Kulturë, Lifestyle

​Si filloi Shën Valentini dhe si festohet në Kosovë?

Dita e të Dashuruarve apo që njihet ndryshe si Shën Valentini ka marrë emrin nga një shenjtor i famshëm.

Publikuar

14 shkurti njihet si Dita e të Dashuruarve ku përveç dashurisë këtë ditë e bëjnë të veçantë edhe dhuratat që partnerët i shkëmbejnë me njëri tjetrin.

Lulet, bizhuteritë e ndryshme, çokollatat, kartolinat janë disa nga dhuratat që qytetarëve të Kosovës u pëlqejnë që t’iu dhurojnë të dashurve të tyre me rastin e 14 shkurtit.

Dita e të Dashuruarve apo që njihet ndryshe si Shën Valentini ka marrë emrin nga një shenjtor i famshëm, por ka shumë histori sa i përket asaj se kush ishte ai.

Kryesisht besohet se Shën Valentini kishte qenë prift nga Roma gjatë shekullit të tretë.

Perandori Klaudius II atëkohë e kishte ndaluar martesën sepse kishte menduar se meshkujt e martuar janë ushtarë të dobët. Por Valentini kishte besuar se ai rregull është i padrejtë, dhe i kishte thyer rregullat duke i martuar çiftet fshehtazi.

Kur Klaudiusi e kishte kuptuar, ai e kishte burgosur Valentinin dhe e kishte dënuar me burg të përjetshëm.

Në burg, Valentini kishte rënë në dashuri me vajzën e rojtarit të burgut dhe kur ishte dërguar për t’u pushkatuar me 14 shkurt, i kishte dërguar asaj një letër me nënshkrimin “nga Valentini yt”!

Si ka filluar Dita e Shën Valentinit?

Dita e Shën Valentinit është traditë mjaft e vjetër, dhe besohet se ka origjinën nga një festival romak.

Romakët e kishin pasur një festival të quajtur Lupercalia në mes të muajit shkurt – zyrtarisht në fillim të pranverës së tyre.

Besohet se si pjesë e kremtimeve të ndryshme, djemtë kishin tërhequr emra të vajzave nga një kuti. Pastaj me vajzën të cilës ia kishin tërhequr emrin nga kutia ishin sjellë si çift gjatë festivalit dhe ndonjëherë edhe kishin përfunduar me martesë.

Më vonë, kisha kishte vendosur ta shndërronte këtë festival në festë krishtere dhe kishte vendosur ta përdorte edhe për ta rikujtuar Shën Valentinin.

Gradualisht, emri i Shën Valentinit kishte filluar të përdorej nga njerëzit për t’ia shprehur ndjenjat e dashurisë personit që e dashuronin. Në Kosovë Shën Valentini ka filluar që të festohet pas vitit 1999.

Art

Gruaja më e pasur e Australisë kërkon që të largohet portreti i saj nga një ekspozitë

Publikuar

nga

Arti është subjektiv. Dhe përderisa shumica e artistëve dëshirojnë të ndajnë punën e tyre me botën, nuk ka garanci se publiku do ta kuptojë apo pëlqej punën e tyre artistike.

Kështu duket të jetë edhe rasti i një pikture nga artisti vendas, Vincent Namatjira, që përfshin një portret të gruas më të pasur në Australi, manjates së minierave Gina Rinehart.

Rinehart i ka kërkuar Galerisë Kombëtare të Australisë (NGA) të largojë portretin e saj, një prej 21 veprave të tij individuale që përbëjnë një pjesë të vetme në ekspozitën e Namatjiras, “Australia in Color”.

Kjo ekspozitë po shfaqet në galerinë e kryeqytetit australian, Kanberra, që nga muaji mars.

Subjekte të tjera të kësaj ekspozite janë edhe Mbretëresha Elizabetë II, muzikanti amerikan, Jimi Hendrix, aktivisti australian për të drejtat e aborigjenëve Vincent Lingiari, si dhe ish-kryeministri australian, Scott Morrison./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Film & TV

Filmi “Back to Black” e rikthen Amy Winehouse në ekranin e madh

Publikuar

nga

Regjisorja Sam Taylor-Johnson nuk deshi që drama e saj biografike për këngëtaren dhe tekstshkruesen e ndjerë, Amy Winehouse, të jetë e ngjashme sikurse dokumentari fitues i Oscarit që u realizua nga Asif Kapadia.

“Ndjeva se duhet të realizoja diçka ndryshe nga ai dokumentar. Doja ta realizoja nga një këndvështrim tjetër dhe këndvështrimi më i mirë ishte që ta realizoja rrëfimin përmes muzikës së saj”, deklaroi regjisorja për filmin “Back to Black”.

Filmi i shpërndarë nga Focus Features, flet për edukimin e Winehouse në një familje hebreje, karrierën e saj, romancat – dhe varësinë që do të çonte në vdekjen e saj.

Derisa kritikat e filmit kanë qenë jashtëzakonisht negative në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë deri më tani, shumë besojnë se aktorja kryesore Marisa Abela, e cila portretizon Winehouse, dha një performancë të suksesshme.

“Ka momente kur Abela zhduket dhe Winehouse shpërthen në ekran, si një pamje magjike e syrit që vezullohet kalimthi në fokus”, shkroi kritikja Wendy Ide e The Guardian.

“Por filmi është jashtëzakonisht i pabarabartë dhe i prirur për gjykime të gabuara katastrofike”, shtoi ajo.

Aktorja kryesore kaloi 12 muaj duke tentuar të kapte çdo aspekt të Winehouse.

“Ka kaq shumë versione të ndryshme të Amyt, dhe kjo është pothuajse sikur, sa më shumë të dini, aq më pak dini, sepse ajo është artiste aq e madhe dhe gjithëpërfshirëse”, tha Abela./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Gjysmëshekulli i përplasjes së fjalëve: Marrëveshje letrare mes Shqipërisë dhe Serbisë

Publikuar

nga

Në datën 17 maj 2024, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në Shqipëri dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Serbisë u bashkuan nën një marrëveshje bashkëpunimi. Ky akord është i përqendruar në shkëmbimin e të dhënave në fushën e letërsisë dhe kulturës, përkthimin dhe botimin e veprave letrare në të dyja gjuhët, si dhe në festimin e përvjetorëve të rëndësishëm të historisë letrare të të dy vendeve.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje u bë nga Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë, Milos Iankovic, dhe drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli. Në kuadër të kësaj marrëveshje, do të nxitet përkthimi dhe botimi i veprave letrare në të dy gjuhët.

Në përputhje me këtë marrëveshje, të dyja palët do të koordinojnë aktivitetet e tyre me shtëpitë botuese, revistat letrare dhe organizatat tjera eksperte në fushën e letërsisë dhe kulturës. Ata gjithashtu angazhohen për të zgjeruar bashkëpunimin kulturor në fusha të ndryshme, duke përfshirë projekte, ekspozita, dhe vizita të mundshme të delegacioneve.

Në fund të ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë, Milos Iankovic, dhuroi drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit një fjalor dygjuhësh shqip-serbisht, i hartuar në vitin 1935 nga Luk Lukaj, një personalitet shqiptar.

Fjalori përmban fjalë të vjetra shqipe nga viti 1935, duke përfshirë termat si “farëshkrim”, “baltovicë”, “çpërthye”, “çpesh”, “gumsoj”, dhe të tjera./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Një portret i sfidave sociale të atdheut: Filmi i Kosovës “Rrugës” në Festivalin e Kanës

Publikuar

nga

Më datë 24 maj në ora 11:00 në Teatrin Debussy do të shfaqet premiera e filmit të shkurtër, “Rrugës”, i cili përfaqëson Kosovën në konkurrencën kryesore të Festivalit të Kanës.

Filmi i ri nga regjisori Samir Karahoda është përzgjedhur zyrtarisht për garën e filmave të shkurtër në edicionin e 77-të të Festivalit të Kanës. Kjo është hera e dytë që një film në regji të Karahodës përzgjedhet për garën zyrtare të Festivalit më prestigjioz në botë, pas suksesit të filmit “Pa Vend” në vitin 2021. Nga një pool prej 4,420 filmave, “Rruga” është përzgjedhur mes 11 filmave të shkurtër nga 11 shtete që do të konkurojnë këtë vit.

Rishfaqja e këtij filmi do të mbahet më 25 maj në Teatrin Bunuel, fillimisht në ora 14:00.

“Rrugës”, përshkruan udhëtimin e një babai dhe djali të tij në rrugën drejt aeroportit për të marrë një dhuratë të dërguar nga jashtë nga kumbari i djalit. Në këtë rrugë, ata ballafaqohen me pengesa burokratike dhe një perspektivë të pakëndshme për ndryshime reale politike dhe sociale në vendin e tyre, por gjejnë ngushëllim dhe forcë në optimizmin e tyre për të ardhmen.

Skripti i “Rrugës” është shkruar nga vetë Samir Karahoda dhe djali i tij, Mironi, duke integruar tregime personale dhe elemente autobiografike, që reflektojnë shqetësimet e tyre për të ardhmen e vendit. Nëpërmjet këtij udhëtimi të shkurtër, ata eksplorojnë lidhjen e tyre mes sfidave shoqërore dhe pasigurisë që përjetojnë në atdheun e tyre.

“Rrugës”, është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Televizioni Kulturor Europian ‘ARTE’, dhe Televizioni Finlandez ‘Yle’./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara