Lajmet

​ShSKUK: Dy personat e lënduar nga shpërthimi nuk u hoqën nga lista për dërgim në Turqi

Published

on

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka dalë me një sqarim rreth raportimeve për largimin e dy personave të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit që ndodhi të martën në një lokal në Ferizaj.

Për në Turqi janë dërguar dy persona nga pesë të tjerë sa ishin duke u trajtuar në Klinikën Intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ndërsa dy të tjerë për të cilët u raportua se u larguan nga lista për dërgim në Turqi, do të trajtohen në QKUK përshkak të shkallës më të vogël të djegies.

“Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ju njofton se, 2 personat e djegur, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në qytetin e Ferizajt, nuk janë larguar nga lista për dërgim në Turqi, por do të trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për shkak të shkallës më të vogël të djegies. Katër pacientë, që janë vlerësuar nga profesionistët shëndetësorë, që janë në gjendje më të rëndë, në bazë të sipërfaqes dhe shkallës së djegies, janë dërguar në qendër të specializuar për trajtimin në Turqi. Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës kanë vepruar konform konsultave me mjekët profesionistë të fushës dhe nuk e kanë hequr askënd nga lista për trajtim jashtë vendit. Rastet e kësaj natyre (me shkallë më të vogël të djegies)janë trajtuar në QKUK për 20 vjet me radhë, në mënyrë profesionale dhe me sukses të plotë. Dy pacientët në fjalë, bashkë me pacientët tjerë të lënduar, po marrin trajtimin e vazhdueshëm mjekësor nga profesionistët shëndetësorë të QKUK-së. Në bazë të vlerësimit të gjendjes nga profesionistët shëndetësorë, do të shikohet mundësia që edhe këta dy pacientë të dërgohen jashtë vendit për trajtim”, thuhet në komunikatën nga ShSKUK.

Lajmet

Moti sot

Published

on

By

Sot (e martë) pritet të mbajë mot i vranët me reshje lokale shiu.

Era do të jetë me shpejtësi nga 20 deri 55km/h.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 5 deri në 7 gradë Celcius kurse ato maksimale nga 10 deri 13 gradë Celcius./D.B.KP

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT përfaqësohet me sukses në Konferencën Ndërkombëtare të Pedodontisë në Turqi

Published

on

Prof. Dr. Aida Rexhepi dhe Ligj. Aferdita Gashi nga Katedra e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive të Fakultetit të Stomatologjisë përfaqësuan UBT-në në Konferencën Ndërkombëtare të Pedodontisë në Antalia të Turqisë.

Me një prezantim të studimit të tyre shkencor mbi prevalencën e hipomineralizimit të molarit dhe incizivit te fëmijët e moshës 8-11 vjeç, përfaqësueset e UBT-së treguan ekspertizën e institucionit në hulumtime të avancuara në shëndetin oral dhe stomatologjinë pediatrike.

Konferenca u zhvillua në Antalia të Turqisë, më 4-7 tetor 2025, nën ombrellën e Shoqatës së Pedodonteve të Turqisë. Ky aktivitet ofroi një platformë ndërkombëtare për shkëmbimin e njohurive, diskutimin e metodave më të fundit në stomatologji pediatrike dhe prezantimin e rezultateve të studimeve shkencore nga specialistë të fushës.

Continue Reading

Lajmet

Ngrihet aktakuzë për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje në Gjakovë

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit E.M nën dyshimin për shitje dhe shpërndarje të narkotikëve.

Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket se më datë 11.08.2025 rreth orës 21:25 në Gjakovë Rr. “Gasper Karaqi”, i pandehuri me qëllim të shitjes ose shpërndarjes pa autorizim posedon, substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge, në atë mënyrë që derisa i pandehuri ka qenë duke lëvizur përgjatë rrugës së lartcekur me automjetin e tij Audi A6 me targa të regjistrimit …., në një pik kontrolli është ndalur nga zyrtarët policor të NJRSH-së, ku gjatë kontrollit në çantën e të pandehurit gjenden dhe sekuestrohen gjashtë (6) qese të mbushura me substancë narkotike.

Ashtu që nga ana e hetuesve në mënyrë urgjente është kryer kontrolli dhe bastisja në banesën e të pandehurit me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike, një peshore digjitale, dy palë gërshërë, një lugë metalike, shirit ngjitës, shkrepës dhe qese të vogla të zbrazëta, të cilat kanë shërbyer për përgatitjen dhe më pas shitjen apo shpërndarjen e substancës narkotike, të cilat janë sekuestruara nga hetuesit policor, me ç’rast pas ekzaminimit nga AKF sipas raportit është konstatuar substancë narkotike e llojit kokainë me peshë të përgjithshme 342.06 gram”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se gjithashtu i pandehuri nga data e pa vërtetuar e deri më datë 11.08.2025, rreth orës 21:25 në Gjakovë, ka mbajtur në pronësi armë në kundërshtim me Ligjin për Armë Nr.05/L-022, dhe atë një pistoletë me gaz të llojit Zoraki dhe një karikartor, e sekuestruar nga ana e policisë.

Me këto veprime i pandehuri E.M., ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par.1 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Në fund thuhet se prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Zbulohet sasi e konsiderueshme mallrash të padeklaruara në pikën kufitare Vërmicë

Published

on

By

Zyrtarët doganorë në pikën kufitare në Vërmicë kanë parandaluar tentativën për të futur në territorin e Republikës së Kosovës mallra të padeklaruara, gjatë një kontrolli rutinë të zhvilluar sot.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrollit të një automjeti të udhëtarëve, janë gjetur 18 thasë me 144 palë mbathje sportive të markës “Nike”, të cilat ishin fshehur në bagazhin e automjetit dhe nuk ishin deklaruar në momentin e hyrjes në territor.

Pala në fjalë nuk posedonte faturë për mallin, dhe sipas procedurave ligjore, malli është ndaluar përkohësisht në pikën kufitare deri në përfundimin e procedurave”, njofton Dogana e Kosovës. /D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara