Lajmet

​Situata në veri, Parlamenti Evropian bën thirrje për uljen e tensioneve

Ajo ka thënë se nuk mund të lejojnë të shohin më shumë dhunë.

Published

on

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet. Ajo ka thënë se nuk mund të lejojnë të shohin më shumë dhunë në një kohë kur sipas saj kontinenti evropian po kalon nëpër një situatë të ndjeshme.

Metsola ka folur gjatë vizitës në Kroaci ku po qëndron për shënimin e 10 vjetorit të anëtarësimit të Zagrebit në Bashkim Evropian.

“Para së gjithash, Parlamenti Evropian ka bërë thirrje, që kur pamë tensionet mes tyre do të përmend Serbinë dhe Kosovën në këtë drejtim, për de-përshkallëzim, dhe nuk ka asnjë fjalë tjetër që mund të përdoret që të vendoset de-përshkallëzimi. Ne nuk mund të lejojmë të shohim më shumë dhunë në një kohë kur kontinenti, kontinenti ynë është kaq i cenueshëm dhe situatat politike janë kaq të paqëndrueshme. Dhe për këtë, jo vetëm që Parlamenti Evropian dhe institucionet e tjera të Bashkimit Evropian po flasin me një zë, por edhe Kroacia mund të tregojë me shembull gjithashtu, duke qenë proaktive në thirrjen për një de-përshkallëzim të tillë, duke bërë thirrje për qetësi dhe duke identifikuar atë që mund të bëhet për të dalë nga, le të themi, ngërçet që shfaqen herë pas here, të tilla që sapo janë shfaqur”, ka thënë ajo.

Situata në veri të Kosovës është tensionuar prej 26 majit kur kryetarët e zgjedhur u detyruan të shkojnë në vendet e tyre të punës nën asistimin e Policisë së Kosovës.

Para ndërtesave komunale po qëndrojnë protestues serbë të cilët po kundërshtojnë kryetarët shqiptarë.

Gjatë kësaj kohe, protestuesit në veri, në mesin e tyre edhe të tillë me maska, kanë sulmuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës, KFOR-it si dhe ekipet e mediave të cilët po raportojnë nga pjesa veriore e vendit.

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar disa prej sulmuesve, në mesin e tyre edhe organizatorin e sulmeve ndaj KFOR-it, Millan Millenkoviq-Llune.

Ndërsa forcat serbe kanë rrëmbyer tre policë kufitar të Kosovës të cilët po vazhdon t’i mbajë në Serbi.

Vendi

Tri raste te dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Në raportin e Policisë së Kosovës në 24 orët e fundit janë regjistruar tri raste të dhunës në familje dhe sulmeve ndaj integritetit personal.

Rasti i parë është shënuar në Prishtinë, ku është arrestuar një person i dyshuar për sulm fizik ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të marra pas një mosmarrëveshjeje. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një tjetër rast i rëndë është raportuar në Gjakovë, ku një vajzë e mitur ka denoncuar se është sulmuar seksualisht nga një person. Policia ka reaguar menjëherë duke arrestuar të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit tashmë gjendet nën masën e ndalimit policor.

Ndërkaq, në Leposaviq, një grua me shtetësi serbe ka njoftuar policinë se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj gjatë orëve të mbrëmjes. Palët në këtë rast janë intervistuar nga hetuesit, ndërsa me vendim të prokurorisë, i dyshuari është liruar dhe rasti do të ndiqet në procedurë të rregullt hetimore.

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen dy persona në veri për shpërndarje të dokumenteve të postës së Serbisë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.

Sipas raportit zyrtar, dy të dyshuarit u kapën në flagrancë duke shpërndarë dokumente të ndryshme në emër të shërbimit postar të Serbisë, veprimtari kjo që konsiderohet e jashtëligjshme brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Gjatë operacionit, policia ushtroi kontroll edhe në banesat e të arrestuarve, ku konfiskuan një sërë dokumentesh që shërbejnë si prova materiale për ushtrimin e aktivitetit të tyre si postierë të strukturave ilegale.

Pas përfundimit të procedurave të intervistimit, prokurori kompetent ka vendosur që të dyshuarit të lirohen, ndërsa procesi hetimor ndaj tyre do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Vendi

Studentët e Arkitekturës në UBT përmbyllin fazën e parë të projektit ndërkombëtar për zhvillimin rajonal të Pejës dhe Deçanit

Published

on

By

Studentët e programit master në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, së bashku me profesorët Binak Beqaj dhe Shqiprim Ahmeti, në bashkëpunim me Universitetin Teknik të Vjenës, kanë përmbyllur me sukses fazën e parë të projektit studimor për Planin e Zhvillimit Rajonal të komunave të Pejës dhe Deçanit.

Ky projekt po zhvillohet nën udhëheqjen e profesorëve Thomas Dillinger, Nina Svanda dhe Skender Kosumi, si dhe me pjesëmarrjen aktive të studentëve nga të dy institucionet, duke u fokusuar në hulumtimin e potencialeve për zhvillim të qëndrueshëm në turizëm, në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Gjatë kësaj faze, përveç takimeve me udhëheqësinë e komunave të Pejës dhe Deçanit, një pjesë thelbësore e aktivitetit ishte edhe puna në terren, ku studentët patën mundësinë të njihen nga afër me rajonin, përmes vizitave në zona të ndryshme, deri në pikat më të larta të Bjeshkëve të Nemuna, duke mbledhur të dhëna dhe informacione të rëndësishme për projektin.

Punimet nisën në UBT në Prishtinë, me një hapje zyrtare nga Rektori, Prof. Dr. Edmond Hajrizi. Ndërkaq, workshop-i njëjavor, ku morën pjesë edhe përfaqësues të komunave, u zhvillua në fshatin turistik Belle, i njohur për historinë dhe pozitën e tij me pamje piktoreske.

Në kuadër të këtij aktiviteti, pjesëmarrësit realizuan edhe vizita studimore në disa prej destinacioneve më të rëndësishme kulturore dhe turistike, si ansambli i kullave në Deçan, qyteti i Prizrenit, Çarshia e Gjakovës, si dhe Peja me burimin e Drinit të Bardhë, të cilat lanë përshtypje të veçanta te mysafirët nga Austria.

Prezantimet e fazës së parë të projektit u mbajtën në kampusin e UBT-së në Lipjan, ku Rektori Hajrizi ligjëroi për të arriturat e UBT-së në ndërtimin e një ekosistemi inovativ unik, duke theksuar rëndësinë e ndërlidhjes së arsimit me teknologjinë dhe tregun e punës.

Workshop-i i dytë është planifikuar të mbahet në muajin maj në Vjenë, ku studentët dhe profesorët e UBT-së, së bashku me përfaqësuesit e komunave të Pejës dhe Deçanit, do të jenë mysafirë në Universitetin Teknik të Vjenës. Gjatë kësaj faze do të vazhdojë puna në projekt, si dhe do të realizohen vizita të tjera studimore me fokus në temat e zhvillimit urban dhe rajonal.

Në përfundim të semestrit, studentët do të prezantojnë projektet e tyre finale në UBT, si dhe në komunat e Pejës dhe Deçanit. Me këtë rast, ata shprehën mirënjohje për institucionet vendore për mbështetjen dhe bashkëpunimin, si dhe për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi për krijimin e mundësive të tilla profesionale dhe akademike për studentët dhe stafin.

Continue Reading

Lajmet

Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Prizren, lëndohet një punëtor

Published

on

By

Polica e Kosovës në raportin e saj njëditor njofton se një fabrikë për prodhimin e stiroporit në fshatin Mushnikovë të Prizrenit është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të së martës.

Sipas raportit, si pasojë e flakëve janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa një punëtor i fabrikës ka përfunduar në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen nga tymi i lëshuar.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë njësitë policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta fikin zjarrin.

Lidhur me shkaqet e incidentit dhe dëmet e shkaktuara, është njoftuar prokurori kompetent i cili po merret me hetimin e rastit.

Continue Reading

Të kërkuara