Shëndeti

​Shenjat që tregojnë se po hani shumë sheqer

Me kalimin e kohës, sheqeri i tepërt rrit rrezikun e obezitetit, rrit rrezikun e diabetit dhe nxit rrezikun e zhvillimit të kancerit.

Published

on

Disa kërkime paraprake sugjerojnë se një dietë me shumë sheqer rrit nivelet e sheqerit në gjak, duke rritur radikalet e lira dhe komponimet që nxisin inflamacionin.

Me kalimin e kohës, sheqeri i tepërt rrit rrezikun e obezitetit, rrit rrezikun e diabetit dhe gjithashtu mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kushteve si kancer të caktuar dhe sëmundjeve kronike si sëmundjet e zemrës.

Kur flasim se sa sheqer në ditë është shumë, përgjigja nuk është plotësisht e qartë. Udhëzimet më të fundit dietike rekomandojnë që sheqernat e shtuara të përbëjnë jo më shumë se 10 për qind të kalorive ditore. Kjo është rreth 38 gramë ose 10 lugë çaji për gratë, dieta e të cilave përmban 1500 kalori ose 50 gramë (13 lugë çaji) për dietën e burrave përmban 2000 kalori.

Shoqata Amerikane e Zemrës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë besojnë se këto sasi duhet të jenë më pak: 25 gramë (6 lugë çaji) në ditë për gratë dhe 36 gramë (9 lugë çaji) në ditë për burrat.

Këtu janë disa shenja që tregojnë se mund të hani shumë sheqer.

Probleme me tretjen

Disa studime sugjerojnë se sheqeri mund të zvogëlojë shumëllojshmërinë e baktereve të shëndetshme në zorrë brenda vetëm një jave, ndërsa ngadalëson sistemin tretës. Ushqimet e pasura me fibra kanë një efekt pozitiv – dhe njerëzit që hanë shumë sheqer në përgjithësi nuk hanë shumë fibra.

Aknet

Ndërsa ekspertët thonë se aknet nuk kanë të bëjnë me dietën për shumicën dërmuese të njerëzve, disa studime e lidhin shpërthimin e akneve me konsumimin e tepërt të ushqimeve me sheqer.

Në teori, sheqeri rrit prodhimin e hormoneve që lidhen me aknet hormonale inflamatore, të cilat zakonisht shfaqen rreth nofullës dhe gojës.

Luhatje humori

Disa kërkime kanë lidhur sheqerin me ndryshimet e humorit, siç është depresioni. Në fakt, sheqeri mund të ndikojë në neurotransmetuesit në trurin tuaj që rregullojnë disponimin tuaj. Sheqeri shkakton rritjen e hormonit të “ndjenjës së mirë” serotonin.

Pas një kohe, vjen një rënie e humorit, kështu që mund të ndiheni të mërzitur, nervozë dhe të lodhur.

Probleme me gjumin

Nëse hani një tortë ose ndonjë karamele pak para se të shkoni në shtrat, mund të shkaktojë probleme me gjumin.

Kariesi

Sheqeri ushqen bakteret në zgavrën e gojës, duke prodhuar acide që konsumohen në smaltin e dhëmbëve, gjë që çon në karies.

Fryrje

Ushqimet e pasura me sheqer mund të shkaktojnë fryrje. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se nëse jeni të ndjeshëm ndaj sheqernave si fruktoza (sheqeri në fruta) dhe laktoza (në produktet e qumështit), mund të shfaqen simptoma të tjera që janë të zakonshme për njerëzit që kanë probleme me jashtëqitje të pahijshme.

Presioni i lartë i gjakut

Sheqeri është më i keq për presionin e gjakut sesa kripa, sipas një studimi të botuar në revistën Open Heart. Një dietë e lartë me sakarozë në vetëm disa javë mund të rrisë presionin e gjakut. Një studim tjetër nga British Journal of Nutrition zbuloi se për çdo pije të ëmbëlsuar me sheqer, rreziku i zhvillimit të hipertensionit rritej me tetë për qind.

Shëndeti

Si të largoni celulitin me disa hapa të lehtë?

Published

on

Format për të luftuar celulitin variojnë nga ato natyralet deri tek ato mjekësoret. Për të evituar efektin e këmbëve apo duarve që ngjajnë si lëkura e portokallit ndiqni mënyrat e duhura.

Përtej trajtimeve estetike dhe ndërhyrjeve mjekësore e rëndësishme është mirëmbajtja e trupit në çdo kohë me metoda natyrale.

Celuliti formohet kur qelizat e trupit që magazinojnë dhjamin e mbledhin atë në mënyrë jo të rregullt duke formuar kështu toptha dhjami.

Konsumoni shumë ujë

Një ndër hapat e parë kundër luftës naj celulitit është pa dyshim uji. Aleati më i madh i juaj kundër celulitit është uji sepse ndihmon në tharjen e dhjamit, duke eleminuar edhe toksinat në trup. Mund të largoni celulitin duke konsumuar sa më shumë ujë, pini rreth 2 litra ujë në ditë.

Ujë me limon

Një mënyrë tjetër e thjeshtë e shkrurjes së dhjamit të celulitit është edhe ujë më limon. Kjo pije është mirë të konsumohet e ngrohtë herët apo në formën e çajit, gjithnjë duke zgjedhur përbërës natyral.

Çaji jeshil

Për të pasur një lëkurë perfektë dhe të lëmuarnë pak kohë provoni edhe çajrat. Në veçanti çaji jeshil ndihmon në tharjen e celulitit nga trupi.

Vitaminat

Çfarë të hani për të zhdukur celulitin?

Së pari konsumoni shumë fruta si boronica, limon, portokall apo kivi.

Agrumet dhe vitamina C ju ndihmon në tretjen e shpejtë e stimulon shkrirjen e dhjamit.

Konsumoni mollë bashkë me lëkurën, pasi ndihmon në elemenimin e masës dhjamore dhe nxit formimin e muskujve.

Ushqimet e pasura me Omega 3 janë një burim i mirë i eleminimit të ujit të tepërt që akumulohet nën lëkurë.

Ushqimet që duhet të evitoni nëse keni celulit janë ushqimet e pasura me karbohidrate apo ato shumë të proçesuara.

Kafe me limon

Ju ndihmon kundër simptomave të celulitit, merni llumin e kafesë e bashkoni me lëng limoni. Përzieni lëngun e kafesë me të limonit e lëreni të pushojë 10 minuta. Masazhoni lëkurën me lëvizje rrethore. Sasinë e kafes vendosni në bazë të pjesës së trupit që do të masazhoni.

Përdorni dy apo tre lugë gjelle llum kafeje dhe një lugë lëng limoni. Bëni këtë trajtim tre herë në javë gjatë dushit, shpërlani lëkurën me ujë. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Çka është “ecja japoneze” që po këshillojnë ekspertët e shëndetit?

Published

on

Nëse po kërkon mënyrë të thjeshtë, pa kosto dhe jashtë palestrës për të përmirësuar shëndetin dhe formën fizike, trendi më i fundit që po bën namin në TikTok mund të jetë zgjidhja ideale për ty.

Quhet “Japanese walking” ose ecja japoneze dhe ekspertët janë të njëzëri: është një nga format më efikase dhe të qëndrueshme të ushtrimit.

Çfarë është “Japanese walking”?

Pavarësisht emrit, kjo formë ecjeje nuk është e re. Ajo bazohet në stil të quajtur ecje me intervale, që është përdorur për vite me radhë në Japoni dhe më gjerë.

Metoda është shumë e thjeshtë:

– Ec me intensitet të lartë (shpejt) për 3 minuta,

– Pastaj ec me ritëm më të ngadaltë për 3 minuta,

-Përsërite këtë cikël për të paktën 30 minuta, 4 herë në javë.

-Ky kombinim i ritmeve e bën trupin të punojë më fort dhe sjell përfitime më të mëdha në më pak kohë.

Pse ekspertët e pëlqejnë kaq shumë?

Sipas specialistëve të fushës, “Japanese walking” është kaq popullore sepse është:

-E lehtë për t’u zbatuar, pa pajisje apo ambiente të veçanta,

-E përballueshme nga çdo moshë dhe gjendje fizike,

E shkurtër, por shumë efektive – vetëm 30 minuta disa herë në javë sjellin ndryshime të dukshme.

Laura Richardson, specialiste e fiziologjisë së ushtrimeve në Universitetin e Miçiganit, shprehet:

“Është e qëndrueshme dhe praktike. Nuk ke nevojë për palestër dhe përfitimet janë të shumta.”

Çfarë përfitimesh sjell?

Studimet tregojnë se ky stil ecjeje:

-Forcon muskujt e këmbëve dhe kofshëve,

-Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe funksionin e zemrës,

-Ul tensionin e gjakut dhe yndyrnat e dëmshme në trup,

-Rrit kolesterolin e mirë (HDL) dhe ul nivelin e yndyrës në bark (viscerale),

Përmirëson cilësinë e gjumit, ndihmon në luftimin e depresionit dhe ruan shëndetin mendor – sidomos me kalimin e moshës.

