Lajmet

​Shënohet Dita e Tokës, Komuna e Vushtrrisë largon një deponi ilegale

Published

on

Në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë është larguar një deponi ilegale. Kështu kjo komunë ka shënuar Ditën Botërore të Tokës, duke ftuar qytetarët që të mbrojnë atë.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri ka thënë se para tri vjetësh kanë qenë 100 deponi ilegale, ndërkohë që tash kanë mbetur pesë.

“Në fshatin Samadrexhë po largojmë një deponi ilegale të mbeturinave. Një pjesë e madhe e fshatit është pastruar në mënyrë vullnetare të organizuar edhe nga BIK edhe nga Uniteti. Dhe sot jemi duke larguar këtë deponi këtu dhe shpresojmë që edhe qytetarët nuk do të vendosin mbeturina këtu edhe për faktin se kemi shtrirë shërbimet e mbledhjes së mbeturinave nuk ka nevojë. Sepse kamioni çdo javë merr mbeturinat tek qytetarët. Dua të them që në tri vitet e fundit në Vushtrri kemi larguar shumë deponi. Nga 100 deponi sa kishim në Vushtrri, tani kemi vetëm 5 deponi ilegale. Kishim tetë në fillim të vitit, tri u larguan janë në proces të largimit”, tha Tahiri.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina, meqë të njëjtit do të dënohen.

“Mos të hedhin mbeturina në vende të hapura të tilla, sepse është edhe e ndëshkueshme me ligj. Përmes Inspeksionit Komunal sigurisht që nuk do të hezitojmë të shqiptojmë gjoba ndaj gjithë atyre që do të hedhin mbeturina dhe të krijojnë deponi ilegale”, shtoi ai.

Në shënimin e Ditës së Tokës në komuna po organizohen disa aktivitete, me qëllim të vetëdijësimit për mbrojtjen e natyrës. 

Aktualitet

Rënie e madhe e numrit të nxënësve shqiptarë në Luginën e Preshevës

Published

on

Numri i nxënësve shqiptarë në shkollat fillore të Luginës së Preshevës ka pësuar një rënie të ndjeshme në pesë vitet e fundit.

Sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, nga viti shkollor 2020/21 deri në vitin 2025/26, numri i nxënësve është ulur nga 4059 në vetëm 3650, që nënkupton 409 nxënës më pak, ose rreth 10 përqind rënie.

Rexhepi ka theksuar se ky trend është pasojë e emigrimit, natalitetit të ulët, kushteve të vështira ekonomike, mosnjohjes së diplomave dhe pasivizimit të adresave.

Ai ka paralajmëruar se situata po e rrezikon seriozisht të ardhmen e shkollës shqipe në Luginë të Preshevës.

“Ky rrezik që na kanoset, i cili prek drejtpërdrejt brezat e ardhshëm të nxënësve dhe gjeneratat e reja shqiptare në Luginë, duhet të na shtyjë drejt një qasje më të guximshme, më të përbashkët dhe më të vendosur për mbrojtjen dhe zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe”, ka shkruar Rexhepi në Facebook.

Continue Reading

Aktualitet

Moscertifikimi i Listës Serbe: SHBA e Gjermania kërkojnë proces zgjedhor të lirë nga politizimi

Published

on

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mocertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetor është komentuar nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë dhe ajo e Gjermanisë duke shprehur shqetësim.

Ambasada e Amerikës tha se e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Anu Prattipati, ia ka bërë të qartë qëndrimet e ShBA-së kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, lidhur me këtë çështje.

Ambasada thuhet se beson në institucionet e Kosovës dhe mekanizmat në vend për të siguruar që procesi i certifikimit të kandidatëve të përfundojë në një mënyrë të lirë nga politizimi.

“E Ngarkuara me Punë Prattipati e bëri të qartë qëndrimin e SHBA-së për certifikimin e zgjedhjeve pas takimit të saj me Kryeministrin në Përgjegjësi Kurti dje: të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre të zgjedhur. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që serbët e Kosovës të përfshihen në këtë proces”.

“Ne vazhdojmë të besojmë në institucionet e Kosovës dhe mekanizmat në vend për të siguruar që procesi i certifikimit të kandidatëve të përfundojë në një mënyrë të lirë nga politizimi. Komentet nga udhëheqësit politikë që e politizojnë më tej këtë proces janë të padobishme dhe dëmtojnë integritetin e procesit zgjedhor të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Edhe ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka folur për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale, ku në përgjigjen e tyre, ata shprehen të shqetësuar se partitë politike, sipas tyre, po përjashtohen nga zgjedhjet.

Ndër të tjetra, kjo ambasadë shton se të gjitha partitë që plotësojnë kërkesat e nevojshme dhe që përputhen me ligjin e Kosovës duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë në zgjedhje demokratike.

“Jemi të shqetësuar që partitë politike po përjashtohen nga zgjedhjet. Ashtu si në shkurt, ku KQZ-ja refuzoi gjithashtu certifikimin e Listës Serbe (SL), SL tani po apelon nëpërmjet Panelit të Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore (ECAP). Ne e mirëpresim këtë hap. Të gjitha partitë që plotësojnë kërkesat e nevojshme dhe që përputhen me ligjin e Kosovës duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë në zgjedhje demokratike. Ne presim që të gjitha palët e interesuara të zbatojnë rendin procedural të bazuar në rregulla, për të siguruar një proces zgjedhor transparent dhe gjithëpërfshirës”, thuhet në përgjigjen e ambasadës gjermane.

Lista Serbe ka dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) anekesën lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e kësaj partie për zgjedhjet lokale të nëntorit.

Continue Reading

Aktualitet

​Regjistrohen mbi 13 000 votues jashtë Kosovës për votim me postë

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është duke vazhduar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit dhe deri më 29 gusht 2025, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

Aplikimi për regjistrim duhet të jetë individualë dhe mund të bëhet përmes platformës elektronike të KQZ-së ose përmes postës duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Nga data 23 korrik dhe deri të premten, më 22 gusht 2025, përmes platformës elektronike janë pranuar 16.902 aplikime për regjistrim për votim me postë, prej të cilave janë aprovuar 13.360, ndërkaq janë refuzuar 3542.

Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk kanë paraqitur njërin nga dokumentet që dëshmon adresën e tyre jashtë Kosovës, dokument identifikues në të cilin është e shënuar adresa e banimit, vërtetim i adresës nga autoriteti lokal, kontratë të qirasë, faturë shërbimesh, dokument i lëshuar nga banka apo kompania e sigurimit, dokument që dëshmon adresën e personit tek i cili qëndrojnë përkohësisht, dëshmi tjetër banimi për rastet specifike, rezervim hoteli, konvikti, etj.

Sipas procedurës, aplikimet e pakompletuara, të cilat kanë mungesë të dokumenteve mbështetëse, do të refuzohen.

KQZ thotë se shtetasit e Kosovës që do të regjistrohen gjatë kësaj periudhe, do të mund të votojnë përmes postës në periudhën e cila do të fillojë më 17 shtator dhe do të përmbyllet më 11 tetor 2025.

Continue Reading

Aktualitet

​Incident në veri, veturë përfshihet nga flakët në mesnatë

Published

on

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë të Veriut, ka njoftuar se rreth orës 01:00 pas mesnate, është raportuar për një incident zjarri në komunën e Zveçanit, ku një veturë është përfshirë nga flakët.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për shuarjen e zjarrit dhe sigurimin e vendit të ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë gjithashtu edhe ekspertë të zjarrit për të kryer ekzaminimet përkatëse.

Sipas të dhënave fillestare dhe dëshmive të mbledhura në terren, dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë një defekt në sistemin elektrik të veturës.

Hetimet rreth këtij rasti janë ende në vazhdim, me qëllim të ndriçimit të plotë të shkaqeve dhe rrethanave që çuan në incident.

Continue Reading

Të kërkuara