Shëndet

​Shënohet Dita Ndërkombëtare e Sklerozës Multiple

Published

on

Në prani të profesionistëve shëndetësorë dhe pacientëve sot është shënuar Dita Ndërkombëtare e Sklerozës Multiple. Derisa ministria e Shëndetësisë ofron mbështetje për këta pacientë, nga profesionistët shëndetësorë të kësaj sëmundje kërkohet më shumë përkrahje për projekte që u dalin në ndihmë pacientëve të prekur me Sklerozën Multiple.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha tha politikat shëndetësore të kësaj ministrie do jenë në mbështetje të qytetarëve të prekur nga kjo sëmundje.

“Qeveria e Kosovës dhe ministria e Shëndetësisë mbeten partnere për të mbështetur qytetarët e saj të prekur me sklerozë multiple dhe për të ndihmuar në klimës dhe mjedisit kur ata mund të funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në komunitetin dhe vendet e tyre të punës[…]MSH në kuadër të politikave të saj i del në ndihmë këtij numri të qytetarëve të prekur nga skleroza multiple në një anë, por edhe përmes punëtorëve profesionistëve shëndetësor të specialitetit përkatës në anën tjetër. Kjo ndihmë konsiston në ofrimin e shërbimeve sa më të cilësore për të prekurit dhe kthimin e dinjitetit, krijimin e kushteve të punës, respektimin e orarit dhe jo vetëm të profesionistëve shëndetësor. Kjo sëmundje kërkon detektim të hershëm, shërbim kompetent medikamente por mbi të gjitha pranim të gjerë shoqëror të të prekurve”, tha ajo.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Neurologëve të Kosovës, Afrim Blyta tha se sistemi shëndetësor në Kosovë ka teknologji, medikamente dhe mjekët e duhur për trajtimin e Sklerozë Multiple.

Por sipas tij mungon një sistem ku integrohen hallkat shëndetësore dhe kjo e bënë shëndetësinë e Kosovës të dobët.

Blyta po ashtu kërkoi mbështetjen e ministrisë së Shëndetësisë për projektin e trombolizës.

Blyta: Kemi teknologji, medikamente dhe mjekë të duhur

Video

“Sot ne kemi një Klinik Neurologjike të pajisur me një teknologji të jashtëzakonshme imazherike jo vetëm në rajon por edhe më gjerë, kemi medikamente të jashtëzakonshme dhe vetëm trajtimin e epilepsisë ata që janë me këtë sëmundje i kanë në dispozicion mbi 30, ndërsa kur flasim për kuadrin kemi një kuadër jashtëzakonisht mirë të përgatitur të gatshëm me i bënë ballë cunamit të informatave që marrim çdo ditë[…] Në Kosovë kurrë nuk kemi pasur mjekë më të mirë sesa që kemi sot, nuk kemi pasur teknologjisë më të mirë se sa që kemi sot, në Kosovë nuk kemi pasur kurrë medikamente që kemi sot. Por në Kosovë fatkeqësisht kurrë nuk kemi pasur mjekësi më të dobët sesa që kemi sot. Pse i kemi hallkat e shpërndara të cilat nuk janë të integruara në diçka që quhet sistem e kush e ndërton sistemin e ndërtojnë njerëz të cilët nuk kanë interesa personale dhe kanë qëllimin emirë në momentin kur këto hallkat piqen me njeriun që nuk ka interesa personale piqet sistemi”, tha Blyta.

Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Nexhmendin Shala tha se fal ndihmës nga shteti dhe kërkesave të tyre si profesionistë shëndetësor kanë arritur frenimin e progresit të sëmundjes së Sklerozës Multiple tek mbi 00 pacientë. Ai kërkon shtim të hapësirave për realizimin e projekteve të kësaj klinike me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve mjekësore.

“Kemi një arritje shumë të madhe fal dorës së shtetit ne sot në trajtim për frenimin e progresit të sëmundjes I kemi mbi 300 pacientë që është numër impozant në trajtimin e kësaj sëmundje dhe po të mos ishte dora e shtetit dhe kërkesat tona të arsyeshme sot kjo ditë do dukje si ditët tjera të viteve të kaluara[…]Është ndërtuar një pjesë jashtë Klinikës që është mjaftë e pajisur edhe me aparatura dhe personel të kualifikuar që mund projekti nacionale të implementohet në tërësi. Dikush po ta dëgjoj si fjalë do thoshte është e lehtë të menaxhohet kjo, unë vetëm me iu thënë se një pacient për t’u menaxhuar brenda ditës kërkon 7 orë dhe këtë e bënë një ekip prej neurologëve dhe një tekniku dhe çdo ditë 2 pacientë ekzaminohen nga pjesa radioliogjike që është në Klinikën tonë”, tha ai.

Continue Reading

Shëndet

Sekreti i çokollatës së zezë për një trup më të ri

Published

on

Një studim i ri ka gjetur një lidhje mes teobrominës, një përbërësi natyral i çokollatës së zezë, dhe ngadalësimit të plakjes biologjike.

Studiuesit analizuan mbi 1,600 persona në Britani dhe Gjermani dhe vunë re se ata me nivele më të larta teobromine kishin një moshë biologjike më të ulët se mosha reale.

Mosha biologjike mat gjendjen reale të trupit duke u bazuar në qelizat, indet dhe organet, dhe lidhet me faktorë si stili i jetesës, mjedisi dhe gjenetika.

Studiuesit përdorën ndryshimet në ADN dhe gjatësinë e telomereve për këtë matje.

Ekspertët theksojnë se nevojiten më shumë studime për të kuptuar ndikimin e teobrominës dhe paralajmërojnë që sheqeri dhe yndyra në çokollatë mund të ulin përfitimet.

Shija e çokollatës mund të shijohet në sasi të vogla dhe rrallë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Varianti K: Mutacioni më infektues që po përhapet shpejt në botë

Published

on

Virusi i gripit AH3N2 ka pësuar mutacion dhe transmetueshmëria e tij është më e lartë.

Varianti K i këtij virusi ka rritur numrin e të shtruarve në spitale në vende të tjera të botës.

Në Shqipëri nuk ka vend për panik, thonë ekspertët, pasi ky virus ka qarkulluar në vendin tonë edhe më parë, dhe edhe pse ka një ndryshim, mbetet brenda të njëjtës familje.

Viruset e gripit pësojnë ndryshime për variantin e ri K nuk duhet të ketë panik, dhe pse nuk është në përbërjen e vaksinës për 2025–2026.

Vaksina na mbron gjithsesi duke rritur imunitetin. Në vende të ndryshme, varianti K i AH3N2 ka rritur numrin e të shtruarve në spitale dhe të atyre që rendin për t’u vaksinuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kombinimet e rrezikshme të suplementeve! Çfarë nuk duhet marrë kurrë bashkë?

Published

on

Përdorimi i pakontrolluar i suplementeve mund të sjellë më shumë dëm sesa përfitim, paralajmërojnë mjekët.

Ata theksojnë se suplementet duhet të merren vetëm kur vërtetohet mungesa e një vitamine apo minerali dhe nën këshillim profesional.

Kombinimet e gabuara mund të zvogëlojnë efektin e njëri-tjetrit ose të shkaktojnë mungesa të rëndësishme ushqyese.

P.sh., konsumimi i kafesë me suplemente hekuri ul ndjeshëm përthithjen. Dr. Karan Rajan shpjegon se edhe marrja e sasive të mëdha të kalciumit ndikon negativisht në përthithjen e hekurit. Po ashtu, disa kombinime të suplementeve mund të shkaktojnë komplikime.

Kombinimet që duhet shmangur:

Kalcium dhe hekur – Nuk rekomandohet të merren njëkohësisht; duhet një interval prej së paku dy orësh. Hekuri përthithet më mirë me vitaminë C, ndërsa kalciumi nuk duhet marrë me ushqime të pasura me hekur.

Zink dhe kalcium – Konkurojnë për përthithje në zorrë, ndaj duhet të merren të ndara me të paktën dy orë diferencë.

Zink dhe hekur – Dozat e larta të hekurit (mbi 25 mg) ulin përthithjen e zinkut. Zinku duhet marrë pas disa orësh.

Çaji jeshil dhe hekuri – Ulin përthithjen e hekurit. Konsumimi i tepruar i çajit jeshil mund të çojë në mungesë hekuri.

Vitamina C dhe vitamina B12 – Vitamina C në doza të larta zvogëlon përthithjen e B12. Duhet të merren të ndara me disa orë.

Zink dhe magnez – Zinku në doza të larta pengon përthithjen e magnezit, prandaj rekomandohet marrja në kohë të ndryshme të ditës.

Mjekët këshillojnë që suplementet të përdoren me kujdes dhe vetëm kur janë të nevojshme, për të shmangur probleme shëndetësore të panevojshme. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Uleni temperaturën pa ilaçe, këshilla të thjeshta dhe efektive

Published

on

Virozat e ndryshme shkaktojnë temperaturë të lartë trupore, e cila mund të shkaktojë lodhje dhe ndjesi jo komode.

Ekzistojnë disa mënyra për të ulur temperaturën pa përdorur ilaçe, por është e rëndësishme të mbani mend se nëse zgjat për disa ditë, duhet të konsultoheni me mjekun.

Kjo sepse trupi mund të jetë duke luftuar ndonjë infeksion më serioz.

Ja dy metoda të thjeshta dhe efektive që mund t’ju ndihmojnë:

1. Patate:

Merrni një patate dhe pritini në rrathë të hollë. Vendosini rrathët brenda çorapeve dhe vishni, duke i mbajtur derisa të ndjeni se temperatura ka rënë. Patatja ndihmon në ftohjen e trupit në mënyrë natyrale. Kujdes: mos e mbani shumë gjatë, pasi mund të ulë temperaturën në nivele të tepërta.

2. Dush me ujë të vakët:

Kur keni temperaturë, dush me ujë të vakët ndihmon në uljen e saj. Mos përdorni ujë të ftohtë, sepse kjo shkakton të dridhura dhe të përkeqësojë gjendjen tuaj. Një dush i vakët ndihmon trupin të freskohet pa stres dhe rrit komoditetin gjatë shërimit.

Përveç këtyre, është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar, të pushoni, të hani ushqime të lehta.

Kujdesi natyral dhe pushimi janë çelësi për rikuperim më të shpejtë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara