

Shëndeti
Si ta përdorim vajin e ullirit për problemet me kapsllëkun?
Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë vaj ulliri çdo ditë përjetojnë ndryshime pozitive në punën e sistemit tretës.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiHulumtimet e mëparshme kanë treguar se konsumimi i përditshëm i vajit të ullirit mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të sistemit kardiovaskular, sulmit në zemër dhe goditjes në tru, diabetit të tipit 2, çrregullimeve njohëse dhe llojeve të ndryshme të kancerit.
Vaji i ullirit njihet për aftësinë e tij për të rregulluar nivelet e presionit të gjakut, për të lehtësuar dhimbjet e veshit, simptomat e artritit, për të përshpejtuar shërimin e plagëve dhe për të qetësuar djegiet. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë vaj ulliri çdo ditë përjetojnë ndryshime pozitive në punën e sistemit tretës.
Kapsllëku është një nga çrregullimet më të zakonshme të tretjes dhe vaji i ullirit është treguar efektiv në zbutjen e të gjitha çrregullimeve të tretjes. Ekspertët theksojnë se mjafton të hani një lugë gjelle vaj ulliri çdo ditë. Nëse ende vuani nga kapsllëku, hani një lugë vaj ulliri me frutën tuaj të preferuar.
Nëse vaji i ullirit ka shije shumë intensive për ju, përzieni një lugë gjelle vaj ulliri me një gotë ujë të vakët, lëng portokalli ose kafe. Mund ta përzieni edhe me limon ose qumësht të ngrohtë. Limoni është gjithashtu efektiv për lehtësimin e kapsllëkut.
Vaji i ullirit ka një efekt pozitiv në shëndetin e të gjithë sistemit tretës, dhe në të njëjtën kohë ndihmon në parandalimin e përthithjes së kolesterolit LDL. Mund të ndihmojë në lehtësimin e urthit, uljen e oreksit dhe nxitjen e ngopjes.
Shëndeti
Ekspertët tregojnë pse natyra e forcon përqendrimin
Published
2 days agoon
August 23, 2025By
UBT News
Shkencëtarët e kanë të vështirë të shpjegojnë pse një shëtitje e thjeshtë në natyrë duket se shëron shpejt trurin e lodhur nga stresi dhe teknologjia.
“Po shtohet gjithnjë e më shumë dëshmia se diçka tek ecja në natyrë po i bën përqendrimit tonë”, tha Gloria Mark, profesoreshë e informatikës në Universitetin e Kalifornisë, Irvine, për The New York Times.
Ajo ka shtuar se kjo mbetet ende vetëm teori. “Nuk e dimë nëse ky është shpjegimi i vërtetë i asaj që po ndodh”, ka thënë ajo.
Ky fenomen lidhet me “teoria e restaurimit të përqendrimit”, e zhvilluar në vitet ’80. Përqendrimi i njerëzve është burim i kufizuar që duhet “rimbushur”, dhe natyra e bën këtë më mirë se çdo ambient tjetër.
Një eksperiment i 2008 me studentë të Universitetit të Miçiganit ka treguar se ata që shëtitën në park të mbushur me drunj përmirësuan rezultatet e testeve të kujtesës dhe përqendrimit apo vëmendjes me pothuajse 20 për qind, në krahasim me ata që shëtitën nëpër rrugë të qytetit. Kur grupet ndërruan vendet, efekti u përsërit.
“Nuk ishte e nevojshme as të të pëlqente apo të shijoje shëtitjen për të pasur këto përfitime në aftësitë njohëse”, ka thënë Marc Berman, profesor i psikologjisë në Universitetin e Çikagos, për NYT.
Natyra është “fascinuese në mënyrë të butë”, duke tërhequr vëmendje. Qyteti, është i ngarkuar me zhurmë, vijëzime e struktura që imponohen. Berman tha se janë elemente konkrete si vijat e buta, format e harkuara e modelet e përsëritura, që i japin trurit pushim.
“Kjo mund t’i lejojë trurit tonë të pushojë, dhe ndoshta prandaj i shohim këto përfitime”, ka thënë ai.
Një hulumtim me gjurmim të syrit tregoi se njerëzit kishin më pak lëvizje të syrit kur shikonin pamje nga natyra, krahasuar me ato urbane.
Një eksperiment tjetër, i udhëhequr nga Amy McDonnell në Universitetin e Utah, përdori skanime EEG të aktivitetit të trurit e tregoi se pas shëtitjes në natyrë, truri pushonte më shumë e rikthehej me aktivitet më të madh kur pjesëmarrësit kryenin detyra që kërkonin përqendrim.
Megjithatë, shkencëtarët pranojnë se ende nuk ka përgjigje të qartë.
“Shkenca mund të duket pak e mjegullt”, ka thënë McDonnell, duke shtuar se ndoshta nuk ka diçka “magjike” te natyra, por thjesht ndryshimi i ambientit na ndihmon.
Shëndeti
Zakoni i mëngjesit që ju ndihmon të reduktoni dhjamin rreth barkut
Published
2 days agoon
August 23, 2025By
UBT News
Në pamje të parë, mund të mendoni se dhjami i tepërt rreth barkut nuk është ndonjë gjë e madhe por kjo mund të shkaktojë disa probleme mjaft të rënda shëndetësore.
Dhjami rreth barkut, quhet yndyrë e “dëmshme” qëndron rreth organeve të brendshme, shkakton probleme si diabeti i tipit 2 e madje sëmundje të zemrës. Me ndryshime në stilin e jetesës dhe zakonet tuaja të të ngrënit, do të jeni në gjendje të ulni yndyrën e tepërt.
Zakoni më i mirë i mëngjesit për tkurrjen e yndyrës së padëshiruar të barkut është ngrënia e proteinave.
Çfarëdo që të hani për mëngjes, përfshini edhe proteina në vaktin tuaj. Proteina është lëndë ushqyese që rrit ndjesinë e ngopjes, duke ju ndihmuar të hani më pak dhe të luftoni dhjamin e tepërt.
Hulumtimet kanë zbuluar se regjimet ushqimore të larta në proteina mund të ndihmojnë në humbjen e peshës.
Një studim zbuloi se pjesëmarrësit që ishin klasifikuar si obezë ose mbipeshë ishin në gjendje të humbisnin peshë e të ulnin nivelet e kolesterolit me një dietë të përkohshme me shumë proteina. Pjesëmarrësit që kishin një rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare patën humbje më të madhe në peshës pas konsumimit të dietës të pasur me proteina.
Gjithashtu studiuesit zbuluan se ekziston një lidhje e fortë midis cilësisë dhe sasisë së proteinave dhe reduktimit të yndyrës së barkut.
Ata theksojnë rëndësinë e zbulimeve, duke thënë se dhjami rreth barkut është shënues i fortë për disa sëmundje dhe vdekshmërinë prej tyre.
Nëse doni të përgatisni një mëngjes me proteina të larta, provoni të konsumoni vezë, mish pa dhjamë dhe një lëng me pluhur proteinash.
Shëndeti
Mëngjesi që të bën lëkurën më të këndshme, ja ç’thonë mjekët
Published
2 days agoon
August 23, 2025By
UBT News
Kremi me fara chia dhe manaferra të kuqe, është një nga mëngjeset nga më të shëndetshmet, që nuk duhet të mungojë në menunë javore.
Ky mëngjes përveçse ju ndihmon të reduktoni inflamacionin dhe fryrjen , merrni edhe lëndë ushqyese si omega-3, është e kënaqshme dhe e bën lëkura juaj e bukur dhe me shkëlqim.
“Në rast se nuk e keni provuar kremin chia me fruta për mëngjes, patjetër doni pasi të mësoni për të gjitha përfitimet shëndetësore të këtyre farave.” shpjegon ‘Tevla’ e Spanjës.
Mund të zgjidhni mjedrat si majë, se këto fruta të kuqe, do të përmirësojnë pamjen e lëkurës, duke e bërë më të ndritshme, duke reduktuar inflamacionin dhe duke reduktuar rrathët e errët poshtë syve. Kremi i farave është një nga mëngjeset e preferuara të nutricionistëve.
Kjo për shkak se janë të pasura me proteina, acide yndyrore omega-3 dhe fibra, “koktej” përfitimesh që përfshijnë reduktimin e fryrjes së barkut ndërsa ju ngopin, që do të thotë se nuk do të hani mes vakteve. Përveç kësaj, nuk duhet të harrojmë se farat chia janë burim i kalciumit, një mineral thelbësor për kockat dhe janë të pasura me magnez, zink dhe fosfor.
“Farat Chia sigurojnë sasinë e omega 3 që nuk mund ta marrim nga ushqimet tjera dhe përveç kësaj, acidet yndyroretë pangopura kanë efekt anti-inflamator në nivelin e zorrëve, që do të thotë se gjithçka do të funksionojë më mirë, jo vetëm. në nivelin e një stomaku të sheshtë, por dhe për sa i përket trurit, sistemit nervor dhe zemrës”, shpjegon Itziar Digón, një specialist e psiko-ushqyerjen.
Përveçse janë anti-inflamatore, frutat janë të pasura me anthocyanine, një nga 6000 llojet e flavonoideve që gjenden në natyrë, që u japin ngjyrën e kuqe e blu karakteristike të frutave të pyllit. Ato luajnë rol të rëndësishëm për shkak të funksionit antioksidues dhe konsumimi i tyre shoqërohet me një rrezik më të ulët të presionit të lartë të gjakut.
Mjekja estetike, Elena Moreno, thotë se përveç kësaj, frutat e kuqe ndihmojn në rivendosjen e niveleve të kolagjenit, e bëjnë lëkurën të duket më e ndritshme, ku pastrojnë lëkurën dhe zvogëlojnë praninë e njollave të errëta dhe akneve.
Ato reduktojnë inflamacionin e fytyrës, përfitim shtesë që mund ta marrim parasysh nëse kemi rrathë të errët dhe pak enjtje.
Hidhni farat chia në një tas me kos.
Përzieni e lëreni të qëndrojë për një orë (ose bëjeni një natë më parë).
Mos harroni se kur chia përzihet me lëng (p.sh, pije bimore a qumësht) me kos ose kefir, farat chia zhvillojnë një shtresë xhelatinoze, duke rritur madhësinë e tyre. Në fund shtoni mjedrat dhe frutat e tjera të kuqe sipas shijes.
Kuriozitete
Shkencëtarët zbulojnë proteinën që plak trurin
Published
3 days agoon
August 22, 2025By
UBT News
Një studim i ri nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko (UCSF) ka identifikuar një proteinë të quajtur FTL1, e cila duket se është çelësi për plakjen e trurit.
Eksperimentet te minjtë kanë treguar se sasia e lartë e FTL1 humb kujtesëN, dobson lidhjen mes qelizave të trurit, ngadalëson funksionimin.
Kur shkencëtarët e bllokuan proteinën, minjtë e moshuar rifituan funksionimin rinor të trurit dhe kujtesë të mprehtë, raportoi ScienceDaily.
“Është rikthimi i aftësive, shumë më tepër sesa thjesht vonimi ose parandalimi i simptomave”, tha Saul Villeda, PhD, autor kryesor i studimit dhe zëvendësdrejtor i Institutit të Studimeve për Plakjen “Bakar” në UCSF.
Minjtë kishin nivele më të larta të FTL1 në hipokampus, pjesa e trurit që kontrollon të mësuarit dhe kujtesën, dhe më pak lidhje nervore. Kur kjo proteinë u rrit artificialisht te minjtë e rinj, truri dhe sjelljet filluan të ngjanin me ato të minjve të moshuar. Kur shkencëtarët ulën nivelin e FTL1 në hipokampusin e minjve të vjetër, fituan më shumë lidhje nervore e performuan më mirë në testet e kujtesës.
Qelizat nervore me shumë FTL1 prodhonin degëzime të thjeshta, jo lidhje komplekse që gjenden te qelizat e shëndetshme. FTL1 ngadalësonte metabolizmin e qelizave nervore, por kur trajtoheshin me substancë që stimulon metabolizmin, efektet negative zhdukeshin.
Villeda ka thënë se ky zbulim është hap i madh drejt terapive që bllokojnë FTL1 dhe të përmirësojnë shëndetin e trurit te të moshuarit.
“Po shohim më shumë mundësi për të lehtësuar pasojat më të rënda të plakjes. Është kohë shpresëdhënëse për të punuar në biologjinë e plakjes”, ka thënë ai. Studimi u botua më 19 gusht në revistën Nature Aging.

Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis

Kransiqi i LVV-së në KQZ me aksion simbolik pas vendimit të PZAP-së për Listën Serbe

Kosova humb 114 milionë euro për energji, Shoqata e Prodhuesve fajëson institucionet

Barcelona shqyrton alternativa për ndeshjen ndaj Valencias për shkak të vonesave në “Camp Nou”

UBT ofron Master në Psikologji me standarde evropiane

Andre Onana mbetet në Manchester United, nuk ka oferta për portierin

Arsenali synon të nënshkruajë me Piero Hincapie, sfidon Tottenhamin

Apple pritet të sjellë ndryshime të mëdha në dizajnin e iPhone, duke nisur me modelin 17 Air

Droni i ri Bayraktar TB2T-AI thyen rekordin e lartësisë në kategorinë e tij
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA