për punëtorët pas rritjes së temperaturave. Rekomandimi vlen nga 11 deri më 15 gusht.

Sipas vendimit të MSH-së kërkohet që të shmanget puna në ambient të jashtëm nga ora 11:00 deri në orën 16:00.

Kurse kërkohet që gratë shtatzëna të lirohen nga puna nga ora 11:00 deri në orën 16:00, nëse nuk është e mundur që ato të punojnë nga shtëpia, të përshtaten oraret e punës herët në mëngjes apo pasdite dhe nëse s’ka ajrosje të mjaftueshme dhe pika freskimi në vendet e punës.

Continue Reading

Aktualitet

Shënohet 26-vjetori i themelimit të Doganës së Kosovës

Published

on

Dogana e Kosovës sot mban ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së re të oficerëve doganorë si dhe shënimin e 26-vjetorit të themelimit të Doganës së Kosovës.

Përmes një njoftimi nga Dogana e Kosovës, thuhet se ky moment historik shfaq të arriturat dhe angazhimin ndër vite për vendin, dhe mirëpresin oficerët e rinj për të i shërbyer vendit.

“Ky eveniment shënon një moment të rëndësishëm për historinë dhe zhvillimit të Doganës së Kosovës, duke reflektuar mbi të arriturat ndër vite dhe duke mirëpritur oficerët e rinj që do t’i shërbejnë vendit me profesionalizëm e integritet”, njofton Dogana e Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara