Lajmet

​Si ndodhi klonimi i qengjit Dolly?

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritje të vitit.

Published

on

Shkencëtarët skocezë më 22 shkurt të vitit 1997, njoftuan klonimin e suksesshëm të një qengji, Dolly, me kontributin e tre deleve nëna, një me vezë, tjetra me AND-në, dhe e treta kishte mbajtur në fetus embrionin e klonuar.

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritje të vitit. Dolly jetoi në Institutin Roslin në Edinburg, Skoci, madje lindi edhe gjashtë qengja.

Dolly u prek nga artriti dhe më 14 shkurt 2003 u vu në gjumë për vdekje për shkak të sëmundjes progresive të mushkërive. Klonimi i gjitarëve (grupim qeniesh ku bën pjesë edhe njeriu) është provuar tejet joefikas. Dolly ishte e vetmja mes 277 përpjekjeve që mbijetoi dhe arriti deri në atë moshë 6 vjeç, edhe pse në vitin 2014 shkencëtarët kinezë raportuan sukses në klonimin e derrave.

Shkencëtarët që klonuan Dollyn, shpallën në vitin 2007 se teknika e përdorur në rastin e Dollyt nuk mund të jetë e efektshme për klonimin e njeriut.

Lajmet

Kontrolle në 32 auto-parkingje në Ferizaj, evidentohen shkelje për shmangie tatimore

Published

on

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe institucionet e tjera ligjzbatuese, ka zhvilluar një aksion kundër shmangies së tatimit, informalitetit dhe shkeljeve në marrëdhëniet e punës.

Gjatë kontrolleve të kryera në 32 auto-parkingje në qytetin e Ferizajt, janë evidentuar shkelje të ndryshme nga pronarët e bizneseve.

Për të gjitha parregullsitë e konstatuara janë përpiluar procesverbale nga inspektorët, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se në vazhdim do të ndërmerren veprimet procedurale në përputhje me kompetencat ligjore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shtohen rastet e dhunës në familje, Policia raporton incidente në disa komuna

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje gjatë 27 dhe 28 korrikut në Prishtinë, Pejë, Malishevë, Vushtrri dhe Mitrovicë të Jugut.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti, ndërsa rasti është duke u hetuar. Në një rast tjetër, një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë dhe vëllain e tij, me ç’rast është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në Pejë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, ndërsa në një rast tjetër një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga babai i tij. Pas intervistimit, palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Malishevë, një e mitur është proceduar në procedurë të rregullt pasi dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje, ka sulmuar fizikisht dy vëllezërit e saj të mitur.

Ndërkaq, në Vushtrri dhe Mitrovicë të Jugut janë raportuar raste të tjera të dhunës në familje, ku bashkëshortët dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj grave të tyre. Pas intervistimit, rastet janë proceduar në procedurë të rregullt dhe mbeten nën hetime./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përleshje në Prishtinë, dy të arrestuar 

Published

on

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se janë përfshirë në një përleshje fizike me një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 28 korrikut, ndërsa viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja si dëshmi materiale, ndërsa arma e dyshuar e përdorur në incident ende nuk është lokalizuar.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Mot me diell

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell.

IHK njofton se temperaturat do të shënojnë rritje graduale.

Instituti bën me dije se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12–15 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 27 deri në 33 gradë.

Continue Reading

Të kërkuara