Lajmet

​ShSKUK: Rritet numri i të pacientëve post-COVID

Në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.

Publikuar

Në Spitalet e Përgjithshme, por edhe në klinikat COVID-19 është rritur numri i të spitalizuarve post-COVID.

Sipas Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), 34 pacientë janë të shtrirë si postCOVID-19, ndërsa 16 të tjerë janë pozitivë me koronavirus.

“Bazuar në raportimet e datës 23 nëntor 2021 nga klinikat COVID-19, në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, vërehet rritje e numrit të pacientëve post-COVID-19, të cilët po kërkojnë trajtim spitalor. Nga raporti rezulton se 34 pacientë janë të shtrirë si post-COVID, përderisa 16 të tjerë janë me COVID-19 pozitivë. Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-COVID sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, tre pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-COVID

Spital i Pejës, pesë pacientë

Spitali i Gjakovës, tetë pacientë

Spitali i Ferizajt, dy pacientë

Lajmet

​Kontrabandim me mallra në Leposaviq, vozitësi largohet nga vendi i ngjarjes

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë patrullimit në Leposaviq ka hasur një automjet me targa vendore.

Në afërsi të vendit të ngjarjes policia në një shtëpi të pabanuar ka gjetur mall ushqimor i cili dyshohet se është i kontrabanduar.

Policia po ashtu ka bërë me dije se dyshohet që malli i takon vozitësit i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

“Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Shpallet tenderi 45 milionësh për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti Dollc-Zahaq

Publikuar

nga

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shpallur tenderin për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti Dollc-Zahaq, për katër lote. Vlera e parashikuar e kontratës është 45 milionë e 690 mijë euro.

Në njoftimin për kontratë të publikuar në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se kohëzgjatja e kësaj kontrate është për 36 muaj.

Afati i fundit për pranim të tenderëve është 29 korriku, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve. i Tenderi duhet të dorëzohet vetëm në mënyrë elektronike.

“Shuma e Sigurimit të Tenderit është për Lot 1 200,000.00€, Lot 2 220,000.00€, Lot 3 250,000.00€ dhe Lot 4 200,000.00€ për periudhë valide prej në ditë 120. Sigurimin e tenderit duhet të dorëzohet i skanuar së bashku me ofertë, ndërsa forma origjinale e sigurimit të tenderit do të kërkohet të dorëzohet nga një tenderues të cilin autoriteti kontraktues ka për qellim që ta shpërblej me kontratë. Mos dorëzimi i formës Origjinale të sigurimit të tenderit shpije në zbatimin e nenit 99.2 të LPP. Sigurimin e tenderit duhet të dorëzohet për te gjitha lotet nese dergon oferte ne te gjitha lotet”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​KRU Prishtina me paralajmërim për keqpërdoruesit e ujit

Publikuar

nga

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se keqpërdorimi i ujit është duke u bërë në forma të ndryshme dhe se po rëndohet dukshëm furnizimi me ujë të pijes.

“Keqpërdorimi i ujit që po ndodh në forma të ndryshme, siç është ujitja e kopshteve, arave, bahçeve, larja e automjeteve etj., e njëkohësisht edhe kyçje ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit, po e rëndojnë dukshëm furnizimin me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.

Për këto arsye, KRU Prishtina ka paralajmëruar se do të merren masa për çdo person fizik apo juridik që keqpërdor ujin.

“Çdo person fizik ose juridik që në mënyrë të paautorizuar merr, përdor, devijon, shfrytëzon ose përfiton nga lidhjet ose rilidhjet në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, pa lejen ose autorizimin e ofruesit të shërbimeve, do të shkyçet nga rrjeti dhe do të procedohet rasti për në gjykatë, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, neni 314(dënohet me gjobë ose burgim deri në 3 vite)”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Bota

Britania: Zgjedhjet vendimtare mbi ekonominë, kostot e jetesës dhe ardhmërinë e qeverisë

Publikuar

nga

Votuesit britanikë do të votojnë këtë të enjte për zgjedhjet e përgjithshme vendimtare që po shihen si një referendum mbi 14 vjet sundim konservator.

Votimi i parakohshëm, i thirrur nga kryeministri Rishi Sunak, po mbahet muaj më herët se ç’duhej dhe kapi shumë nga partia e tij në befasi.

Partia Laburiste e opozitës pësoi humbjen e saj më të keqe që nga viti 1935 në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, por që atëherë e ka rindërtuar veten nën udhëheqjen e Keir Starmer.

Votimi i së enjtes pason një fushatë gjashtëjavore në të cilën të gjitha partitë e mëdha kanë kontrolluar vendin në kërkim të votave. Pjesa më e madhe e debatit është rrotulluar rreth ekonomisë, kostos së jetesës, gjendjes së shërbimeve publike të Britanisë, taksave dhe imigracionit.

Britania ka pasur tre kryeministra konservatorë që nga zgjedhjet e fundit të përgjithshme në 2019, të cilat Boris Johnson i fitoi me shumicë.

Por pasi pjesa më e madhe e vendit dhe partia e tij u përkeqësuan nga Johnson, anëtarët e partisë Konservatore votuan në vitin 2022 për ta zëvendësuar atë me Liz Truss, e cila u bë kryeministrja me mandatin më të shkurtër në historinë britanike. Anëtarët konservatorë të Parlamentit (deputetët) më pas votuan për ta zëvendësuar atë me Sunak.

Rreth 46.5 milionë britanikë kanë të drejtë të votojnë në zgjedhje. Ata po votojnë në 650 zona të veçanta zgjedhore në të gjithë kombet e Anglisë, Uellsit, Skocisë dhe Irlandës së Veriut, me 326 vende të nevojshme për një parti për të formuar një qeveri të shumicës.

Qendrat e votimit mbyllen në orën 22:00 me orën lokale (5 pasdite ET), dhe numërimi do të bëhet gjatë gjithë natës dhe deri në mëngjesin e së premtes./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara