Kuriozitete

​Shkenca sjell shpjegimin mbi lakuriqët-vampirë

Ata u bënë “Drakulla të gjalla”, të cilët ushqehen natën me bagëti dhe kafshë të tjera, tha instituti Planck.

Published

on

Lakuriqët-vampirë me të vërtetë thithin gjak, por kjo nuk i bën ata fqinj të këqij. Një studim i publikuar në revistën Science Advances pretendon të shpjegojë se si kjo racë specifike e lakuriqëve të natës, e gjetur në Amerikën jugore dhe qendrore, është i vetmi gjitar në Tokë që mund të përballojë vetëm një dietë gjaku.

Studiuesit, përfshirë Michael Hiller nga Instituti Max Planck i Gjermanisë, krahasuan gjenomin e lakuriqëve vampirë me të 26 specieve të tjera të lakuriqëve të natës dhe identifikuan më shumë gjene që ose mungojnë ose nuk funksionojnë më, te lakuriqët e natës. Me kalimin e kohës, thanë raportet, lakuriqët vampirë iu përshtatën një diete vetëm me gjak, e cila është e pasur me hekur dhe proteina, por që përmban pak yndyra ose karbohidrate.

Ata u bënë “Drakulla të gjalla”, të cilët ushqehen natën me bagëti dhe kafshë të tjera, tha instituti Planck.

Ekzistojnë tre lloje lakuriqësh vampirë që mund të mbijetojnë pa ushqime të tjera si insektet, frutat, poleni ose mishi nga zvarranikët më të vegjël dhe amfibët. Studiuesja pranë Universitetit Tulane, Hannah K. Frank, e cila nuk ishte pjesë e studimit, tha për Associated Press se edhe në mesin e lakuriqëve të tjerë, lakuriqët vampirë janë “me të vërtetë të çuditshëm”.

Frank e quan gjakun një “burim të tmerrshëm ushqimi” që ka pak kalori, që do të thotë se lakuriqët vampirë duhet të ushqehen shpesh. Ajo tha gjithashtu se ata kanë marrëdhënie komplekse shoqërore dhe dihet se ia kthejnë ushqimin fqinjëve të uritur, të cilët mund t’i kenë trajtuar me një vakt në të kaluarën.

Continue Reading

Kuriozitete

Mikrorobotët që mund të parandalojnë goditjen në tru

Published

on

Shkencëtarët e ETH Zürich kanë zhvilluar mikrorobota më të vegjël se 2 mm, të cilët mund të lëvizin në enët e gjakut dhe të dërgojnë barnat drejtpërdrejt në zonat problematike, për të parandaluar ose trajtuar goditjet në tru.

Testimet te kafshët e mëdha kanë treguar rezultate premtuese, ndërsa provat te njerëzit nuk janë kryer ende.

Mikroroboti ka formë kapsule sferike, përbëhet nga gel biokompatibël që mban ilaçe, përmban nanopjesëza hekuri për kontroll magnetik dhe elementë kontrasti për monitorim me rreze X.

Ai drejtohet nga jashtë trupit me magnete dhe mund të lëvizë kundër rrjedhës së gjakut.

Kur arrin në vendin e bllokimit, nxehet për të liruar ilaçin direkt në mpiksje.

Teknologjia redukton efektet anësore, rrit efikasitetin dhe ul rrezikun e dëmtimit të indeve të shëndetshme.

Testimet treguan shpejtësi deri në 4 mm/s dhe tre strategji navigimi për t’u përballur me rrjedhën e gjakut.

Në të ardhmen, kjo teknologji mund të përdoret për trajtimin e tumoreve, infeksioneve të lokalizuara dhe bllokimeve vaskulare, duke hapur një epokë të re të mjekësisë precize. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Studiuesit shpjegojnë sistemin e avancuar Maja për eklipset diellore

Published

on

Një tekst i lashtë Maja që përshkruan parashikimin e eklipseve diellore ka mbetur mister për shekuj, por dy studiues duket se kanë gjetur më në fund zgjidhjen.

Qytetërimi Maja krijoi kalendarë jashtëzakonisht të zhvilluar para ardhjes së evropianëve, por shumica u zhdukën gjatë inkuizicionit spanjoll. Një nga të paktët që mbijetuan, Kodi i Dresdenit, konsiderohet çelësi i kuptimit të astronomisë së tyre, shkruan Science Alert.

Për Majat, të cilët e lidhën jetën e fenë me lëvizjet qiellore, parashikimi i saktë i eklipseve ishte thelbësor. Historiania Kimberley Breuer nga Universiteti i Teksasit shpjegon se regjistrimi i cikleve qiellore u lejonte elitave të përgatiteshin për ngjarje të rëndësishme.

Gjatë eklipseve, p.sh fisnikëria kryente rituale gjakderdhjeje për të “forcuar” perëndinë e diellit. Priftërinjtë dhe sundimtarët duhet të dinin çfarë ritualesh të kryenin e sakrificash të ofronin.

Kodi i Dresdenit, që daton nga shekulli XI është libër prej 78 faqesh i pikturuar me ngjyra, i cili përmban informacione mbi astronominë, astrologjinë dhe mjekësinë. Një tabelë brenda tij u shërbente “rojtarëve të ditës” për të parashikuar eklipset për 700 vjet me radhë. Tabela përfshin 405 muaj hënorë (11,960 ditë), por mënyra e përdorimit të saj ka qenë e paqartë për dekada.

Në një studim të botuar së fundmi në Science Advances, gjuhëtari John Justeson dhe arkeologu Justin Lowry ofrojnë një shpjegim të ri.

Besohej se tabela rifillohej në fund të muajit të 405-të, por shkaktonte gabime me kalimin e kohës. Dy studiuesit propozojnë që rivendosja të bëhet në muajin e 358-të, duke ulur devijimin në vetëm 2 orë e 20 minuta.

Për të korrigjuar grumbullimin e vogël të gabimeve, tabela në raste të caktuara do të rifillohej në muajin e 223-të. Duke e krahasuar metodën me të dhënat moderne astronomike, zbuluan se Majat parashikonin çdo eklips diellor të dukshëm nga viti 350 deri në 1150.

Studimi tregon jo vetëm nivelin e avancuar matematikor të Majave, por edhe rolin e rëndësishëm të “rojtarëve të ditës”, të cilët e lidhën praktikën fetare me një kuptim të sofistikuar të cikleve qiellore. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

CV-ja që tronditi internetin: Kandidati misterioz që po kërkohet nga gjigantët botërorë

Published

on

Një moment i pazakontë nga një koncert i Jonas Brothers është bërë viral në rrjetet sociale. Një burrë u pa duke kontrolluar një CV në telefon gjatë performancës në Buffalo të dielën, ndërsa turma vallëzonte.

Një grua që e pa këtë skenë publikoi videon në TikTok, duke shkruar: “Scott Kelly, CV-ja jote u pa në koncertin e Jonas Brothers sonte. Shumë fat!”

Videoja u përhap me shpejtësi, duke mbledhur mbi 22 milionë shikime dhe 3 milionë pëlqime.

Në komente u përfshinë edhe Nick dhe Kevin Jonas, të cilët me humor pretenduan se janë referenca të kandidatit:

Kevin shkroi: “Unë jam një nga referencat e Kellyt.”

Nick shtoi: “Etika e punës dhe mendimi kritik i Scottit më frymëzuan të shkruaj ‘fustanin e kuq’.”

Madje edhe kompani të njohura si Old Navy dhe Pepsi u bashkuan me komentet, duke bërë shaka se do ta punësonin Scott Kellyn:

“Scott Kelly gjithmonë vishet profesionalisht, e rekomandoj shumë.” – Old Navy

“Ai është punëtor i jashtëzakonshëm.” – Pepsi

Edhe pse Scott nuk është gjetur, interneti është i bindur se sapo të dalë në pah, ofertat për punë nuk do t’i mungojnë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Shishet e ujit strehojnë baktere nëse nuk pastrohen rregullisht

Published

on

Ekspertët thonë se shishet e ujit, pavarësisht lëngut që mbajnë, mund të ndoten dhe duhet të pastrohen rregullisht.

Shishet plastike mbledhin mikrobe nga goja dhe duar, dhe vrimat e vogla mund të krijojnë kushte për shumimin e baktereve dhe mykut.

Shishet e papastra mund të shkaktojnë probleme shëndetësore, si dhimbje stomaku, kruarje të fytit dhe përkeqësim të alergjive.

Për pastrim të duhur, përdorni një sfungjer ose furçë për të pastruar brenda dhe jashtë me ujë të ngrohtë dhe sapun.

Ekspertët rekomandojnë pastrim të përditshëm dhe një pastrim më të thellë një herë në javë, veçanërisht për shishet që mbushen me pije me sheqer, pasi bakteret i preferojnë këto mbetje. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara