Ekonomi
Shkalla e punësimit në tremujorin e parë në Kosovë është 29.3 për qind
Sektorët që prijnë me punësim vazhdojnë të jenë: tregtia me 16.8%; prodhimi me 12.4%; arsimi me 11.1%; dhe ndërtimtaria me 9.4%
Published
4 years agoon
By
Betim GashiShkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP) për tremujorin e parë 2021 është 29.3 për qind, ku punësimi me i lartë është te meshkujt 42.8%, ndërsa te femrat 15.9%, sipas raportit më të ri të publikuar sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Femrat janë të punësuara kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 53.0%, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e ndërtimtarisë, tregtisë dhe prodhimit me 43.1% të tyre, thuhet në raport.
Sektorët ekonomik që prijnë me punësim vazhdojnë të jenë: tregtia me 16.8%; prodhimi me 12.4%; arsimi me 11.1%; dhe ndërtimtaria me 9.4%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.
Sa i përket të të punësuarve me kontrata, del se 44.0% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 56.0% kanë kontratë të përkohshme. Sipas rezultateve të AFP-së, në tremujorin e parë 2021, shkalla e papunësisë është 25.8%.
Papunësia më e theksuar është te femrat me 29.7%, krahasuar me meshkujt, 24.2%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 48.6%.
Sipas rezultateve të AFP-së, në tremujorin e parë 2021, fuqia joaktive është mjaft e lartë, 60.5%, me fokus të veçantë te femrat me 77.3 %, krahasuar me meshkujt, 43.5%.
Për realizimin e AFP-së, TM1 2021, metodologjia dhe standardet e aplikuara nga ana e ASK-së janë të harmonizuara me rekomandimet e Eurostat-it.
Sipas rezultateve, dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune. Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare. Në kuadër të popullsisë në moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 39.5%.
You may like
Ekonomi
REL: Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit: Rritje në shifra, ulje në jetën reale
Published
4 weeks agoon
January 12, 2026By
UBTnews
Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit ka kaluar nëpër faza të ndryshme të zhvillimit: rritje, ulje, stagnim dhe kriza.
Edhe pse të dhënat zyrtare të institucioneve të Kosovës tregojnë se ka rritje të disa indikatorëve ekonomikë, në terren vazhdojnë ankesat e qytetarëve për përkeqësim të standardit të jetesës.
Viti 2025 është mbyllur me rritje ekonomike prej 3.9 për qind dhe parashikimet e Bankës Qendrore të Kosovës janë që, këtë vit, kjo shifër të arrijë në 4.1 për qind.
Rritja sipas BQK-së do të mbështetet te konsumi privat, rimëkëmbja graduale e eksportit dhe zbutja e inflacionit.
Por, në vitet e fundit – sidomos pas pandemisë COVID-19 në vitin 2020 dhe nisjes të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia më 2022 – shtrenjtimi i produkteve dhe shërbimeve esenciale ishin ndër temat më të përfolur në Kosovë.
Qytetarët shpesh janë ankuar se inflacioni ka ulur fuqinë e tyre blerëse, duke i detyruar shumë prej tyre të heqin dorë nga produkte dhe shërbime, pasi që pagat nuk mjaftojnë për të përballuar të gjitha shpenzimet e nevojshme.
Ndërkohë, zyrtarë të institucioneve të Kosovës kanë theksuar se inflacioni vjen për shkak të varësisë së vazhdueshme të shtetit nga importi i produkteve të huaja.
Me qëllim zbutjen e inflacionit, Qeveria e Kosovës ka rritur pagat në sektorin publik. Ndërkaq, sektorin privat ka tentuar ta ndihmojë me platformën “Superpuna”, e cila ka nisur në vitin 2023.
Përmes kësaj platforme, Qeveria subvencionon punëdhënësin duke paguar pagën e punëtorit për gjashtë muajt e parë, në vlerë të pagës minimale prej 350 eurosh. Punëdhënësi, pastaj, ka të drejtë ta shtojë vlerën e pagës për punëtorin e angazhuar.
Por, kjo rritje e pagave, sipas ekspertëve të ekonomisë, nuk është përkthyer në përmirësimin e standardit të jetesës se qytetarëve për shkak të inflacionit të lartë.
Në vitin 2025 numri i të punësuarve ka kaluar mbi 400 mijë, duke vazhduar kështu trendin e rritjes së numrit të punësuar me kontratë formale.
Ndërkaq, në mesin e personave të papunë ka më së shumti gra, të cilat mbajnë barrën më të madhe për kujdesin ndaj familjes dhe fëmijëve.
Numri i vogël i çerdheve, sidomos në zonat rurale, vlerësohet si një ndër faktorët që ka pamundësuar që gratë të futen në tregun e punës.
Një çështje nga e cila vuan ekonomia e Kosovës, sipas ekspertëve të fushës, është sasia e lartë e produkteve të importuara nga tregjet e huaja.
Me gjithë mbështetjen e prodhuesve kosovarë, ende nuk është arritur të ndryshohet deficiti tregtar për shkak të kapaciteteve të kufizuara prodhuese.
Vlera e importit tashmë ka arritur në gjashtë miliardë, derisa vlera e produkteve të Kosovës që kanë dalë në tregjet e jashtme është më pak se një miliard euro.
Investimet e huaja në Kosovë konsiderohen shtytës i zhvillimit ekonomik. Megjithëse, viteve të fundit ka rritje të investimeve të huaja direkte sipas shifrave zyrtare, por kjo gjithmonë ka nxitur diskutime se shumica vijnë nga diaspora që investon në patundshmëri.
Si pengesë për investitorët e huaj në Kosovë janë përmendur më parë procedurat e shumta burokratike, ndërkohë që në vitet e fundit është rritur vlera e investimeve nga Kosova jashtë vendit.
Paratë e diasporës dërguar familjarëve të tyre në Kosovë mbeten një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë në vend.
Remitencat kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve, duke zvogëluar varfërinë dhe rritur konsumimin.
Por, jo gjithmonë është lavdëruar mënyra e shfrytëzimit të këtyre mjeteve, pasi që është kërkuar ndërrimi i fokusit. Sipas ekspertëve, investimi në projekte kapitale do të ndikonte në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.Sfida kryesore mbetet përkthimi i rritjes ekonomike në mirëqenie reale, përmes rritjes së prodhimit vendor, pagave të qëndrueshme, uljes së varësisë nga importi dhe krijimit të një klime më të favorshme për investime afatgjata./REL
Kompanitë e mëdha gjenerojnë fitime marramendëse. Të tilla janë edhe fitimet e drejtuesve të tyre, pronarëve dhe drejtorëve ekzekutivë.
Më poshtë janë emrat dhe fitimet e 20 drejtorëve ekzekutivë më të paguar në botë:
- Elon Musk – 23.5 bilionë dollarë – Tesla
- Tom Cook – 770 milionë – Apple
- Jensen Schleifer – 561 milionë – NVIDIA
- Leopard Scheifer – 453 milionë – Regeneron
- Marc Benioff – 439 milionë – Salesfore
- Satya Nadella – 309 milionë – Microsoft
- Robert Kotick – 297 milionë – Activision Blizzard
- Hock Tan – 288 milionë – Broadcom
- Sundar Pichai – 280 milionë – Alphabet
- Rend Hasting – 253 milionë – Netflix
- Andy Jassy – 245 milionë – Amazon
- Jamie Dimon – 230 milionë – JPMorgan Chase
- Doug McMillon – 220 milionë – Walmart
- Warren Buffett – 215 milionë – Berkshire Hathaway
- Brian Moynihan – 210 milionë – Bank of America
- Darren Woods – 205 milionë – ExxonMobil
- Patrick Gelsinger – 200 milionë – Intel
- Mary Barra – 198 milionë – GM
- David Zaslav – 190 milionë – Waren Bros. Discovery
- Larry Culp – 185 milionë – GE
Ndërsa korrupsioni mbetet një nga problemet më të mëdha në shtetet e pazhvilluara, janë një numërt shtetesh të zhvilluara, të cilat ia kanë dalë ta minimizojnë atë në shoqëritë tyre.
Sipas një matjeje të Transparency International, këto janë 30 shtete në botë, në të cilat ka më së paku korrupsion:
- Danimarka
- Norvegjia
- Singapori
- Suedia
- Finlanda
- Zelanda e re
- Holanda
- Luksemburgu
- Hong-Kongu
- Mbretëria e Bashkuar
- Gjermania
- Kanadaja
- Japonia
- Australia
- Estonia
- Irlanda
- Belgjika
- Austria
- Emiratet e bashkuara Arabe
- Franca
- Uruguaj
- SHBA
- Spanja
- Polonia
- Lituania
- Portugalia
- Barbadosi
- Kili
- Malta
- Karaibet
Lajmet
Top 20 shtetet me më së shumti korrupsion në botë
Published
1 month agoon
January 1, 2026By
UBTnews
Korrupsioni është një fenomen i shpërndarë gjithandej në botë. Ku ka para – ka sherr. Transparency International ka përpiluar një listë me 20 shtetet që kanë korrupsion më të shprehur në botë.
Po e sjellim në vazhdim atë për ju, duke nisur nga vendi me më së shumti korrupsion:
- Republika Demokratike e Kongos
- Kamboxha
- Kameruni
- Gaboni
- Haiti
- Bolivia
- Meksiko
- Uganda
- Kenia
- Venezuela
- Guinea
- Liberia
- Kirgistani
- Kongo
- Mauritania
- Paraguaji
- Zimbabveja
- Afganistani
- Nikaragua
- Nigeria
Një model modern i arsimit fillor në UBT International Smart Schools, 40 për qind zbritje në regjistrimet e hershme
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar për arrestimin e shtetasit kosovar në Serbi
Protestë në Prishtinë kundër rritjes së çmimit të rrymës
31 të vdekur nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Islamabad
“Trafiku Urban” përsëri në grevë nga 13 shkurti
Prishtina voton buxhetin- në 2026, mbi 150 milionë
Përvjetori i vdekjes së Kadri Roshit
“Halili dhe Hajria”, 63 vjet nga vënia në skenë e baletit të parë shqiptar
27 vjet nga konferenca e Rambujesë
Të kërkuara
-
Rajoni3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Rajoni2 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Aktualitet3 months agoNga klasa në praktikë! Studentët e drejtimit Media dhe Komunikim vizitojnë shtypshkronjën e UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoFushata e klikimeve dhe e votave: Kur rrjetet sociale nuk përputhen me kutitë e votimit