Continue Reading

Shëndeti

Sheqeri në pije më i dëmshëm sesa në ëmbëlsira

Published

on

Një studim i publikuar në Advances in Nutrition ka zbuluar se mënyra se si e konsumojmë sheqerin ka rëndësi të madhe, dhe pirja e tij përmes pijeve është më e dëmshme sesa marrja e tij nga ushqimet, ka raportuar WomensHealthMag.

Studiuesit analizuan të dhënat e më shumë se gjysmë milioni njerëzve nga 29 studime të ndryshme, duke krahasuar zakonet e konsumimit të sheqerit me shëndetin e tyre.

Rezultatet ishin tronditëse: Për çdo 350 ml pije me sheqer të shtuar të konsumuar në ditë (si p.sh. cola ose lëngjet e paketuara), rreziku për diabet të tipit 2 rritej me 25 për qind. Për çdo 240 ml lëng frutash, rreziku rritej me 5 për qind.

Tek ata që e konsumonin sheqerin përmes ushqimeve, nuk u vu re i njëjti rrezik i lartë për diabet por pse është sheqeri i dëmshëm për trupin?

Sipas dietologes Dena Champion nga Ohio State University, problemi më i madh është sasia e tepërt.

“Sheqeri i tepërt çon në shtim peshe dhe lë më pak hapësirë për ushqime të shëndetshme”, ka theksuar ajo.

Tara Gidus Collingwood, konsulente për ushqim, shton se sheqeri i tepërt rrit edhe rrezikun për sëmundje të zemrës, probleme dentare, dhe sëmundjen e mëlçisë jo-alkool Megjithatë, sasia e vogël e sheqerit nuk është problematike.

“Përdorimi i sheqerit në sasi të vogla nuk përbën rrezik për person mesatarisht të shëndetshëm. Por sasitë e mëdha të sheqerit të shtuar dhe të rafinuar mund të shkaktojnë probleme me kalimin e kohës”, tha Lisa Moskovitz, themeluese e NY Nutrition Group.

Ajo ka shtuar se përveç diabetit e sëmundjeve të zemrës, sheqeri shkakton inflamacion në trup, që lidhet me sëmundje si kanceri, sëmundjet autoimune dhe ato kardiovaskulare.

Continue Reading

Shëndeti

Arsyet pse duhet ta filloni mëngjesin me një shëtitje

Published

on

Një shëtitje në mëngjes nuk është vetëm aktivitet fizik, por zakon i fuqishëm që hedh themelet për një ditë të shëndetshme dhe produktive.

Vetëm 20-30 minuta ajër të pastër menjëherë pas zgjimit e ndihmojnë trupin tonë të zgjohet, që trupi të fillojë metabolizmin e tij.

Ky zakon nuk kërkon pajisje, trajnim të shtrenjtë ose shumë kohë, efektet janë të dukshme nëpërmjet një përqendrimi më të mirë, një humori më të ndritshëm, gjumit cilësor dhe një trupi më elastik.

Gjashtë arsye pse një shëtitje në mëngjes është e rëndësishme:

Një shëtitje e shkurtër në mëngjes nxit qarkullimin e gjakut, ju hap për ditën e re dhe siguron një burim energjie afatgjatë – dhe pa kafeinë.

Dalja jashtë rrit rrjedhën e oksigjenit në tru, gjë që përmirëson përqendrimin, kreativitetin dhe kujtesën. Ecja zvogëlon tensionin e ofron ndjesi qetësie që zgjat gjatë ditës. Ekspozimi ndaj dritës së mëngjesit ndihmon trupin, e bën më të lehtë të bjerë në gjumë dhe sjell një gjumë më të thellë dhe më qetësues.

Ecja stimulon qarkullimin e gjakut dhe rrit rezistencën e trupit ndaj infeksioneve. Ecja zvogëlon ndjeshëm numrin e ditëve të sëmura, duke ju bërë më rezistentë ndaj sëmundjeve sezonale. Një shëtitje e lehtë në mëngjes aktivizon muskujt e këmbëve dhe të torsos dhe përmirëson lëvizshmërinë e kyçeve.

Kjo kontribuon në një qëndrim më të mirë dhe gjendje të përgjithshme fizike.

Ecja e rregullt ndihmon në djegien e kalorive, nxit një metabolizëm më aktiv dhe mund të ndihmojë në kontrollin e peshës trupore – të gjitha pa përpjekje dhe pa dieta të rrepta, shpesh joefektive.

 

Continue Reading

Të kërkuara